Kur e keqja lëshon rrënjë

Opinione

Kur e keqja lëshon rrënjë

Nga: Dibran Demaku Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:11
Dibran Demaku

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur në ndodhi thyerja e madhe(ra socializmi si sistem shoqëror si një ngrehinë prej kashte)shqiptarët e të dy anëve të kufirit Shqipëri-Kosovë, mbetën si të thuash si peshku në zallë. Shqiptarët e Shqipërisë që me vite të tëra kishin ndërtuar socializmin me forca të veta(kështu shprehej propaganda e kohës)me rënien e socializmit kishin mbetur pothuajse krejt lakuriq, me shkopin e lypësit në dorë; ndërkaq shqiptarët e Kosovës përjashtoheshin masivisht nga puna nga regjimi okupues serb. Përveç kësaj shqiptarët e Kosovës ishin të rrezikuar edhe fizikisht nga regjimi serb, andaj nuk u kishte mbetur tjetër vetëm të iknin nga sytë-këmbët!

Kështu shqiptarët e të dy anëve të kufirit, të ndarë pothuajse një shekull, takoheshin dhe njiheshin jo në tokën dhe vendin e tyre, por në vende të huaja, ku kishin gjetur vendstrehim! Meqë nuk ishin parë pothuajse një shekull të tërë(dhe nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin) kur rrinin bashkë në ndeja të ndryshme, shpeshëherë edhe ziheshin e keqkuptoheshin pothuajse për gjithçka?!Të lindur dhe të rritur nën zhurmën e propagandës së dy shteteve prej nga vinin secila palë e akuzonte palën tjetër se përse e kishin lënë vendin e tyre, kur atje i kishin pasur gjithë të mirat e kësaj bote?!

Shqiptarët e Kosovës në biseda e sipër i sulmonin ata të Shqipërisë se përse kishin ikur nga atdheu i tyre, shpeshherë duke i cilësuat edhe si „tradhtarë të atdheut”, ndërkaq ata të Shqipërisë i sulmonin ata të Kosovës se përse kishin ikur nga Kosova, kur sipas mendimit të tyre (atje, pra në Kosovë shteti të jepte edhe traktorë për punimin e tokës(?!),të jepte edhe makineri të llojllojshme?!...

Dhe kur shqiptarët e Kosovës u thonin atyre të Shqipërisë se ato makineri që i kishin pasur nuk ua kishte dhënë shteti, por i kishin blerë me paratë e fituara nga puna, ata Shqipërisë ua kthenin :e shihni se si serbi u ka lënë të bleni edhe makineri ndërkaq ai „plehra ynë“(e kishin fjalën për Enver Hoxhën) na lejonte të kishim vetëm nga një biçikletë për të cilën paguanim sa çimet e kokës?!

-Por, ju e keni së paku atdheun e lirë!-ua kthenin ata të Kosovës!

-E ç‘të duhet atdheu i lirë kur nuk të ngop as me bukë?!-përgjigjeshin shqiptarët e ikur nga Shqipëria...

Dhe kështu ziheshin shqiptarët e të dy anëve të kufirit, ndonjëherë edhe deri në refuzim, sepse nuk ia dinin hallet njëri-tjetrit siç thotë populli...

Në një këso ndeje në mes shqiptarëve të dy anëve të kufirit, në një shtëpi grumbulluese në një qytet të Gjermanisë, një i moshuar nga Tirana, në mes tjerash pat thënë:-Dëgjoni ju vëllezërit e mij nga Kosova: Pas këtyre thyerjeve të mëdha që po ndodhin, një ditë edhe ju do t‘a keni shtetin e juaj-Kosovën e shtrenjtë të lirë! Do ta keni vendin tuaj të lirë se s‘bën!...Po ju dëgjoj tash sa kohë se si neve shqiptarëve të Shqipërisë po na quani edhe „tradhtarë“, përse kemi ikur nga atdheu?!...Mbase për këtë edhe nuk keni të drejtë, por nejse...Unë e di se ju shqiptarët e Kosovës keni hequr(dhe ende heqni)të zitë e ullirit nga okupuesi serb?!...Vetëm një gjë duhet ta dini: Okupuesi është okupues dhe nga ai nuk pritet asgjë e mirë!...Jeta nën okupim është e rëndë! Veçse populli i okupuar ka shpresë se një ditë okupuesi do të ikën dhe atdheu do të jetë i lirë!...Ju jeni lindur dhe jeni nën të njëjtin okupues?!...Ndërkaq ne shqiptarët e Shqipërisë jemi lindur dhe jemi rritur në atdheun e lirë!...Dhe do ti që ky atdhe i lirë na ka bërë shumë të këqija sa jemi mërzitur me lirinë e tij?!...I huaji edhe të lë pa bukë edhe të vret, veçse ai që është i huaj!...Ndërkaq kur i yti të lë pa bukë e edhe të vret, kjo është tepër e rëndë...Është mizore!...Uroj që nesër kur ju shqiptarët e Kosovës ta keni atdheun e lirë, ata që do të ju udhëheqin të mos ua pinë gjakun, siç na e kanë pirë gjakun ata tanët për vite me radhë!...Sepse po ndodhi një gjë e tillë, edhe ju do të ikni nga atdheu juaj i lirë mbase në mënyrë edhe më masive nga ç‘po ikim ne?!...

Profecia e të moshuarit nga Tirana, e thënë gati tridhjetë vite më parë në një shtëpi grumbulluese në një qytet të Gjermanisë, po del të jetë e vërtetë!...Këtë vit Kosova jonë e dashur i bën plotë dy dekada të lirisë nga okupuesi serb!...Dhe në këtë njëzetë vjetor lirie Kosova zbrazet nga banorët e saj në mënyrë masive?!...Pushtetmbajtësit(që tash janë tanët)herë pas here flasin edhe për fenomenin e ikjes së popullatës nga vendi!...Flasun krejt të qetë, thuajse bëhet fjalë për një piknik?!...Të rrethuar nga militantët e tyre analfabetë dhe nga servilët e pakurriz, ata sikur nuk duan të shohin zbrazjen e vendit nga popullata?!...Bile ndonjëri nga ta, siç bëri dje edhe kryeministri analfabet Haradinaj, fenomenin e ikjes së popullatës e quajti krejt normale?!...Bullgarisë tha kryeministri i ka ikur një popullatë milionëshe tha kryeministri ynë analfabet?!...Athua me këtë deklaratë ai deshi të thonte se edhe nga Kosova ikin një milionë banorë, për këtë kryeministër gjithçka është normale?!...Sepse ai e di se ata që do të mbesin në Kosovë janë ata që ai i ka „rehatuar“ nëpër institucione shtetërore dhe ata përjetësisht do të jenë votuesit e tij dhe se ai, pra Ramushi përjetësisht do të mbetët në karrigen e kryeministrit?!...

E keqja ka lëshuar rrënjë në Kosovën tonë dhe po s‘u shkul ajo që nga rrënjët, vështirë se do të këtë shpresë për Kosovën dhe popullatën në të?!...Rrënja e parë e së keqes që duhet shkulur e ka emrin dhe mbiemrin Ramush Haradinaj?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat