Politikanë të Kosovës do të mbjellni apo do të vjedhni

Opinione

Politikanë të Kosovës do të mbjellni apo do të vjedhni

Nga: Ejup Berisha Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:46
Ejup Berisha

Republika e Kosovës si duket e paska kopjuar idene e ish Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski për mbjellje të drunjeve.që u realizua para disa viteve në Republikën e Maqedonisë.Kështu sot një aksion i tillë qenka inicuar dhe u zbatur edhe në Republikën e Kosovës. Aksioni i tillë në Republikën e Maqedonisë është titulluar si Mbjell dru, mbjelle ardhmërinë tënde në kuadër të të cilit është thënë se gjatë disa viteve janë mbjellur disa qindar mija fidane të reja drunjësh në Republikën e Maqedonisë.

Çfarë ka ndryshuar me këtë aksion në Republikën e Kosovës, pra në kuadër të këtij akcioni si duket është ndryshuar ar apo dhe modifikuar vetëmse emri ndërsa ideja dhe qëllimi mbeten të njëjta. Dhe duke e parë zbatimin e këtij akcioni në Republikën e Kosovës më intereson ta di se athua vallë ideja dhe qëllimi i zbatimit të akcionit atje janë të sincerta apo janë si mburojë për zbatimin e skenareve të tjera si psh për të inicuar vjedhje të lekëve të shtetit në emër të mbjelljes së pemëve.Sepse kur jemi te fjala mbjelle nëse shihet efekti dhe veprimet në Maqedoni ta përkujtojnë menjëher keqpërdorimin përmes vjedhjeve. Pra ajo që dua ta theme është një fakt shumë real se me fjalorin e politikanëve fjala mbjell shumë leht mund të interpretohet apo dhe përkthehet si vjedhe. Pra kjo mund të ndodh shumë leht siç thash në rastin kur flitet për politikën dhe politikanët e rajonit të Ballkanit të cilët si duket janë bërë Hashim Thaçi pra siç thashë më lartë sot i qenka bashkangjitur këtij akcionit të mbjelljs së fidaneve të pemëve në Republikën e Kosovës.

Duke e parë Hashimin se si po e mbjellte fidanin e pemës në Republikën e Kosovës mu kujtua apo mu paraftyrua Ish Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski i cili në Republikën e Maqedonisë para disa viteve e inicoi dhe e zbatoi akcionin e ngjashëm të titulluar Dita e drurit apo siç thashë ky aksion këtu u zbatua nën moton Mbjelle një dru mbjelle ardhmërinë tënde. Edhe këtu duke folur për qëllimin dhe shkaqet se pse u inicua dhe u zbatua akcioni i mbjelljes së drunjëve u tha se kjo po bëhej për ti shtuar hapsirat e gjelbërta. Këto hapësira janë shumë të domosdoshme jo vetëm për ta zbukuraur ambientin jetësor por edhe për ta pasuruar ate me oksigjen e cila mund të bëhet vetëm se me shtimine hapsirave të gjelbërta . Ajo që më intereson gjithashtu ta di është fakti se pse Republika e Kosovës apo dhe autoritetet shtetërore të saj po kopjojnë veprime dhe akcione të shteteve fqinje.në rastin konkret akcioni Mbjelle një pemë po më ngjanë në akcionin dita e drurit.

Ajo çfare është e pakuptimtë nga zbatimi i aksionit në fjalë në Maqedoni është fakti se sa më shumë fidane janë mbjellur gjatë viteve të kaluara aq më pak drunj ka në hapsirat e gjelbërta të kësaj Republike e me këtë edhe shumë më pak oksigjen. Deri te autoritetet e Republikës së Kosovës e kamë edhe një pyetje e ajo është se athua vallë mund të kenë ndonjë nismë origjinale të tyren ata në vend që të kopjojnë nisma të shteteve të huaja pra këtu nuk po flas vetëm për akcionin e fundit të mbjelljes së drunjëve por edhe për aksione dhe veprime të tjera në politikë të cilat ngjajnë në njëra tjetrën si veza në vezën.

Më intereson gjithashtu ta di se autoritetet e Kosovës a e kanë me gjith mend ta gjelbrojnë apo dhe ta pyllzojnë Kosovën apo aksionin duan ta zbatojnë me titullin tanimë të njohur Mbjelle një pemë që në fakt apo në realitetin politik do të ishte vjedhe ndonjë lek në emër të mbjelljes së pemëve ashtu ngjashëm siç u zbatua aksioni i mbjelljes së drunjëve në shtetin fqinj pra në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat