Më fal, popull!

Opinione

Më fal, popull!

Nga: Migjen Kajtazi Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:19
Migjen Kajtazi

Romantizimi si lëvizje kulturore ka ndër të tjera synimin e përdorimit të imagjinatës në kreativitetin e sajë.

Utopia është një formë dhe një tjetër përfaqësim i një realiteti ideal dhe pa të meta pra një formë e përdorimit të imagjinatës.

Fiksioni është një histori e të paraqiturit të një imagjinate e bazuar në fakte imagjinare për të krijuar te lexuesi, dëgjuesi apo shikuesi kur kemi të bëjm për filma të fiksionit një realitet i bazuar në imagjinatën e krijuesit …

Të gjitha këto lëvizje apo forma e të shprehurit imagjinar më bën të shkruaj ketë shkrim sidomos duke u bazuar në realitetin që po mbizotëron në Kosovë.

 Realitet i lidhur me Kosovën dhe për Kosovën .

 Realiteti i hidhur i lidhur me qytetarët e sajë që morën rrugët e shpërnguljes masive me një pikënisjeje të ditur e me një pikëdestinimi të paditur po i caktuar në ndonjë shtet anë e kënd Evropës Perëndimore.

 Dhe në këtë optikë të imagjinatës sime paramendova e sidomos imagjinova një politikan të Kosovës që do kishte guximin që do ti kërkonte falje qytetarëve të sajë për këto arsye :

– që e bëri qytetarin e Kosovës të Ikë …

 – që e bëri qytetarin e Kosovës ti humbë shpresa për ta shijuar lirinë

– që e bëri qytetarin e Kosovës të „gjynëzohet“ para autoriteteve serbe

– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos e shef të ardhmen e fëmijëve në vend

– që e bëri qytetarin e Kosovës të ngulfatur nga mos zhvillimi

– që e bëri qytetarin e Kosovës të ndarë …

 – që e bëri qytetarin e Kosovës të mos lidhet me tokën për të cilën ka luftuar

– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos besoj në ata që kanë zgjedhur

– që ndikojë me mos punën e tij që antivlera të jetë si propozim i vlerës

– që ndikojë që mjeku të harroj betimin fisnor në shërbim të pacientit

– që ndikojë që ende policia të mos këtë sigurim jetësor

– që të ndikojë që të mos ketë ende ushtri

– që të ndikoj që tregtari të bëj politikën jo ditore po shumë vjetore të zhvillimit ekonomik të Kosovës

– që të ndikojë që mos ketë nisma afatgjatë për pastrimin e Tokës dhe Ujërave të Kosovës që kanë vuajtur nga pushtete të ndryshme sa ka vuajtur populli shqiptar

– që të ndikojë që pasuria e Kosovës të jetë zgjedhje për qytetar e jo barrë e qytetarëve

– që e bëri qytetarin e Kosovës ….

– që të ndikojë ….

– që e bëri ….

– Që të ndikojë …

 

E në ketë frymë të imagjinatës , imagjinova politikanin shqiptarë që falënderon qytetarin e Kosovës që kanë ikur nga Kosova , e ketë ikje ndër të tjera e kanë bërë, duke mos dashtur të futet në luftë vëllavrasje se kjo ju propozu si zgjedhje të problemeve nga politikanët….

E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon ti jipet rasti edhe një herë të punojë për Kosovë e me Kosovë ….

E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon falje për të qenurit i dehur nga pushteti gjatë gjithë këto vite të pushtetit …

E imagjinova politikanin të bëhet burrështetas i Kosovës….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat