Nasradin politika dhe politikanët shqiptar

Opinione

Nasradin politika dhe politikanët shqiptar

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 4 prill 2019 Në ora: 23:17
Ali Ahmeti

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së nuk është i interesuar që ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme por është shumë më i interesuar që të bëj vepra të mira për shqiptarët. Mirë edhe unë jam dakord me të dhe e përkrah atë në deklaratën e tij të fundit të thënë në opinion apo pajtohem me nevojën që të bëhen vepra të mira për kombin të cilit i takon apo në rastin konkret për njerëzit që e pranuan e përkrahën si dhe e bënë lider të tyre Ali Ahmetin ja gati dy dekada. Pra kombi shqiptar Ali Ahmetit i dha gjithçka por çka i dha ky kombit të vet?

Unë nuk dua të flas për veprat konkrete të dikujt kur atë njeri nuk e kam para vetes. Vetëm do të them se Ali Ahmeti ka pasur hapsirë kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të bëjë shumë vepra të mira për shqiptarët. Por a ka bërë ky sa duhet dhe çfare ka bërë për shqiptarët përgjigjen së pari dua që ta jep vetë Ali Ahmeti. Pse e përmenda Nasradinin në titullin e këtij shkrimi sepse edhe deklarata e fundit e Ali Ahmetit mu duk si qështja e Nasradinit kur ai po tentonte ta vidhte një shitore në fshatin e vet.

Sipas një tregimi Nasradin Hoxha satiriku i lashtë e i njohur shqiptar një natë kishte vendosur që ta vidhte një shitore në fshat. Ky e kishte marrë një sharrë në krah dhe ja kishte msy dyqanit të fshatit. Gjatë tentimit që ta pret dryrin që ndodhej te dera e hyrjes së dyqanit Nasradinin në një moment e sheh një fshatar i tij dhe e pyet. Çfar po bën o Nasradin në këto orë të vona para derës së dyqanit. Nasradini i ndodhur në hall se është kapur në flagrance për tu nxjerr disi nga situata e pavolitshme në të cilën ishte ndodhur përgjigjet se po i binte violinës. E meqë sharra nuk prodhonte kurrfar tingulli të violinës bashkfshatari i Nasradinit e pyet këtë se pse nuk po dëgjohet asnjë tingull Nasradini i është përgjigjur atij se tingulli do të dëgjohet më vonë. Në fakt edhe deklarata e Ali Ahmetit për dëshirën që të bëj vepra të mira për kombin shqiptar në të ardhmen unë e krahasoj me përgjigjen e Nasradin Hoxhës dhënë atij fshatarit apo në rastin konkret meqë po flasim për Aliun se tingulli apo jehona e veprave të Ahmetit do të dëgjohet më vonë.

Ali Ahmeti në fakt si violinist i pare apo njëherësh dhe dirigjent kryesorë në politikën shqiptare që merret disa dekada me këtë punë është dashur që ti bie violinës më fuqishëm me qëllim që ne shumë më herët ti dëgjonim tingujt e veprave të mira dhe të mëdha të tij. E jo ky tani të sillet si një nuse e dëshpëruar e cila pasiqë është divorcuar nga burri një ditë nga dëshprimi do të thotë Eh sikur të bëhesha edhe njëher nuse a e dini se çfar do të bëja. Të thuash se don të bësh diçka të bukur për kombin tënd dhe të tregosh se ke bërë vepra të mira të mëdha e të vlefshme për të ka një dallim shumë të madh dhe qenësor. Kjo nuk flet vetëm për kohën por edhe për një vullnet moti të zbatuar por dhe për punë tanimë të kryera nga politikanët dhe të evauluara nga kombi. Në politikë fjala e bëra është më e rëndësishme dhe më e vëefshme se fjala do ta bëj. Kjo do ta bëj është një dëshirë e shkretë e cila pritet të realizohet ndonjë ditë apo mund të mos realizohet kurrë nëse nuk ka vullnet politik për ta realizuar.

Ndërsa te politikanët shqiptar shumë shpesh nuk ka vullnet politik për ti bërë punët apo për ti realizuar premtimet e dhëna popullit. E punët bashk me veprat e relizuara janë ato që tanimë kanë shumë vlera por edhe janë të dukshme dhe realisht të prekshme. Gjindshmëria e Nasradin Hoxhës në situata të caktuara është një mençuri dhe veprim i nevojshëm ndonjëhere i duhur dhe i domosdoshëm.

 Nga ana tjetër dinakëria që shëndrohet në gjindhmëri është e kuptueshme e dëshirueshme dhe e përdorshme por në politikë gjithmonë është humbëse sepse njerëzit në jetën e përditshme duan vepra dhe punë konkrete tani e këtu e jo vetëm fjalë të dhëna për vepra dhe punë që do të bëhen në të ardhmen apo siç e përmenda edhe mundësinë që do të mund të mbeten vetëmse fjalë të kota në letër. Prandaj jo vetëm se Ali Ahmetit por edhe të gjithë politikanëve shqiptar u them bëhuni Nasradin Hoxha me vepra konkrete dhe të realta e jo vetëmse me fjalë. Apo nasrdinizmin në politikë përdorne vetëmse kur duhet të nxjerrni ndonjë të mire apo ndonjë përfitim në të mirën dhe në levërdinë e kombit e asnjëherë në dëm apo mos dhashtë kurrë më Perendia kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat