Gucati duhet përfshirë në Historinë tonë kombëtare

Opinione

Gucati duhet përfshirë në Historinë tonë kombëtare

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:56
Ragip Guraziu

Gjatë kësaj lufte në fshatin Gucat,komuna e Malishevës, ishin strehuar shumë familje,nga shumë komune tjera të Kosovës,jo vetëm nga ajo e Malishevës,edhe pse si një fshat jo edhe aq i madh por me zemer tëmadhe bujare i hapi të gjitha dyert e shtepive për t'i pranuar strehimin e qytetarëve,dhe jo veç strehimin por tani Gucati krijoi një emer të madhë sepse Kleqka ishte afër këtij fshati ku ishte edhe Shtami i përgjithshëm i UÇK-së, ku ky fshat kishte hapur Zemren e madhe Bujare edhe për kontaktet,bisedimet,planifikimet etj etj,që bënë komandantët e Shtabit të UÇK-së,e ku tjetër,se në Gucat...

Siç dihet,që u njoftua edhe e gjithë bota,Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.[60]

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës, por edhe disa pa u zbardhë.

Po kthehem në temë

Si në fshatrat tjera dhe e gjithë Kosovës,fshati Gucat i ra hise të organizoi popullatën se si të ballafaqohet me situatën e vështirë që kishte krijuar hasmi ynë shekullor- Serbia, në bashkëpunim me Rusin,dhe sllave të ardhur nga Korpateve,dhe ishte e domosdoshme që në këtë luftë,duhet të luftohet por duhet edhe mbrojtur qytetarët në mënyrat më të ndritshme dhe me një ballafaqim shumë të rrezikshëm që na u krijuar neve kosovarve pa deshirën tonë.por kur  diç iu iponohet ,jo vetëm neve kosovarëve por edhe si kombë,atëhere gjithmon kemi luftuar aq mundësi sa kemi pas,poe luftrat i kemi fituar.

Gucati dhe banorët e këtij fshati mbeten me  fytyrë  përgjithëmonë

Na kanë treguar edhe të parët por edhe është shkruar disa here se jo gjithnjë do vjen koha secili  shtet,njëherë e pedhjetvjet,vjen koha e tregimi,anagazhimit,patriotrizmi, me e tregue dhe me mbet me fytyrë për të arriturat njerëzore patriotike kombëtare secilit pra në 50 vjet së paku siç na kanë imponuar neve shqiptarëve këto luftra,dhe fshati Gucat doli superiorë,dhe jo rastësisht kërkohet dhe thuhet se ky fshat meriton të hy në histori kombëtare shqiptare pasi dëshmon se, veq luftës që dëshmohet me dëshmorët e këtij fshati,martirët,rreziku që i kanosej nga strehimi i të tjerëve,pështimin e shumë pleqëve,fëmijve grave shtatëzana etj,etj, edhe ushqimi edhe,edhe e gjithë organizoj nga banorët e këtij fshati dhe trajtoheshin të strehuhajrit si me qenë anëtarët e tyre dhe pa kurfarë mërzije.

Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj, që përfundimisht larguan okupatorët nga Kosova. Por në këtë luftë të lavdishme, Gucati ka luajtur rol kyç, pasi ishte territori i parë i lirë, që të komunës së Malishevës,hallkë në sy e çenikve serbo-sllav, dhe falë veprimin e ushtarëve , të UÇK-së fillimisht në Grykën e Llapushnikut, pastaj në Balincë, Temeqinë, Bllacë, Astrazup dhe Bubavec, u krijua zona e parë e lirë, e kontrolluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku bënte pjesë edhe fshatri Gucat,pasi i takont kësaj komune.

Faktet na flasin vet

Siç  shkrujta më lartë,në këtë territor ishte vendosur edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu vepronin dy nga brigadat më të mëdha të UÇK-së, Brigada 121 “Ismet Jashari-Kumanova” dhe Brigada 122 e cila mbante emrin e dëshmorit të parë nga Malisheva, “Imer Krasniqi”. Këtu ishin edhe spitalet ushtarake, si në Gajrak, Pagarushë, Gurbardh dhe Kërvasari, duke mos i harruar as ordinancat e vogla, ku ju jepej ndihma dhe shërbimi shëndetësor ushtarëve dhe banorëve.

Nga këtu doli edhe zëri i pari i lirisë, zëri i radios Kosova e Lirë, nga këtu u shpërndanë nëpër botë edhe lajmet e para nga Agjencia e Lajmeve Kosovapress. Por jo vetëm kjo, pasi Malisheva ishte edhe qendër e grumbullimit të ushtarëve dhe armatimit, po e kujtoj këtu Pagarushën, prej nga shpërndaheshin ushtarët dhe armatimi, në tërë Kosovën. Pagarusha, ishte edhe vendstrehim i refugjatëve brenda Kosovës, sikur ishin edhe malet e Berishës dhe vendet tjera.

Krahas luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte edhe sektorin e politikës, pasi tashmë ishte faktori i vetëm dhe faktori kryesor, dhe detyrimisht edhe politika ndërkombëtare duhej të kishte kontaktet e saj me luftën, por në të njëjtën kohë, duhej ta shihte edhe realitetin e krijuar gjatë luftës. Për këtë qëllim, krahas misionit të OSBE-së, që ishte vendosur në Malishevë, këtu u vendos edhe Zyra e Misionit Diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Kjo zyrë ka luajtur rol të rëndësishëm në bisedimet e faktorit ndërkombëtar me UÇK-në.

Zyra ishte vendosur në Dragobil, ku edhe janë zhvilluar takimet dhe bisedimet, mes ambasadorëve Hill dhe Petriq, me përfaqësuesit ushtarak dhe politik të UÇK-së, dhe rrjedhimisht Dragobili si fshat, dhe Malisheva si komunë, tashmë ishin në qendër të vëmendjes dhe lajmeve, në tërë botën dhe nga këtu, jo vetëm që u faktorizua UÇK-ja, por tërë bota e kuptoi se ne ishim në rrugë të drejtë dhe që luftonim për liri. Nga këtu nisi gjithçka.

Por, në të gjitha këto shtrohet një pyetje. Pse të gjitha këto ishin vendosur në këtë pjesë dhe jo në vende tjera?  Të gjitha këto institucione të UÇK-së dhe të luftës, bashkë me zyrat ndërkombëtare, u vendosën këtu për dy arsye. E para se këtu lufta ishte e organizuar dhe bashkë me UÇK-në, ishin të organizuar e tërë popullata, dhe e dyta,  këtu shtabi i përgjithshëm e kishte territorin e lirë, ishte radio Kosova e Lirë, së cilës ne i krijuam kushte dhe hapësirë për punë, sikur edhe agjencionit të parë të lajmeve Kosovapress, e po ashtu edhe misionet diplomatike ndërkombëtare, mund të qëndronin lirshëm, pasi ishin mirëpritur jo vetëm prej UÇK-së, por edhe nga popullata, bile as dyert e zyrave të tyre, nuk i kanë mbyllur kurrë, sepse ndiheshin të sigurt nga pritja e popullit dhe mbrojtja e UÇK-së.

Gjatë kësaj lufte në fshatin Gucat,komuna e Malishevës, ishin strehuar shumë familje,nga shumë komune tjera të Kosovës,jo vetëm nga ajo e Malishevës,edhe pse si një fshat jo edhe aq i madh por me zemer tëmadhe bujare i hapi të gjitha dyert e shtepive për t'i pranuar strehimin e qytetarëve,dhe jo veç strehimin por tani Gucati krijoi një emer të madhë sepse Kleqka ishte afër këtij fshati ku ishte edhe Shtami i përgjithshëm i UÇK-së, ku ky fshat kishte hapur Zemren e madhe Bujare edhe për kontaktet,bisedimet,planifikimet etj etj,që bënë komandantët e Shtabit të UÇK-së,e ku tjetër,se në Gucat...

Për fund

Vlenë të shkruahet se këto ditë pikrishtë të premten më 5 prill 2019 ndrroi jetë,njeriu,aktivisti më i miri dhe më i organizuari për fshatin e tij para dhe gjate luftës,njeriu më i dëvotshmi,dhe më i dashuri për familjen farefisin,bashkëvendasit, njeriu që strehoi shum familje, i dëvitshëm edhe për ushtarët e UÇK-së,komandantit e UÇK-së,shumica nga ta edhe disa here kanë ngranë në konakun e tij,dhe kanë kontaktuar me te,Qazim (Maliq) Shala,që me lotë në sy, edhe tani derisa po i mbahet e pamja në fshatin e tij Gucat,komuna e Malisheves, vijnë për ngushllime njerzë nga viset të ndryshëm të Kosovës,dhe  shprehin ngushllime por askush nuk me izen derisa nuk i flet dy-tri fjalë miradie me lotë në sy për të ndjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat