Marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë - niveli i diplomatik i përfaqësimit ka rënë në nivelin më të ulët

Opinione

Marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë - niveli i diplomatik i përfaqësimit ka rënë në nivelin më të ulët

Nga: Beqir Sina Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:02
Beqir Sina

Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në vitin 1922, pas pavarësisë së vitit 1912 nga Perandoria Osmane. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, u ndërprenë dy her : një her në 1939, për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia (1939-43) dhe Gjermania (1943-44) gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe në 1946 me ardhjen e komunistëve në fuqi , me zgjedhjet e para “gjoja” demokratike, të cilat u zhvilluan nën slloganin stalinist “Populli voton ne i numërojmë votat”.

Si dihet pas luftës, me istalimin e diktaruës komuniste Shqipëria, pa 40 vjet të izolimit dhe nënzhvillimit nën udhëheqjen e saj staliniste, udhëheqje e cila vdiq së bashku me atë që vdiq edhe fizikisht në vitin 1985. Ndërsa, me rënien e komunizmit të vitit 1991, qeveria shqiptare kërkoi lidhje më të ngushta me Perëndimin me qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike dhe prezantimin e reformave themelore demokratike, dhe ri-vendosi marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbas 45 vjet ndërprerje, të cilat u rikonfirmuan zyrtarisht në vitin 1991 me ri-hapjen e Ambasadës në Tiranë .

Ndërkohë, që data 15 mars është konsideruar si një ditë e veçantë për marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, pasi ajo shënjon edhe ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë.

Ndaj, këto janë 28 vite marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike , ku Shqipëria, mbas atyre marrëdhënive më të mira ndonjëher në historinë e saj me SHBA, vendosjes për her të parë e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA, dhe Shqipërisë në vitin 1922, pas pavarësisë së vitit 1912 nga Perandoria Osmane, u ndërprenë me ardhjen e komunistëve, dhe u rivendosën me ardhjen e demokracisë, duke e bërë Shqipërinë tashmë edhe partnerë dhe aleatë në iniciativa ndërkombëtare, duke ndarë me SHBA të njëjtat vlera, angazhime dhe sfida.

Niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ka qenë gjatë këtyre viteve (28 vjet) gjithmonë e në rritje. Ndërsa, ai kulmoi me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA, që vendos marrëdhëniet midis dy vendeve dy palëshe në një stad të avancuar dhe që instrumentalizonte bashkëpunimin dhe bashkërendimin dypalësh në: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore.

Kështu që SHBA-të, kanë qenë dhe mbeten partnerët, miqtë dhe mbështetësit e Shqipërisë, më të mëdhenj të cilët na kanë mbështetur në ecjen e Shqipërisë, drejt procesit të demokratizimit dhe vijojnë mbështetjen e vazhdueshme pavarësisht nga qeverit shqiptare( të majta apo të djathta) në rrugën e integrimit evropian. Falë mbështetjes së SHBA-ve, Shqipëria, vazhdon të luajë një rol dinamik dhe konstruktiv në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dhe, që prej vendosjes për her të parë e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA, dhe Shqipërisë në vitin 1922, pas pavarësisë së vitit 1912 nga Perandoria Osmane, që janë 16 ambasadorë të cilët kanë, shërbyer në Shqipëri, për të përcjellë në Shqipëri, mesazhin e atyre lidhjeve të shkëlqyera që kanë nisë qysh në kohën e Mbretit Zog, dhe miqësisë së mirë mes Uashingtonit dhe Tiranës, nga dita e ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 28 vjet më parë, përfaqësimi diplomatik, asnjëher në historinë e këtyre marrëdhënieve nuk kan qenë në nivel përfaqësimi më të ulta në rang Ambasadorësh, se sa tani..

Shtetet e Bashkuara siç dihet prej largimit të ambasadorit Donald Lu, (përfundimin e mandatit Janar 2018) përfaqësohet nga Leyla Moses-Ones, e cila nuk ka gradën e Ambasadores, dhe është niveli i tretë i përfaqësimit diplomatik në SHBA, si një zyrtare e shërbimit diplomatik.

Por, duhet theksuar se një përfaqësim i till i SHBA, në Shqipëri, në nivelin e till diplomatik, nuk ka të bëjë fare më nivelin e marrëdhënieve, se sa ka të bëjë me nivelin e interesimit që ka Uashingtoni - tani për Shqipërinë.

Interesimi për Shqipërinë, të paktën në dekadën e fundit nga Uashingtoni - Shtëpia e Bardhë, nuk është se ka shënuar ndonjë lidhje ose interesim të veçantë, bile po ta marrim me nivelin e takimeve të larta dhe vizitat e anasjellta mes dy vendeve të mëparëshme, as që bëhet fjalë më për ndonjë vizitë si ajo e 10 qershorit 2007, pikërisht e një Presidenti të SHBA, në detyrë, vizitës së Presidentit George W. Bush.

Ku ai gjatë vizitës historike në Tiranë, në konferencë shtypi së bashku me ish-Kryeministrin Berisha, kishte bërë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila konsiderohet si deklarata kur SHBA e njohën Pavarësinë e Kosovës.

“Mjaft është mjaft”, tha Presidenti Bush. Kosova është e pavarur.“Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”, tha Presidenti Bush.

Kjo ishte dhe vizita ku Shqiptarët i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme Presidentit të 43-të të SHBA. George W. Bush.

Ndërkohë, po ti referohemi asaj se vizita e fundit e një personaliteti të lart nga Shqipëria, në Shtëpinë e Bardhë, cka kulmon si gjithmon marrëdhëniet shumë të mira - pas ish Presidentit Berisha, ish Kryeministrit Nano, ka qenë më 20 Shkurt 2010, vizita e ish Kryeministrit Ilir Meta, dhe u shtrua “Qililimi i kuq”.

Ku ata u pritën si një President, apo Kryeministër, në Shtëpinë e Bardhë, me pritje zyrtare dhe konfrenca të përbashkëta, si qe ajo e fundit me vizitën e ish Kryeministrit Ilir Meta, takime me presidentin Bush, nënpresidentin amerikan Dik Cheney, dhe me ish sekretarin Powell, dhe janë të shënuara në librin e Shtëpisë së Bardhë, as që bëhet fjalë dhe nuk ka më deri tani përvcëse disa fotografive rutine me ndonjë president , zv/president apo sekretar shteti sipas ngjarjeve.

Ndërsa, sot në këto afro dy dekada ky është edhe rasti më i ulët i përfaqësimit diplomatik, nga 16 ambasadorëve amerikanë në Shqipëri; për sa sa qëndruan në Shqipëri dhe për çfarë shërbyen.

Dhe, ne kete kontekst ajo që të bën përshtypje është se sipas faqes së Shtëpisë së Bardhë, thuhet se 65 nga të emëruarit zyrtar të lart që do të marrin post në Departamentin e Shtetit dhe 49 prej tyre, që janë të emëruar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në vende të ndryshme, përfshirë edhe disa vende që kan mbetur pa ambasador si Shqipëria, i kanë marrë detyrat dhe janë aprovuar ambasadorët, përvecse Shqipërisë…..

Emërimi i zëvendës-ndihmëssekretares së dikasterit të shtetit, Kathleen Ann Kavalec, u tha se u tërhoq së fundmi nga Presidenti Trump, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të Lartë, e cila foli për SaraACarter.com, dhe tha se ende SHBA nuk kan Ambasador, por kan ushtruese të detyrës në Tiranë.

Pra si përfundim mund të them se: "Piketat historike në historinë e marrëdhënieve të jashtme të SHBA-së, është parësore diplomacia, sidomos ajo në rang Ambasadorësh", e cila duket se për Shqipërinë, prej Ambasadorit Donald Lu, detyra e Ambasadorit është “pensionuar” dhe nuk dihet se kur do të kemi një Ambasador të SHBA në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat