Beteja e Kosharës, i dha grusht armikut, mësim Shtabit të Rognerit! 

Opinione

Beteja e Kosharës, i dha grusht armikut, mësim Shtabit të Rognerit! 

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 10 prill 2019 Në ora: 00:24
Beteja e Kosharës, i dha grusht armikut, mësim Shtabit të Rognerit! 

20 vite, nga Betaja e Kosharës, nga beteja ma e lavdishme e shqiptarëve kundër armikut shekullor serbo-sllav, ndër shekuj.

Beteja e Kosharës që kulmoj me thyerjën e kufirit t'hekurt, t'padrejtë &  t'pantyrshëm t'vendosur kundër shqiptarëve nga armiqtë shekullor serbo-sllavo-ortodoks,  pas luftërave ballkanike t'fillim shekullit 20-të dhe të ri-konfirmuara poaqë në mënyrë armiqësore n'përfundim t'luftës së dytë botërore... !

Betejën e Kosharës Legjendare  e organizoj, drejtoj dhe e komandoj FARK-u,  me njësitë dhe brigadat e UÇK-së, n'krye të së cilave ishin, Komandantët unikal dhe t'paepur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, Sali Çekaj & Agim Ramadani.

Beteja historike e Kosharës Legjendare, e 9 & 10 Prillit 1999, kishte, përqonte & përcillte, tri dimensione, n'tri adresa  :

- I dha goditje vdekjeprurëse armikut shekullor serb n'fushë t'betejës, 

- I dha leksion shembullor Shtabit të Rognerit n'luftë kundër pushtuesit gjakatar, serbo-sllav , dhe 

- Popullit t'robëruar të Kosovës, i mbolli shpresë së armikun shekullor mund t'a thyejmë n'fushë t'mejdanit edhe ushtarakisht.

Pas Betejës së Lavdishme të Loxhes, e organizuar dhe komanduar nga FARK-u dhe Koloneli Tahir Zemaj, Betaja e Kosharës heroike , ishte beteja e dytë e fituar  n'vija fronti n'luftë me armikun shekullor.

Thyrja e kufirit, marrja e kazermës dhe poshtërimi i armikut n'Kosherën  e larë n'gjakun e 112  dëshmorëve të UÇK-së, për lirinë e truallit dhe atdheun e t'parëve, ishte kurora e sakrificës sublime, e bijave dhe bijëve m'a t'mirë të kombit, n'kontekstin  e dhënë historik!

Në betejën heroike të Kosharës, ranë 112 deshmorë të UÇK-së, por Serbia la eshtrat...

Dimensioni historik i Betejës së Lavdishme n'Kosharën legjendare, kalon nëpër shekujë, nëpër shekujtë e  idelave të brezave, për liri e t'drejta kombëtare, për çlirim të tokava t'pushtuara nga armiqët shekullor dhe dinjitet të nëpërkëmbur botërisht...!

Thyerja e kufirit dhe thyerja e armikut n'këtë betejë epike kundër armikut, s'ishin rastësi, s'ishte as dhuratë e zbritur nga qielli, ajo ishte kurorë e një organizimi e strategjie profesionale ushtarake & luftarake, 67 ditëshe nga njesitë e UÇK-së n'hierarkinë e komandimit nga ana e  FARK-ut.

Miti serb, për pathyshmërinë e ushtrisë serbo-sllave, u rrokullisë bashkë me Gurin e Kufirit n'Kosharën heroike të Salihit & Agimit, dhe morri theqafjën  n'kapitulimin definitiv dhe terheqjën e turpshme nga trojet e robëruara shqiptare, padrejtësisht.

N'këtë betëjë, t'namit & lavdisë kombëtare, ranë 112 deshmorë në një përplasje epike me armikun ; dhëmb për dhëmb, ranë për t'mos vdekur kurr, ranë për t'i dhënë dritë lirisë dhe liri Atdheut...!

Në analët e historisë kombëtare, kjo betejë do jetë ndër betejat ma t'lavdishme t'fituara ndonjëherë n'luftë me armikun, dhe kryeheronjët e saj, Sali Çekaj & Agim Ramadani, do jenë heronjë t'paperseritshëm e unikal.

Që t'dy ranë n'alltarin e lirisë, ranë për idealet dhe aspiratat kombëtare të ndrydhura ndër breza...!

- Lavdi, Komandantëve unikal të UÇK-së, Salih Çekaj & Agim Ramadani,

- Lavdi 112 deshmorëve të Betejës së Kosharës Legjendare, dhe gjithë deshmorëve të Atdheut, 

- Respekt & konsideratë të thellë, të gjithë luftetarëve të gallë të kësaj beteje heroike dhe veqanarasiht, heronjëve të gjallë të kësaj beteje, Anton Quni & Rrustem Berisha !

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat