Diplomacia dhe Shkathtësitë e Diplomatit

Opinione

Diplomacia dhe Shkathtësitë e Diplomatit

Nga: Arbnor Sadiku Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:18
Arbnor Sadiku

Në vazhdën e mjeteve të përdorura për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve është edhe  Diplomacia  një nga mënyrat për zgjidhjen e konflikteve në mes të palëve, në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, e që në fakt  paraqesin një dimension mjaft të gjerë të rregullimit marrëdhënieve politike dhe juridike në mes  shteteve.

Andaj, ne mund të themi se në këtë kontekst Diplomacia  është mjet që i zgjidh problemet, grindjet apo mosmarrëveshjet ndërkombëtare të cilat i kanë shtetet, të zgjidhen nëpërmjet Bisedimeve, Shërbimeve të Mira, Ndërmjetësimit, të shteteve të cilat ndodhen në konflikt.

Këto forma, apo thënë më mirë teknika dhe mjeshtri të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare kanë arritur të ndalin shumë probleme dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare në mes të shteteve të ndryshme në botë.

Kështu, Anglia dhe Franca kanë ofruar shërbime të mira gjatë lidhjes së Marrëveshjes së paqes në Nishtad në mes të Rusisë dhe Suedisë, me të ç ’rast kishte marr fund lufta e Veriut, (1700 -1721); pastaj, BRSS-ja i ka ofruar shërbime të mira Indisë dhe Pakistanit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë eskaluar në luftë në mes tyre, në gusht të vitit 1965.

***

Ajo që mund te themi për Diplomacinë, është se ajo para së gjithash është aplikim i taktit dhe inteligjencës, apo thënë më mirë përdorim i artit në rregullimin e marrëdhënieve zyrtare midis qeverive të shteteve të pavarura. Njëkohësisht, ajo është shkencë mbi marrëdhëniet dhe punët e jashtme të shteteve, apo thënë ndryshe ajo është  art, teknik, mjeshtri dhe mënyrë e zgjidhjes së konflikteve, vështirësive, apo edhe mosmarrëveshjeve të ndryshme në mes të shteteve. 

Diplomacia, është sinonim i politikës së jashtme, i shtetit që vepron në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila shikuar nga aspektet analitike dhe kooperative, mund te themi se qëllim fondamental të saj e ka negocimin, bisedimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të shteteve në grindje, dhe konflikte apo lufta të ndryshme.

 Në këtë kontekst, mund te themi se Diplomacia është ajo që menaxhon marrëdhëniet ndërkombëtare me negociata, përmes ambasadorëve, apo thënë më saktë diplomatëve, të cilët punojnë brenda dhe jashtë shtetit. Por në vazhdën e këtyre përkufizimeve diplomatike për Diplomacinë, mund themi se ajo është shfaqur edhe si profesion, karrierë, shërbim diplomatik, etj.

Diplomacia si institucion i shtetit dhe si faktor i politikës shtetërore, dhe interesave shtetërore duhet ti kryejë tri detyra kryesore të përfaqësimit, negocimit dhe vrojtimit. Me qëllim që të sigurojë informacione e duhura për vendin  e caktuar, dhe me pas të marri qëndrimet të plota vendimmarrëse, për mundësinë e qasjes së problemit ne mënyrë konkrete.   Pra, Diplomacia ndikon në mënyrë të veçantë në formësimin e politikës së jashtme  ndaj shtetit konkret, dhe merr vendime lidhur me temat aktuale të problemit në mes të shteteve të pavarura dhe sovrane. Pra, bazuar në ketë, mund të themi se Diplomacia mbetet një nga format me të mira, të zgjidhjes së problemeve në mes të shteteve, dhe përmes saj, ato zgjidhin konfliktet e ndryshme, që kanë mes tyre.  Por, shikuar në aspektin e përgjithshëm, me Diplomaci nënkuptojmë, strategjitë e shteteve që i vejnë në funksion përmes politikës së jashtme, duke  përdorur taktin dhe inteligjencën e diplomateve te vet,  karshi vendeve të tjera.

 

***

 

Para se gjithash duhet thënë se Diplomacia është menaxhimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me anë të negociatës dhe bisedimeve, kurse metoda me të cilën këto punë kryhen apo edhe rregullohen dhe menaxhohen janë puna dhe zeja e një diplomati.

Andaj, bazuar në këtë që theksuam më lart lirisht mund te themi se të gjithë diplomatët që punojnë nëpër ambasada të huaja apo kryeqytete dhe konsullata të tjera të vendosura jashtë kryeqyteteve, në qytete të tjera të huaja, si dhe pjesa tjetër e diplomatëve të tjerë qëndrojnë në atdhe për ti koordinuar aktivitetet diplomatike brenda shtetit të vet, si punë të tyre kanë Diplomacinë. Kështu, që shikuar nga aspekti i organizativ, veprimtaritë diplomatike organizohen nga ministritë e punëve të jashtme apo institucione tjera të ngjashme sikurse Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ShBA-së. Bazuar, në këtë, mund te themi se puna dhe veprimtaria diplomatike e një diplomati kërkon kujdes, takt, shkathtësi, por edhe inteligjencën e duhur, për ti kryer punët diplomatike të shtetit i cili e ka ngarkuar me detyrë qoftë brenda apo jashtë vendit të tij.

Diplomatët në punën e tyre të përditshme i japin dhe sigurojnë një pjesë të madhe të informacionit, për vendin prej nga vijnë,  në atë mënyrë që ti ndihmojnë atij, në hartimin e politikës së jashtme karshi vendeve tjera, por në realitet shpesh herë ndodh që diplomatët më shumë bëjnë zbatimin sesa krijimin e politikës së jashtme, prandaj, duke pasur parasysh këtë mund të themi se për të pasur një Diplomaci efektive dhe efikase, duhet të kemi edhe diplomat të shkathët dhe inteligjent, në realizimin e detyrave të parashtruara diplomatike të vendit përkatës.

Pra, siç dihet në Demokraci diplomatët zakonisht janë persona të emëruar nga politika, dhe disa te tjerë janë diplomat të karrierës, të cilët nuk ndryshohen sa herë që bëhet ndërrimi i qeverisë.

Dhe, zakonisht në botën demokratike diplomatët e mirë janë pasuri e madhe që rrisin fuqinë e shtetit, sepse ata marrin dhe japin informacione të dobishme për shtetin të cilit i japin përgjegjësi, dhe që punojnë për të dhe për llogarinë e tij.

 Prandaj, në vazhdën e kryerjes së aktivitetit diplomatik nga diplomatët, kërkohet që të kenë shkathtësitë e duhura, sikurse në vijim: Inteligjenca Takti, Mbrojtja e Interesave të shtetit të vetë para shteteve të tjera, të pasurit një kulturë të lartë politike, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat