Kompetencat e Presidentit në Maqedoninë Veriore krahasohen me të kryetarëve komunalë

Opinione

Kompetencat e Presidentit në Maqedoninë Veriore krahasohen me të kryetarëve komunalë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:13
Sulejman Mehazi

Mjafni më me llafe të zbrazura e gënjeshtra të pastërta, vdiq koha e manipulimeve e rrenave parazgjedhore, do bëjmë atë e do bëjmë këtë, njëra palë do shkojmë "Bashkë përpara për president konsesual", pala tjetër, Për Republikë"

Pse ju që garoni për president shteti s'bëheni të sinqertë e të thoni, se kurrgjë s'mund të bëjmë për ju  votues të nderuar?, pse s'u tregoni votuesve se presidenti i shtetit asnjë lesh s'është përpara qeverisë së Zaevit, pse s'u tregoni se presidenti i Maqedonisë do jetë kukull para Kryetarit të Parlamentit e para Kryeministrit të shtetin? 

Ju ose shtireni, ose bëheni se jeni budalla me kampanjat tuaja zgjedhore, me muhabetet, premtimet tuaja bëheni se jeni aq  të fortë sa që ia kaloni Donald Trampit të Amerikës.

Pse nuk bëheni të sinqertë e të tregoni se kompetencat e presidentit të shtetit janë sa për të zgjedhur ambasadorë, konzullë, gjeneral shtabi mbrojtës e kurrgjë tjetër?

Pse s'jeni të sinqertë e t'u thoni  votuesve se Maqedonia Veriore s'është shtet presidencial, por parlamentar e qeveritar, e se kompetencat e presidentit do jenë të dobëta para qeverisë së Zaevit e Ahmetit.

Fuqia e Presidentit në Maqedoninë Veriore mund të krahasohet  me të Kryetarëve Komunalë, të parët zgjedhin ambasadorë, konsullë e gjeneral shtabi, të dytë drejtorë shkollash fillore e të mesme dhe drejtor llomaxhinjësh dhe cesmaxhinjësh.

Prandaj mos u krekosni me premtime boshe.

Shtojcë:

Të nderuar garues për presidentë, kemi dhe një pyetje shtesë?

Çfarë force komanduese do keni në Ministritë më të korruptuara:

- Në Ministrinë e Punëve të Brendshme?

- Në Ministrinë e Drejtësisë?

- NëMinistrinë e Shëndetësisë?

- Në Ministrinë e Arsimit?

- Në Ministrinë e Ekonomisë?

- Në Ministrinë e Transportit?

- Në Ministrinë për Punë Sociale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat