Vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve

Opinione

Vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve

Nga: Islam Krasniqi Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:24
Ilustrim

Nuk e di si mendojnë ti ndalin largimin nga vendi ata që e krijuan vetë këtë gjendje, nuk ndalen ikjet me deklarata boshe, nuk mund ti ndalin rininë as me kërkesa apo akuza ndajë ambasadave të huaja, , as me rritje të pagave për vete, letë është me fol nga kolltukët ju që merrni paga të mbi 2000 euro. Dilni dhe hypni në peshore që matën qytetarët, duke i nivelizuar pagat me të punëtoreve në sektorin privat, me ato paga që për një muaj marrin 170 euro, ata që marrin paga 250 euro, dhe të shohin si mund të ja dalin gjatë muajit.

Është vrarë shpresa për një të ardhme më të mire për rinin, dhe ata të ardhmen e shohin vetëm jashtë vendit, dhe me vite po presin një termin para ambasadës Gjermane ne Prishtinë për një vizë pune, sepse gjendja e rend ekonomike, dhe kosto shumë e lartë për të jetuar në vendin tone, po i detyron që të largohen pa dashje në Kosova.

Klasa politike e ka gjunjëzuar sektorin privat, me pagat që marrin vështir ja dalin gjatë muajt, s’ka sigurime shëndetësore, sa që një fëmijë sëmuret duhet të merret borxh për një kontroll, apo për terapinë e tij, punon tërë vitin një pushim s’mund të kryesh askund, se s’mund të rezervosh asgjë nga puna jote pa ndërprerë.

Nataliteti ka ra 95%, nga pesë apo gjashtë fëmije sa ka pasur një qift bashkëshortor, sot ka një apo eventualisht dy, gjithçka si pasoj e papunësisë, sa martesa është shtyrë gjithashtu si pasoj e gjendjes së rend, dhe kërkonin të qëndronin rinia.

E gjithë kjo ka ardhur si pasoj e klasës politike që nga pas lufta, ku I kanë masakruar investitorët, duke ju plaçkitur dëshirën për të investuar apo hapur fabrika në Kosovë, ku fjala e pare ka qenë po çka ka për mua, duke ju qitur haraq. Nuk I ka askush nga dy apo tre million siq u cek në Tv para pak kohe, pos ata që në mënyrë të pa drejt hajn djersen e popullit apo të punëtorëve që i konsideron si robër. Çdo here i fajësonim prindërit tanë që na shkolluan dhe na izoluan në këtë vend, largohen fëmijët e dëshmorëve, siç po shohim raste çdo ditë, invalidët e luftës të cilët janë pa gjysmën e gjymtyrëve të trupit për një jetë me të mire, e çka me prit të tjerët.

Qysh me bind popullin së presim ditë me të mira kur deputetet, ministrat, Drejtorët e policisë akoma marrin paga invalidore pos pagës së lartë që gëzonin për shërbimin që e kryen, qysh do me i bind qytetarët së do të rregullohet gjithçka kur dikush merr dy e më shumë paga e dikush asnjë, veteranët ofendohen shpesh here për 170 euro, që pas 20 vejte ju ndatë, andaj edhe rina ka vendosur që ta kërkoi rrëskun, ku do që mundet në këtë planet, e mos të pret nga njerëzit që sit ë zgjohen në mëngjes mendojnë për vete apo për grupin e tij të ngushtë.

Vetëm mos të harrojmë se edhe Kosova shumë shpejt do të zbrazet ashtu si shumë vende tjera , ku vetëm të moshuarit kanë mbetur pa përkujdesjen e askujt!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat