Migrimi në prizmin e realizmit kohor

Opinione

Migrimi në prizmin e realizmit kohor

Nga: Fehmi Rama Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:28
Fehmi Rama

Në dekaden e fundit të shekullit të kaluar, burra e gra me femit e tyre mësyen shtetet e Evropës Perendimore. Iken, iken nga pushtuesi i cili dëbojë nga puna shqiptaret dhe bëri trysni që të lëshojnë atëdheun e tyre. E tëra kjo u kurorzua me ekzodin e vitit 1999, thjeshtë Serbia donte që Kosova të mbetet pa shqiptar, realizonte planin e Çubriloviqit. 

Serbia me tëndencën për të bërë balancim të popullatës në Kosovë kishte fut brenda kufinjëve të sajë Zuni Potokun, Leposaviqin dhe Leshakun vënde me popullat etnike serbe. Ndërsa gllabëroje Kosoven Lindore të populluar me shqiptar, me pas nga këto vise pjesë e madhe e popullatës migroje, duke mos mundur të duroje trysnin serbe, madje zhvilluan dhe kryengritje të armatosur.

Qershori i vitit 1999 u bë kohë e kthimit të shpresës, kohë ku u kthyen jo vetëm të shpërngulirit nga ekzodi por edhe nga perëndimi erdhën me shpresë që vendi ynë do këtë zhvillim ekonimik dhe siguri.

Kosova e pas luftës ishte ne tranzicion, qdo pore e jetës institucionale udhëheqej nga ndërkombëtaret. PSSP kishte kompetenca që mund të negilizhonte madje dhe punën e Kuvendit, me fjalë tjera kompetencat e PSSP ishin të tilla si të oborrit mbretror. Gjatë kësaje periudhe kohore nuk u pa vullnet nga ta për kompaktsinë territoriale të Kosovës, as për zhvillim ekonomik, industria e rënd si Trepça e tjera nuk u bënë funksionale, të kujtoim që shqiptaret e Kosovës me 1981 protestuan me moton "Trepça puno, Beogradi ndërto.

Gjatë 2008 - 2014 u përjetuan zhvillime pozitive, u formuan institucionet dhe u ndërtuan rrugë e shkolla. Qytetaret tonë dhe pse akomuluan paknaqësi për një kohë, ju kthye shpresa. Arsimtar e polic u ndjen me të mireqene, pasi u ngriten pagat pakrahasimisht me shumë se gjerë në atë kohë, studentëve u përgjysmuan çmimet e konviktëve dhe menzës.

Shteti ynë nga 2014 e muar tatpjetën, pat luftë të ndyre për pushtet e spat fare vullnet për përmisim të jetës se qytetarëve, u degradua sektori publik me familjar, servil dhe njerëz të pavlerë. U manipulua me nacionalizem, u ngrit TVSH-ja për produktet bazë.

Qytetaret votuan me inercion, dhe inate pasojë e zhgenjimeve nga pritjet e gjata për jetë të mireqene.

Nga kjo gremin në të cilen gjendemi mund te dalim, nëse institucionet tona bëjnë një platformë të mirefilltë, me fjale tjera një plan marshall për jetë të mireqene. 

Përndryshe qdo vit do përballemi me migrim të rinisë, e pas një dekade baballaret tonë ndrrojnë jetë dhe Kosova mbetet mos me keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat