Nese nuk do t'i bëhesh bisht askujt, atëherë del në krye zoti Veliu?!

Opinione

Nese nuk do t'i bëhesh bisht askujt, atëherë del në krye zoti Veliu?!

Nga: Hafiz Shala Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:22
Hafiz Shala

 Udhëheqja e ashtuquajtur nga prapa ( në SHBA e kemi patur Presidentin Obama I cili sillej sikur mos të ishte i nje superfuqie botërore), zakonishtë është turpëruese dhë pa kurfar efekti e ndikimi. Ti, zotëri Veliu, ose nuk po jetojke në Kosovë ose po jetonë në ëndërr fatëkeqësishtë ose, nuk paske sens të ndjeshmerisë për të gjithë ate që po ngjanë në Kosovë dhë rreht sajë.

Për fatëkeqësinë tonë kombëtare në të gjitha trojet shqiptare është duke mbretërue apatizmi, mosndjeshmeria dhë injorimi i të së keqës që në syt e popullit e të gjithë botës demokratike po ndodhin gjërat të cilat nuk kanë ma vëndë të tolerohën ose anashkalohën.  Duke  u mbështetur së dikush nga miqt tanë indërkombëtare  do të ndermerr diqka dhë gjërat përseri po  shkojnë në mënyrë stihike, kurse shumica e popullatës është në gjendje të rëndë ekonomike dhë kuptohet edhe psiqike ku si dukuri shumë shqetësuese  janë vrasjet e pothuaja të përdirshme që në shumicën e rasteve i  atribuohën gjëndjes së rëndë ekonomike duke kërkuar të mbijetohët në mënyra qoftë  edhe abnormale duke u marrë më lojrat e të ashtuquajtura të “fatit” të cilat më shumë prodhuan fatëkeqësi dhë skamje  se sa zgjidhje  të problemeve ekonomike e sociale.

Koha,  jo vetëm  që është për tu thirrur nji  protestë  gjithëpopullore për ndryshime radikale në udhëheqjen e shtetit të Kosovës para koloapsit ekonomik, politik e demokratik, dhë shpetimit të Republikës nga mërcenarët dhë zbatuesit e idenave qosiqiane për ndryshimin e  së kufijve të Kosovës, nuk duhët të ndalët vetëm në rrëximin e kësajë Qëverie hajduto kriminale por në largimin e të parit të shtetit si njeri që ka kalue në taborrin e ndihmaqarve të Serbisë bashkë me Edi Ramen, Baton Stanishiqin dhë  bashkëmendimtarve  të tyre.

Nuk jamë adhurues  i përkrahësve  të individit për të moskrijue kulte përsonalitetësh  por, në ketë rast zot Kurti ka plotësishtë të drejtë  gjë që e kanë theksuar  dhë përkrahur në përgjithësi opozita ( ketu PSD-n nuk e konsiderojë opozitë), e cila nga partitë   në pushte u margjinalizue jashtë qdo norme mu ashtu sikur ndodhi në Shqipëri nga Partia Socialiste në pushtet më në krye Edvin Kristaq Ramen i cili përditë e ma shumë po identifikohët më të gjithë ata që po i hyjnë nën sjetull Serbisë.

Ky,Edi Rama, përditë është duke e zbuluar fytyrën e tijë të vërtetë jo vetëm të nji hajduti  të votave të popullit por edhe nji shbërësi i simboleve  kombëtare që është alarm për të gjithë shqiptaret  kudo që janë  për të ja ndërprerë  këto veprime.

Do të vejë tarifa ndaj Kosovës, ndryshonë pamjën e Shqiponjës dykrenare nga ngjyra e zezë në të batdhë e njejtë më ate të stemës  së Serbisë dhë, ma e keqja, heshtja ndaj qeshtjës së pazgjedhur të Qamerisë brengë dhë varrë që kullonë gjak panderprerë sepse ketë po e kërkonë në mënyrë ultimative  Greqia armike e Shqipërisë dhë e gjithë shqiptarve.

Ti kthehemi edhe njihere  protestës  gjithëpopullore

Jamë mirënjohës e të gjithë atyre që e kanë prioritet për ta thirrë popullin për ndryshimë të tërë spektrit udhëheqës në krye të institucioneve  sepse  kanë deshtue  dhë nga frika dhë rreziku që po e humbin  pushtetin, mundë të jenë edhe ma të rrezikshëm mu sikur bisha e plagosur.

Përmes kësajë  demonstrate të kërkohën zgjedhje të parakohëshme si shpetim të Republikës, të popullit nga mjerimi  dhë shpërngulja mu sikur në kohrat e Serbisë së vjetër  dhë të Millosheviqit tani për të mbijetuar ekonomikishtë dhë për të sigurue nji jetë ma të mirë për  femijët e tyre  të cileve  ju mohohet e drejta për shkollim, për punësim po që se nuk  je  pjesë e klanit, anëtar ose në farefisni më të gjithë pushtetarët, deputetet,  partiakët dhë, përkrahës i tyre.

Kjo që duel në  siperfaqe  rreth punësimeve  enorme të jashtëligjëshme dhë pa kurfar kriteriumeve, ishte alarmi i fundit  që të ndermirrën veprim për  parandalimin  dhë ndalimin e kësajë dukurie të shëmtuar  dhë  shumë shqetësuese për popullin por jo edhe për klasën sunduese.

Këta, nuk  kanë fytyrë e as nderë, nuk kanë mëshirë dhë ndjeshmëri që për gjera të tilla shqetësuese të japin përgjegjësi para votuesve, para popullit dhë para rinisë  që  po  jau shkatërrojnë ardhmërinë. Këta, nuk e kanë në gjak institucionin e përgjegjësisë sikur udhëheqësit e vëndeve demokratike perendimore.

Dje, e lexuat  se Sekretari i shtetit të Potugalisë dha dorëheqje  sepse  e  paska punësue kusheririn e tijë  dhë në pamundësi qe për këtë aktë të  kryer do ta dëmtojë shtetin, ai dha dorëheqje dhë u largue.

Këta, vetëm më dhunë  mundë ti largoshë sepse as gjykatat që  kontrollojnë  nga këta, nuk benë  punë sepse  as ato vendime nuk I pranojnë e respektojnë,  por asesi më vullnet i  cili nuk është në edukatën e tyre  analfabete.

Kjo, protestë e inicuar,  duhet  të manifestojë sensin e seriozitetit të situatës në  të  cilën  gjindët  Kosova për shkak të kësajë udhëheqje të papërgjegjshme, e cila duhet  të jetë  vërtetë paqësore duke e kurësyer  dhë ruajtur qëdo gjë që është  pasuri shtetërore e private sepse po vepruat ndryshe, atëhere vërtetë do të bini në pozitat e pushtetarve dhë do të ju jepni “arësye” që ata ta vazhdojnë më këtë avaz  shtetëshkatërrues.

Nuk duhët të  bazohemi së kush po e thërret. Une besojë së edhe LDK-ja  ka  qenë dhë ështe e mendimit së nji veprim  gjithëpopullor duhët të ndrmirrët për qka si parti opozitare  më e madhe,  duhët dhë ështe edhe përgjegjëse që të jetë jo vetem pjesëmarrëse por bashkudhëheqëse  anipse zoti Kurti inicojë që nuk është hera e parë bile këta të Vetëvendosjës të thërrasin demonstrata por, gjithësesi jo në mënyrat si  kanë udhëheq  përpara  por konformë situatës së tanishme.

Tani, nuk po e kundershtojmë ish udhëheqjen okupuese serbe se më të e kemi krye , por po e kundërshtojmë fatëkeqësishtë udhëheqjen shqiptare që po sillët dhë sundonë më popullin në mënyrën më të vrazhdëe e  të papërgjegjshme.

Dhë, definitivishtë kjo kastë politike duhët të bjerë në mënyrën më të turpshme  mu ashtu siq ka ardhë në pushtet  dhë siq  po vepronë. Protesta duhët të jetë e pandërprerë deri në arritjën e qëllimit: qlirimit nga sunduesit hajduto kriminel që jau nxinë jetën popullit, dojnë ta shkatërrojnë shtetin dhë dojnë ti jepin arësye dhë mundësi Serbisë për apetitët ekspanzioniste më përkrahjen e mercënarve të sajë ta coptojnë dhë ta zvoglojnë Kosovën dhë ta krijojnëSerbinëe Madhe.

Serbia e ka shtue intenzitetin e veprimeve të sajë  lobiste  të financiuar nga Qeveria e Serbisë

Ajo, është shumë aktive përderisa në jemi shumë pasiv ose jo të organizuar as në mënyrë shtetërore e as asajë  lobiste siq kemi veprue para lufte gjatë lufte dhë menjihere pas lufte.

Për te filluar lobimin,  flasë këtu në SHBA, duhën mjete financiare sepse Kosova pas shpalljë së pavarësisë,  nuk ishte ndër prioritetët e politikës amerikane përdersa nuk filluan iniciativat e Presidentit  për angazhimin e tijë për korigjim, korigjim të lehtë, ndryshim dhë “bashkangjitje “ të Kosovës Lindore sipas fillozofisë së tijë që vërtetë  u injoruan nga populli i  cil për fat as që ju bashkangjitë por I  qojë duartë nga  ai  dhë  mbetë i vetmuar  me Edi Ramen e Baton Stanishiqin.

Dukët sikur ka,luajtë mëndësh sepse, këto teza po i ndryshonë përditë dhe vërtetë njeriu normalnuk mundë ta kuptojë  përpos nji  qrregullimi të tijë psiqik nën psikozën e përgjegjësisë nda Gjukatës Ndërkombëyare për krime të lufyës dhë, nga frika e dosjeve që ja mbanë Serbia  para hundëvë të cilat i  ka deponue në disa instanca ndërkombëtare të cila i  përdor deri në atë nivel sa që ta detyrojë që po që se  është nevoja edhe të falë teritor nese mundet  vetëm që ti shpetojë këtyre shantazheve që ju kanë  fillue që në startë kur u përcaktua  për bisedime  gjoja  teknike por ato duelën thjeshtë shumë  të rrezikshme më pasoja rënda  politike

Lobi Shqiptar në SHBA siç e dijnë të gjithë shqiptarët nga të gjitha anët e rruzullit tokësor se ishte iniciator,  promotor dhë gardian i qeshtjës shqiptare i  cili për heretë par i hapi dyertë në Kongresin, Senatin dhë Administratën amerikane rreth qeshtjes  së pazgjedhur dhë  të  komplikuar shqiptare posaqërishtë të Kosovës.

Hyrja e Kosovës në agjendën e politikës amerikane u bë nga ish Kongresmeni zoti Josef GioGuardi qyshë në vitin  1986 kur athere si Kongresmen më origjinë shqiptatre e paraqiti Rezolutën e parë  ( H.Con.Res.358) për të drejtat e shqiptarve në ish Jugosllavi e përkrahur nga zoti Bob Dole në Senatin Aemrikan ( S.Con.Res. 150). Dhë definitivishtë më angazhimin e zoti DioGuardi më përkrahjën e dhë angzhimin e Kongresmenit më respekte të lartë dhë përjetuesin e Hollokostit Tom Lantos , në vitin 1992 u paraqitë Rezoluta e Parë ( H.Con.Res.264 ) ku bëhet thirrje për njohjen e Pavarësisë sëKosovës.

Për të rifilluar nji   aktivitet lobist në Uashington DC sot, nuk është aspak lehtë sepse gjërat kanë ndryshue.

 Gjërat kanë ndryshue shumë në të gjitha aspektet. Janë bërë ndryshime ne Dhomën e Përfaqësuesve ku Kongresin e kontrollojnë demokratët që për neve nuk paraqetë asnji problem pasi si Lob Shqiptar i vetmi i  regjistruar në Uashington DC, kemi punue në mënyrë shumë të sukseshme më të dy partit rivale dhë e kami pasur  përkrahjën e parezervë duke ju faliminderue qiftit  DioGuardi, Joe dhë Sherley Cloys DioGuardi  për  të cilët tani nuk do të ndalesha rreth kontributit të tyre  në të gjitha situatat dhë rrjedhat politike në Kosovë dhë në trojet tjera shqiptresepse, ato janë shumë të mirënjohura nga opinioni i gjerë gjithëshqiptar.

Për ti aktivizue “turbinat” e zotit DioGuardi, duhen mjete financiare

Zoti DioGuardi nuk pranon donacione eventuale nga udhëheqja kosovare

Diaspora shqiptare në SHBA anipse tani paksa e relaksur, megjithate ështe më së e nevojshme  që të zgjohët nga pasiviteti sepse siq po shifët qeshjta e Kosovës dhe shqiptare në tërësi ka marrë kahje të rrezikshme pëer fatin e vëndit falë udhëheqjës së papërgjegjshme, të padijeshme, të pandershme, hajdute dhë tani së fundit më këto idena qosiqiane po del së të jetë edhe tradhetare.

U bënë gjoja “lobime” nga Presidenca jo për interesa të Kosovës por për interesa përsonale propaganduese ku shpenzuan miliona dollar amerikan përmes agjensive për marrëdhënie më publikun e ne e dijmë si funkcionojnë ato përpos zhvatjes së parave, efekti është zero.

Anipse, shpeshhere mendohet  se individualishtë mundë  të bëhet lobim anipse qdo mergimtar duhët dhe po e bejnë, por efektet nuk janë  të sukseshme sepse duhët lobim më fakte dhë deshmi dhë në mënyrë shumë të bindshme dhë të organizuar.

Prandaj, ju drejtohemi bashkëatdhetarve tanë  për të grumbulluar mjete financiare për shpenzime lobiste siq kemi vepruar edhe në të kaluarën sepse zoti DioGuardi nuk do të pranojë kurfar dinacioni  apo ndihme për lobim nga pushtetarët pasi ai respektivishtë Lobi Shqiptar nuk janë ne nji vijë të përbashkët  sepse nuk përkrahen nga kjo organizatë lobiste.Lobi i  mbronë interesat e qytetarve e jo të udhëheqësve që nuk mendojnë për popullin.

Lobimi, nuk është punë e thjeshtë por shumë e përgjegjshme  duke e gjetur përkrahës të sinqertë dhë të përkushtuar.

Më ketë rast, e ndjejë  të nevojshme që  ta ftojë diasporën shqiptare në SHBA që ti bashkangjitet Lobit  Shqiptar apo siq e quajnë Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane duke u anëtarësue si anëtar i rregullt individual  dhë edhe  familiar  duke paguar anëtarësinë prej $100 për individ  dhë për  familje  $250, pastaj  biznismen të sukseshmë që  të tentohët edhe njihere që ta riaktuelizojmë qeshtjën e Kosovës duke dhenë sqarime dhë informata të sinqerta të cilat dallojnë nga ato të pushtetarve të cilët në rëndë të parë e kane intersin përsonal e karieristë dhë jo ate të popullit dhë shtetit.

Duke e vlerësue seriozitetin e gjëndjës në të cilën e kanë prue Kosoveën kjo  udhëhëqje  e  papaërgjegjshme esotme e  Kosovës, është ma se e nevojshme që  edhe  njihere  të  tregojmë përkushtimin dhë gadishmerinë për ti ndryshue  gjërat  duke ju drejtuar  Kongresit dhë Senatit amerikan që edhe njihere ta  rikthejë  vëmendjen, përkushtimin dhë gadishmerinë të cilën ky shtet mik i Kosovës dhë i shqiptarve dhë poashtu  edhe shqiptarët nji ndër popujtë ,ma  të përkushtuar dhë dashamirës ndaj  shpetimtarit -Amerikës, të na ndihmojnë sepse në  aspektin gjeopolitik  dhë tentimi i  interfirjës së Rusisë në Ballkan përmes Serbisë,  po punohet që   ta dobësojnë pozicionin e Kosovës në të gjitha aspektët e politikës ndërkombëtare dhë pengimit të funkcionimit si shtet sovran e i  pavarur.

Udhëheqja kosovare, duhët të jetë e sjellshme ndaj këtijë shteti dhë ti përkrahë  sygjerimët dhë kërkesat të cilat janë në interes reciprok të  të dyja vëndeve.

Prandaj, ndoshta është hera e parë  që ti drejtohem  mërgatës shqiptare  pas pavarësisë  së Kosovës për ndihmë  financiare  jo për Ligën se ajo do të merr kushedi qfar primati, jo për  zotin Dioguardi si President sepse kjo as nuk e avansonë në qfardo posti, por thjeshtë pëer interesa të Kosovës dhë popullit të sajë i  cili  gjithmonë më besimin më të madhë e ka pasë dhe e ka të mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thenja e Fanolit se : Mbahu neno mos kijë frikë, se i ke djemtë në Amerikë, ka qenë motoja dhë pikënisja e angazhimit të Lobit Shqiptar në Krye më zotin DioGuardi dhë zonjën e nderuar, Sherley Cloys DioGuardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat