Klasa e lirisë

Opinione

Klasa e lirisë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 11 prill 2019 Në ora: 06:12
Lapidari

Shkolla shqipe ka një histori të përvuajtur. Fati i rëndë atë e ndoqi që nga zanafilla. Edhe përpjekjet për shkruarjen e alfabetit, abetareve e librave të para ishin të mundimshme. Ato kanë çmim të shtrenjtë e rrënjët i kanë në gjak. Sikur të gjitha shkollat shqipe, fat i rëndë vazhdimisht e ndoqi edhe shkollën tonë në Skenderaj. U desh unitet dhe sakrificë për të ruajtur vazhdimësinë ajo, për të mbijetuar. Nga shtatori i vitit 1991, kur okupatori na i mbylli dyert e shkolës, prinderit tanë i bënë shtëpitë - shkolla. Dhe, kur lufta na trokiti në derë, prindërit tanë ardhmërisë e lirisë i falën çdo gjë, edhe gjakun, edhe jetën, i falen edhe fëmijët. Axha Shaban, lirisë i fali bijtë, nipat e mbesat. Në kullën legjendare Adem Jashari u ndihmua edhe nga Kushtrimi ... Besimi... Fitimi... Liria ... , duke mbetur kështu në përjetësi, duke i shtuar fuqinë edukative kullës së qëndresës dhe shkollës sonë. Radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shtuan edhe me shumë profesor e nxënës nga shkolla jonë, disa edhe ranë dëshmor duke kryer një mision të shenjtë ndaj kornbit e atdheut. Ata me pushkët e gjakun e tyre i shtuan krenarinë dhe fuqinë edukative edhe shkollës sonë. Dhe, ofensivat vazhdonin, deshrnorët binin. Mesimi ndërpritej, ndërpritej e rifillonte. Rifillonte e nderpritej. Lufta çdo ditë merrte nxënës e mësues, mësues e nxenës.

* * *

Kemi qajtur shumë sot të gjithë në klasë për Albanin, më tha një ditë profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ajet Beqiri, i cili erdhi në shkollë i lodhur nga njisiti. E zhveshi uniformën dhe shkoi në klasë. Atëherë, pyeta vetën: A duhet sot mësuesi ynë të jetë mësues apo ushtar? Pse ta zhveshte Ajeti uniformën ushtarake (me të cilën më vonë u vra ball për ball me armikun") Dhe u përgjigja: Mësuesi ynë sot duhet të jetë mësues dhe ushtar, sepse, ashtu e kërkon koha. Vetëm duke qenë mësues - ushtar, ai do të jetë edhe edukator i mirëfilltë.

* * *

Për të vënë themele të forta liria që ne sot e gëzojmë u desh edhe gjaku i njomë i këtyre nxënësve, e mësimdhënësve tanë nga Shkolla e  Mesme teknike "Anton Çetta" në Skënderaj:

Gazmend (Xhevdet) Hajdaraj - Tushilë, klasa I elektro; Nehat (Emin) Kabashi - Polac,

I elektro; Sefedin (Abedin) Koca - Polac, I elektro; Esat (Qerim) Osmani - Kllodernicë, I elektro; Avdullah (Zenë) Jashari - Prekaz, I elektro; Perparim (Ukë) Hoti - Morinë, I makineri; Nebih (Ali) Salihi - Baks, I makineri; Zykri (Fetah) Mula - Kllodernicë, I makineri; Gani (Fetah) Muliqi - Obri, I kimi - teknologji; Besim Hamëz) Jashari - Prekaz, II elektro; Gëzim (Nebih) Ferizi - Ternavc, II elektro; Arton (Ilaz) Spahiu – Kasterc, II kimi - teknologji; Kujtim (Dervish) Shala - Burojë, II makineri; Fadil (Osman) Osmani - Burojë II makineri; Jeton (Asllan) Gashi - Kryshefc, II makineri; Nysret (Musa) Kadriu - Qirez, II veterinë; Avni (Imer) Kuliqi - Obri, II veterinë; Abdyl (Mursel) Aliuka - Polac, II veterinë; Shemsi (Shaban) Rexhepi - Qirez, II veterinë; Alban (Muhamet) Ahmeti – Radishevë, II elektro; Arton (Zeqir) Mulaj – Vitak, III elektro; Faik (Ali) Draga – Leqinë, III elektro; Ekrem (Latif) Kerolli – Polac, III elektro; Ajvaz (Kajtaz) Jashari – Prekaz, III kimi – teknologji; Sefedin (Jetulla) Lushtaku – Prekaz, III kimi – teknologji; Faton (Bajram) Shabani – Doshevc, III kimi – teknologji; Hamit (Ilaz) Ademi – Shtuticë, III bujqësi; Driton (Gani) Mula – Kllodernicë, III makineri; Fisnik (Asllan) Osmani – Burojë, III makineri; Abedin (Nezir) Ahmeti – Rezallë, III makineri; Selami (Musli) Musliu – Klinë, IV kimi – teknologji; Lavdim (Salih) Vojvoda – Llaushë, IV makineri.

Vargut të nxënësve të rënë për liri mund t'i shtohen edhe arsimtarët dëshrnor: Ajet (Halil) Beqiri, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe; Sabit (Bekë) Veliqi, profesor i gjuhës angleze dhe Arsim (Bali) Gashi, inxhinier i makinerisë. Historia e shkollës sonë, e dalë nga lufta, duhet të shënojë edhe emrat e Demir Ahmetit - profesor i historisë dhe Januz Gusturanit - profesor i kimisë, për fatin e të cilëve nuk dihet, konsiderohen të zhdukur. Por edhe nxënësit Valon Miftari e Ismet RukolIi, që nga pushkatimi shpëtuan vetëm me plagë.

Përfundojmë: Tridhjetë e dy nxënës dëshmorë e përbëjnë një klasë. Ne do ta quajmë Klasa e Lirisë. Kujdestarë të saj do të jenë arsimtarët dëshmorë. Ata e begatuan historinë e shkollës sonë. Me gjakun e tyre do të lulëzojë liria. Ai gjak, ne dhe brezave të ardhshëm, do të na ndriçojë rrugën e diturisë. Fotografitë dhe kujtimi i tyre do të na japin gjithnjë porosi dhe përgjegjësi për punë, mësim dhe disiplinë të vetëdijshme. Me klasën e lirisë shkolla jonë do të jetë më mësimtare dhe më edukative për brezat që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat