Erdogani vështirë e përpinë humbjen

Opinione

Erdogani vështirë e përpinë humbjen

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:54
Sherif Ramabaja

Zgjedhjet lokale nuk shkuan ashti siq shpresonte Erdogani. Sidomos humbja e metropolit të stambollit i dhemb. Situata e pasigurtë politike po peshon mbi lirën turke. Që nga fundi i marsit lira humbi mbi 7 përqind kundrejt dollarit amerikan. Sot lira ishte po ashtu nën presion dhe kundrejt dollarit humbi një përqind ndërsa kundrejt euros 2 për qind. Ekspertët spjegojnë dobësimin e lirës, nga faktorët politik. Ekziston një skepticizëm i madh politik, sidomos për kreun e shtetit Erdoganin dhe partinë e tij AKP. Sidomos kjo rezultoi nga rezultati i dobët në zgjedhjet lokale për presidentin Erdogan.

 Çështja kryesore është për humbjen e zgjedhjeve në metropolin e Stambollit, ku ai kërkon që zgjedhjet të përsëriten. Pikërisht në Stamboll Erdogani filloi karrierën e tij politike në vitin 1990 si kryetar bashkie. Megjithatë sipas rezultateve paraprake, metropolin e Stambollit e fitoi kandidati opozitar Ekrem Imamoglu. Përveç kësaj vlenë të theksohet se Turqia po vuan nga problemet ekonomike. Turqia ra në recesion në gjysmën e dytë të vitit 2018. E tërë kjo po shoqërohet me shkallën e lartë të inflacionit. Në muajin mars, inflacioni vjetor u rrit 19.71 për qind, duke pasur parasysh zhvlerësimin e lirës javët e fundit dhe çmimin në rritje të naftës. Fundi i këtij trendi negativ nuk pritet të përfundoj, paralajmëruan bursistët.

 Investorët tërheqin kapitalin e tyre nga Turqia

 Perspektiva për ringjalljen e shpejtë të lirës është e zymtë. Banka gjermane Commerzbank, paraqiti këto ditë një raport ku tregon se, rezervat valutore të Bankës Qendrore Turke po zvogëlohen, si pasojë e tërheqjes së kapitalit të tyre nga investorët. Rizgjerimi i deficitit është shqetësues, pasi ekonomia turke ndodhet në recesion. Ky lloi trendi mund të ushtroi presion akoma edhe më të madh mbi lirën turke, shtojnë ekspertët.

 Vëzhgues të tjerë tregojnë, për pasigurinë që shkaktoi presidenti Erdogan me deklaratat e tij dhe sulmet e hapura ndaj bankave dhe shteteve të tjera. Ky është një përshkallëzim më serioz se vitin e kaluar, thonë ata. Nëse investitorët humbin besimin në të gjithë bordin drejtues, kjo do t´i prekte kompanitë turke.

Pothuajse 200 miliardë dollarë kredi, janë huazuar nga vendet e tjera. Nëse lira bie ndjeshëm, shumë kompani ka të ngjarë, të kenë vështirësi në ripagimin e kredive. Një valë e re falimentimesh, do të rriste papunësinë, e cila tashmë është 13 për qind. Erdogani siq po shihet e ka humbur rrugën dhe problemet në Turqi mund të përshkallëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat