T’bëjmë një pakt me kapësit e shtetit e t’mos braktisim Atdheun!

Opinione

T’bëjmë një pakt me kapësit e shtetit e t’mos braktisim Atdheun!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 7 prill 2019 Në ora: 08:42
Fatmir Bajraj

Si qytetarë lojal të Republikës së Kosovës,

Si qytetarë të cilët s'kemi tjetër Atdhe përveç Kosovës,

Si qytetar që e duam dhe duam t'a ruajmë, at-mëmëdheun e t'parëve, para se t'zgjedhim ikjën, largimin dhe zbrazjën e Kosovës, t'provojmë një pakt-marrëveshje me kapo-bandat n'shtet-kapje!

Marrëveshje e dhimbshme dhe e pa drejtë, por s'paku n'a lë brënda etnikumit dhe larg rrezikut të asimilimit dhe mbi të gjitha ; eviton zhbërjen "paqësore" të shtetit të Kosovës,

Meqë lufta ndanë palët në humbës dhe fitues, dhe n'rastin tonë, kapësit e shtetit (PAN-i), thirrën në çlirimtarë dhe çlirues të Kosovës, derisa Neve n'a rezervuan pozitën e humbësit dhe si jo-kontribuues n'çlirimin e Atdheut, atëherë ;

Pjesa e territorit të çliruar nga armiku, nga partitë e dala nga lufta, e që sot kryesisht janë n'PAN, pra n'shtet-kapje, le t'marrin gjithë atë teritor që patën "çliruar" nga armiku, dhe pjesës tjetër ; pra shumicës absolute shqiptare të Republikës së Kosovës të n'a lehët vetëm pjesa e mbetur, ajo të cilën n'a ndihmoj Amerika n'krye të NATO-së t'a çlirojmë, si kompromis që t'mos zhdukemi & zhbëhemi...!

Vetë PAN-i le t'vizatoj hartën e territoreve dhe të tregoj e dëshmoj :

Kah e kanë çliruar, kah e kanë kontrolluar dhe kur ?

Përndryshe, p'o "del" se e kanë çliruar vetë dhe gjithë Kosovën, dhe Neve kemi mbet pagues t'ë Hanit e këta, hanxhi t'vetëm n ‘shtëpinë tonë !

Dhe nëse është kështu (gjë që s'është) si thonë ata, u'a lëmë dhe ikim..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat