Frederica Mogherini, bashkëpunëtore e Serbisë, në dëm të Kosovës

Opinione

Frederica Mogherini, bashkëpunëtore e Serbisë, në dëm të Kosovës

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 9 prill 2019 Në ora: 11:02
Frederica Mogherini

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit. Tani me padurim pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binarë.

Largimi i Mogherinit dhe ardhja e Helga Schmidt lajm i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj

Për gjithë këto ngecja që po i ndodhin Kosovës dhe qytetarëve të saj ,gjithë herë fajtore  Mogherini, duke përkrahur agresorin,që i bie Serbinë dhe duke fuqishëm domton Kosovë me deklaratat e saj pro Serbisë,deri sa edhe u zbulua,dhe kështu ne shqiptaret duke i besuar gjithkujt dhe çdo kujt,gjithmonë goen ja kemi pregaditur vetes?!

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së,Frederika Mogherini, këto ditë është duke u përballur me akuza dhe kritika nga  qytetarët dhe subjketeve të ndrtyshme politke,biles edhe nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj,i cili edhe sy më sy iu përgjigje saj dhe i tregoj se koha e saj i ka mbaruar dhe jo edhe aq lehte mashtrohen shqiptarët. e Gjithë kjo armiqësi ndaj qytetarëve dhe Mogherinit ka ardhur si pasojë për shkak të politikës së njëanshme të saj karshi pozicionit zyrtar,anim nga Serbia në dëmë të Kosovës,dhe tani e papërshtatshme për qytetarët e Kosovës,duke iu futur thikë pas shpine,derisa ehe u zbulua.

Për përzgjedhjen e saj,Frederika Mogherini, në postin që e mbajti deri tani, përgjegjësi të madhe dhe gabim trashanik,fajtor Bashkimi Evropian

Dikush po mendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë më si ka qenë, nuk do të ketë hapësira për politikanë si Mogherini që me punën e saj nuk ka përfaqësuar vlerat që Bashkimi Evropian proklamon, atëherë, kjo s'do koment dhe duhet të jetë realitet,dhe BE-ja,nuk duhet të gabojë dhe duhet t;i trajtoj shqiptarët si të tjerët se edhe ne jemi këtë rrozullin tokësore biles para gjithë juve...

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit. Tani me padurim pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binarë.

Kush ishte Federica Mogherini dhe  si bëhet shefe të Politikës së Jashtme të BE-së.

Mogherini, 41 vjeçe dhe ministre e jashtme që nga muaji shkurt, zgjedhja e së cilës u bllokua fillimisht nga shtetet anëtare lindore të cilët druheshin nga miqësia e saj me Rusinë dhe eksperienca jo e mjaftueshme për pozicionin e punës. Presidenti lituanez Dalia Grybauskaite, një kritik i hapur i Mogherini-it, ishte udhëheqësi i vetëm i cili abstenoi kur u ra dakord për emërimin e saj.

Në konferencën e saj për shtyp në samitin e BE-së, Mogherini hodhi poshtë akuzat e të qenurit e njëanshme ndaj Rusisë dhe vuri në dukje se ajo së pari shkoi në Kiev dhe më pas në Moskë, si pjesë e "përpjekjeve të koordinuara" me Catherine Ashton dhe me ministra të tjerë të huaj për ndërmjetësimin e paqes.

"Unë e di se sfidat janë të mëdha, sidomos në këto kohë krize," tha Mogherini. Ajo u zotua se do të përkushtohet me të gjitha energjitë e saj  në interes të të gjitha vendeve anëtare dhe të gjithë qytetarëve të BE-së.

Përsa i përket përvojës, ajo përmendi përfshirjen e saj në çështjet e jashtme për rreth 20 vite- si pjesë e grupeve të shoqërisë civile dhe si deputete italiane në komitetin e punëve të jashtme. Mogherini, një politologe e cila është zgjedhur në Parlamentin Kombëtar në vitin 2008 dhe përfaqësoi  Italinë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ajo ka qenë një anëtare e think-tankeve si German Marshall Fund, si dhe ka marrë pjesë në grupet e çarmatimit bërthamor, si paraardhësja e saj Catherine Ashton . Ndryshe nga Ashton, e cili flet vetëm anglisht, Mogherini flet frëngjisht dhe anglisht dhe përveç gjuhës së saj kombëtare, italishtes dhe pak spanjisht.

"Mosha është një nga disa gjërat që ne nuk mund ta ndryshojmë," tha ajo duke listuar emra si Kryeministri italian Matteo Renzi- 39 vjeç, Kryeministri i Estonisë Taavi Roivas  34 vjeç, Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz -28 vjeç. "Ka një brez të ri liderësh europianë dhe ne duhet t’i përgjigjemi dhe të përfaqësojmë të gjithë Europën," tha ajo.

Herman Van Rompuy, duke paraqitur emërimin e saj, tha se Mogherini "ka qenë në vijën e parë në këtë periudhë të vështirë dhe intensive në skenën ndërkombëtare, duke udhëtuar në të gjithë globin". Në korrik dhe në gusht, ajo shkoi në Strasburg, Bruksel, Paris, Kiev dhe Moskë. Ajo gjithashtu udhëtoi për në Kroaci, Palestinë, Jordani, Egjipt, Serbi, Mal të Zi, Kili, Kolumbi dhe Moldavi.

E martuar dhe nënë e dy vajzave të moshës katër dhe nëntë vjeç, Mogherini shkruan në blogun e saj se ajo pëlqen të udhëtojë kudo, në çdo kohë dhe me çdo mjet, të lexojë romane rreth  krimit dhe të kalojë kohë me familjen e saj.

Para se të marrë postin e saj më 1 nëntor 2014, Mogherini duhet të kalojë përmes seancave dëgjimore në Parlamentin Europian, si dhe  do të jetë pjesë e Komisionit të BE-së kryesuar nga Jean-Claude Juncker.

Autori është gazetar-analist i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat