Agim Ramadani “Katana” jeton

Opinione

Agim Ramadani “Katana” jeton

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 13 prill 2019 Në ora: 19:22
Agim Ramadani

• Të gjithë prijësit tonë i kemi të mirë, mjafton që ne të jemi ushtarë të mirë.                                                                    

• Ejani të luftojmë bashkë.                                                                                                                                                                    

 • Edhe vetëm një ushtar i gjallë po të mbetet e ka për detyrë të zbres në fshatin e parë dhe të themeloj ushtrinë  për çlirimin e Kosovës tonë.                                               • Dashuria është gjithmonë e pa vdekshme.

Agimi ishte figurë në të cilën ngërthehen dhuntitë  dhe thyhen mitet e rrejshme. Dhuntitë brenda një personaliteti, nuk pengojnë njëra tjetrën por  përkundrazi ato stimulojnë dhe ushqejnë njëra tjetrën për të u bashkuar në një pikë unike, te forta dhe të pa thyeshme. Duke studiuar figurën e tij kuptojmë së lufta e të kundërtave është rruga drejt unitetit real. Ai ka dëshmuar së vendimet serioze janë të realizueshme dhe intensitetet e vështirësive dobësohen para seriozitetit të këtyre vendimeve. Shpirti i realizimit të vendimeve të mëdha serioze, është arsyeja për të luftuar dhe qëllimi për interes të përbashkët.

Fitorja në luftën e Koshares është fitore gjithë shqiptare. Kjo nuk u mposht para njëzet viteve dhe as gjatë këtyre viteve. Tani pranohet nga të gjithë, me rrëfime, tregime dhe përkujtime, dokumentarë, qoftë nga fituesit qoftë nga të tjerët. Është fitore në luftën e të kundërtave së pari, brenda shqiptarëve dhe pastaj, ndaj ushtrisë kriminale serbe. Kjo fitore është rezultat i unitetit të kësaj force unike. Kjo filozofi e luftës nuk zbërthehet lehtë madje as për të u shpjeguar. Sa më shumë mundohesh ta zbërthesh aq më e pa zbërthyer të del. Kështu që studiuesit nuk i mbetët rrugë tjetër vetëm që këto kualitete brenda një personaliteti apo etnie; t’i studioj kështu të lidhura komplekse.

Arti i luftës i lidhur ngushtë më artin figurativ, artin e shprehjes së lirë, të fjalës së bukur dhe të gjitha këto të lidhura me dashurinë, për të mirën dhe të bukurën të përshkuara nga dhimbja dhe vuajtja dhe  më guximin e mjaftueshëm për çdo veprim të duhur. Kur jemi të dashuria kjo përfshinë një tablo shumë më masive; si bazë është dashuria për atdheun e lirë, për bukurin dhe pasurinë e tij, për historinë e lavdishme dhe kulturën e lashtë kombëtare, për respektin ndaj atyre që u sakrifikuan për ta mbrojtur, për bukuritë natyrore, për sportin si aktivitet dhe kënaqësi, për njeriun dhe vlerat e tij, dashurinë për familjen e gjerë dhe për gruan dhe fëmijët e tij.

Sakrifica kapitale, për këtë luftë mundë të shpjegohet më formulën e të madhit Jeronim De Rada “ Për dashuri jep jetën, për Atdhe jep dashurinë”. Kur jemi të dashuria qoftë si koncept qoftë si përjetim duhet ta kuptojmë së jo rrallë del e pa kufizuar në kohë dhe as në hapësirë, dashuria del e pa vdekshme. Por dashuria është përjetim. Si mundë të jetë i pa vdekshëm përjetimi?  Të Agim Ramadani  dashuria është diçka që nuk perëndon as pas perëndimit të tij, që nuk ka  përfunduar me rënien e tij. Dashuria e Agimit për vendin dhe të tjerët jeton edhe sot, njëzet vite pas kalimit të tij në amshim si burim i motivit prodhues.

Po, po prodhues i pa ndërprerë për gjeneratën e re që ka marrë botën në sy, për të u kthye përsëri dhe për ta bërë vendin e lirë, të këndshëm, e të fortë. Por edhe si forcë tërheqëse për të i mbajtur njerëzit rreth vetës. E si të vlerësohet? “Mu shterofshin sytë dhe mallkuar qoftë gjaku im” është vet mallkim, psherëtimë, që shpërthen nga një zemërplasur që e ka lodhur robëria, që nuk mundë të kthehet i lirë në shtëpinë dhe familjen e vet? Apo nga mallëngjimi i mërgimtarit për atdhe?

Apo është betim për luftë deri në fitore, kur merr armët dhe niset për luftë? Apo është një ndëshkim nëse qëllimin nuk e realizon. Kjo thënie del një formulim artistik i ndëshkimit me mallkim që të pret në fund të dështimit ;qoftë larg!!!!.  Ndërsa për fitore, nuk ka vdekur por në trupin e Kosovës së lirë qëndron i tretur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat