Po iku nga Kosova?!…

Opinione

Po iku nga Kosova?!…

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:02
Prof. Avdi Gjata

Kohëve të fundit, kemi filluar të dëgjojmë e lexojmë nga qytetar të rëndomt, anëtar të partive politike, kryetar të shoqatave, anëtar të kryesive partiake, njerëz të administratës, ingjinjer e doktor, mësimdhënës e profesor që para se me shkuar po dalin para opinionit e po deklarojnë se unë po iku e që për mua nuk është aspak fer e as e drejtë pasi që ky sllogan nuk i bënë nderë jo vetëm atij që po deklaron po as një njeriut e as qytetarëve të Kosovës!

Përkundër asaj që ende jam i bindur që end nuk kemi ardhur deri aty, sa me ikur nga atdheu për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, sociale, apo për ekzistencë, përjashto disa familje të cilat kanë gjendje të rëndë apo arsye për ndonjë anëtar të smurë në familje..

Lëshuarja apo shkuarja e një qytetari apo qytetarje në një shtet të Evropës, është e drejtë qytetare dhe askush nuk ka të drejtë ti thotë dikujt që mos të shkoj. Mirëpo, dalja e disa qytetarëve të “mençur” aspak nuk janë duke bërë e vepruar mirë e çka duhet e veçanërisht kur ata edhe po dalin publikisht para gazetareve, FB, portaleve e gazetave e po deklarohen pa fie turpi se po e lëshoj Kosovën e po shkoj jashtë, pasi kinse këtu, nuk po ka mundësi me jetuar. Kjo, farë sjellje nuk është aspak humane, njerëzore dhe nuk është e drejtë e besa as hiç e moralshme dhe ndershme.

Po, mirë more burrë a bënë me na treguar po edhe nëse po shkoni dikund jashtë Kosovës, çka po të duhet me na treguar neve e opinionit publikisht, apo mos po doni që edhe ne të tjerët, të rinjët e të rejat shqiptare ti marrësh me vete? Dalja e juaj publikisht, para se me shkuar, pa asnjë dyshim po na shtyjni e detyroni të mendojmë e të dyshojmë që këtë po e bëni me vetëdije e të shtyrë nga ndonjë forcë e për qëllime e përfitime materiale nga ndonjë parti politike, shërbim i jashtëm apo ndonjë projekti të huaj që atyre po iu duhet me e shprazur Kosovën martire?!..

Po, shkoni more burra, po ani shkoni more trima, ikni more pehlivane e kauboja se ne nuk e kemi ndërmend me ardhë me juve. ani, shkoni more zotëri shkoni, kah të doni, se po më duket që ju po mendoni që ne jemi aq të lodhët e nuk mundemi me jetuar pa juve?! E nëse mendoni kështu, siç po dyshoj unë, gaboheni shumë shumë rëndë zotërinjë të nderuar..Sa jeni ju të zotët me bërë diçka të “mençur” ne jemi edhe shumë më shumë. Udhë të mbarë e suksese.

Mbesim me shpresë se si të shkoni ne më nuk do të vuajmë për asgjë. Populli thotë: Kali e kerri nuk e ndrron asken?!…
Më 4.04. 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat