Vlejmë aq sa synojmë, jo aq sa posedojmë

Opinione

Vlejmë aq sa synojmë, jo aq sa posedojmë

Nga: Arben Ganiu Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:08
Arben Ganiu

Tregohet se mendimtari i njohur françez San Simon, e kishte mësuar shërbëtoren e tij që çdo ditë në mëngjes, kur ta zgjonte nga gjumi ti përsëriste këto fjalë:”Zgjohuni zotëri! Zgjohuni se iu presin punë madhore për ti përfunduar, punë të cilat do i shërbejnë njerëzimit!”

Kështu, ai zgjohej gjithë energji dhe vullnet, plot shpresë, optimizëm dhe vitalitet. Ai besonte se është njeri i rëndësishëm dhe mendonte se ekzistenca e tij do i shërbejë jetës e cila priste shumë prej tij.

E çuditshme është se San Simon nuk kishte ndonjë profesion apo post të rëndësishëm dhe vendimtar. Puna e tij e vetme ishte të lexuarit, të shkruarit dhe përmbushja e misionit të cilin i kishte ngarkuar vetes, i cili përmblidhet në thirrjet për krijimin e një jete të ndershme të bazuar në bashkëpunim dhe jo konfliktin e egër kapitalist për jetë a vdekje.

Ai i besonte fuqishëm këtij objektivi dhe e konsideronte veten si burim i shpresës për një jetë më të bukur dhe më të këndshme.

Njeriu sipas njerëzve të thjeshtë vlen aq sa posedon kurse sipas njerëzve të ditur njeriu vlen aq sa synon.

Thuhet që kur vendosën ta djegin Pejgamberin Ibrahim, mbledhën drunjë pothuajse të gjitha gjallesat, duke filluar nga njerëzit e asaj kohe, kafshët në përgjithësi deri sa edhe insektet u inkuadruan në këtë akcion mbledhje drurësh. E aritën qëllimin e tyre, dhe grumbulluan një stog drurësh që nuk ka njohur dhe nuk do të njehë historia. Madhesia e saj thuhet që ka qenë sa një bjeshkë e madhe, derisa zjarmi që ndizet nga kjo turmë e madhe drurësh, digjte edhe shpendët duke fluturuar në qiellë. Në këtë rëmujë si të thuash të aksionit gjithëpërmbledhës, merr pjesë edhe milingona, mirpo në një detyrë krejtësishtë tjetër nga të gjitha krijesat tjera që bënin një fuqi maramendëse. Milingona barte ujë për ta shuar zjarin që më ishte ndezur nga mbreti për të djegur të dëeguarin e Zotit Ibrahimin.

E shohin milingonën në atë gjendje dhe e pyesin me çudi se me të vërtet mendon se uji që e bartë ajo do të ndikoj në shuarjen e zjarit me përmasa gjigante. Milingona ju përgjigjë se nuk kishte as gjasa teorike se leje më praktike për të shuar një zjarë të till, por ideja dhe qëllimi i saj ishte që të përpiqet dhe të ndihmoj të mirën ndaj të keqes, dhe në këtë mënyrë të ngjadhë përpjekjen dhe optimizmin në një situat kur çdo shpres humbet.

Nuk e kuptoj përse shumë njerëz e shohin veten të vogël dhe të pavlerë! Përse të mos kemi objektiva në jetën tonë, e mandej ti deklarojmë vetes dhe botës se po vijmë rrugës së realizimit të tyre me qëllim që të ndryshojmë botën, qoftë dhe një pëllëmbë vend?

Emocionet dhe ndjenja e mrekullueshme që kaplon njeriun gjatë përpjekjes për të kryer një detyrë apo punë në të mirën kolektive shoqërore, gjatë tejkalimeve të sfidave të ndryshme që paraqiten si pengesë në këtë rrugë është e mjaftueshme, Njerëzit që ecin përpara në këtë botë janë ata që ngriten dhe kërkojnë për rrethanat që ata duan, dhe kur nuk i gjejnë, i kërkojnë. Kushdo që shpëton një njeri nga një lot, ngre një metër lartësinë e njerëzimit.

Asnjëri nga ne nuk është i dobët , por ka mes nesh njerëz që nuk i shohin pikat e forta që i posedojnë, apo më mirë thënë ata ende gjinden në një gjendje pabesueshmërisë. Sot, bota nuk pret prej teje të jesh një Ainshtajn i dytë, as një Edison i ri.
Tërësia e aftësive të tua mund të mos rendisin tek gjenialët dhe novatorët e botës. Megjithatë, ti nuk je pa aftësi, talente dhe cilësi që të dallojnë nga shumë njerëz të tjerë. Nëse këto arrin ti vësh në efiçencë, do i bësh njerëzimit shërbime të vyera. Prej teje pritet thjesht të vlerësosh veten dhe aftësitë e tua, si dhe ti caktosh vetes një objektiv në jetë.

Është fatalitet i madh kur njeriu i nënshtron talentet e tij të mëdha, për qëllime të pavlera.  Nëse dështojni në ngjitjen e majeve, mos i ndryshoni shkallët për tu ngjitur, e as këmbët, por ambiciet, sepse në saje të ambicieve u jepet ajo që kërkoni.

Njeriu optimist, shfrytëzon rastin në çdo pengesë që i del përpara në të mirën e gjendjes kolektive, ndërsa pesimisti, sheh vetëm pengesa në çdo rast që i jepet për ta shfrytëzuar. Në këtë rast lodhja, kur ke një objectiv, paraqet një ç’lodhje që nënkupton, që njeriu është gjithmonë në aktivitetin e tij permanent. Nga ana tjetër rehatia, në mungesë të objektivit është lodhje, dhe këtë e kupton më mirë kur sheh njerëz që nuk bëjnë asgjë dhe gjithmonë jeta dhe trupi i tyre është i rraskapitur.

Ndryshimin mos e imagjino si një pemë magjike që shijohet, kjo asnjëherë nuk ka për të ndodhur paraprakisht pa e shijuar durimin, sakrificën, deri sa të mishërohet dhe të bëhet pjesë e trupit tënd, mendjes dhe qenies tënde. Gjërat e tua bëji vet dhe mos u mbështet tek të tjerëtdhe dije se dështimi është dobësi, por jo disfatë. Nuk ndodhë përmirësimi deri sa nuk kërkohet me ngulm ajo.

Mos e nënvlersoni veten, të gjithë kan një talent dhe fuqi që kërkohet që ta shfaqni atë.

Një nga formulat dhe ligjet e njohura të jetës është se ajo të trajton në bazë të vlerës që i ke caktuar vetes. Nëse e sheh veten të rëndësishëm, gjë e cila buron nga forca e vullnetit dhe objektivit tënd, e gjithë bota do të përsërisë pas teje himnin e krenarisë dhe vlerësimit.

Por kur e sheh veten si një njeri të pavlerë, si shumë miliona të tjerë që jetojnë mbi faqen e tokës, mos ironizo fatin dhe jetën e cila të ka hedhur në një cep, ku askujt nuk i bën përshtypje ekzistenca apo mungesa jote.

Prandaj, zgjohu i dashur dhe bëj përpara! Të presin shumë punë të rëndësishme dhe madhore, të cilat do i shërbejnë njerëzimit!

Mëso të jesh optimist dhe refuzoje pesimizmin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat