Ateisti Naun Kule  ose lajthitja e një Intelektuali pa moral

Opinione

Ateisti Naun Kule  ose lajthitja e një Intelektuali pa moral

Nga: Pirro Prifti Më: 14 prill 2019 Në ora: 13:45
Pirro Prifti

Lexova rastesisht një shkrim të zotërisë Naun Kule me një titull skandaloz të datës 19 nëntor 2018 që për etikë nuk po e shkruaj ashtu si e ka shkruar ky palo intelektual titullin tek gazeta e respektuar DITA: `B…shiturit`.

Aty më përmënd emrin tim duke u shprehur në këtë mënyrë halucinante e denjë për një që sapo ka ndërprerë medikamentet psikiatrike:``.. Më i zellshmi në këtë lukuni grekomanësh, ishte një “profesor i shquar”, Pirro P., drejtues i Lidhjes së intelektualëve ortodoks, pranë Sinodit të KOASH-it i cili, në shkrimin kritik më akuzonte veç të tjerash edhe si mosmirënjohës ndaj Hirësisë të cilin, “Zoti desh dhe e solli mes nesh…?!”

Më çudit fakti që përse ky person nuk lexon as gazetat as prononcimet dhe problemet e KOASH -it për të cilat unë si individ kam shprehur sidomos në Promemorien e 25 tetorit drejtuar KOASH `Për vlerësimin e figurave të shquara klerikale të Shqipërisë, vendosjen e tyre në kalendarin orthodox`, por kryesore në Promemorie ishte kërkesa për mbledhjen e Sinodit nga ana e KOASH për të krijuar Komisionin për vlerësimin e këtyre figurave përfshi dhe shënjtërimin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Promemoria është e botuar me 25 tetor në disa gazeta dhe intelektuali i lajthitur mund ta lexojë që të kuptojë se kush jam unë.

Sigurisht shkrimi i z. Naun është plot të pavërteta  e i mbushur me një mllef pleqëror alkolik, ku dominon sharja sepse fuqia e ka lënë, dhe siç thotë Shekspiri tek Hamleti: ``Alkooli të shton dëshirën por të thyen majën..`

 Shkrime të tjera kundër personit tim intelektuali i lajthitur ateist Naun ka shkruar edhe tek Telegrafi e kudo, por mesa duket ky person i fsheh publikut një të vërtetë të hidhur, për të cilën unë kam shkruan në vitin 2013 tek gazeta Sot më 24 maj 2013.

Historia e këtij birboj i cili ishte ( dhe nuk e di nëse është) Kryetar i shoqatës Myzeqeja,, qëndron pikërisht në faktin se z.Naun Kule i u lut KOASH-it që të sponsorizonte një libër të tijin monografi me titull`` “Rrëfimet e Ardenicës”; dhe KOASH e ndihmoi për ta botuar. Në shkrimin tim të vitit 2013 me titull `Një përgjigje për Kryetarin e Shoqatës “Myzeqeja, ateistin Naun Kule`` unë shkruajta midis të tjerash: `A nuk është z. Naun Kule, autori i librit “Rrëfimet e Ardenicës” monografi, botuar me financimin e Kishës “së dashur të tij” Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me ISBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh me pathos edhe falenderimet e tij? Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar “Myzeqeja”, që ishte ai që lëpihej në korridoret e KOASH-it, për të botuar librin dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, edhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z. Naun duhej të ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar. Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar.``

Por, (gjithmonë ka një `por`), menjëherë pasi mori sponsorizimin dhe pasi e botoi librin, z.Naun Kule papritmas e kapi kriza e nacionalizmit të sëmurë dhe nuk ka lënë shkrim pa botuar e pa sharë Kryepeshkopin, pra bamirësin e tij, dhe sigurisht këto sulme dhe sharje i ka justifikuar edhe nën hipokrizinë që ai na kërkoka një Kishë ku të jetë një shqiptar dhe jo një grek që nuk flet shqip; akuza banale dhe të rëndomta të një ateisti i cili nuk ka ardhur asnjëherë në kish për të parë se si flitet shqip aty dhe se si Kryepeshkopi ynë i nderuar flet shqip.

Por profesionin e shpifjes Naun e ka përvehtësuar aq mirë sa tani, në kohën e pleqërisë për shkak të mëndjemadhësisë dhe burracakllëkut nuk po e kupton se çfarë shpif quhet e vërtetë dhe anasjelltas. Zoti të cilin ai nuk e respekton, – e faltë për budallalleqet që shkruan.

Unë e pranoj që e kam përkrahur dhe e përkrah Fortlumturinë e Tij Anastas dhe kam shkruar se: ``Nëse Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flaës shqip, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Autoqefale Orthodokse nga vdekja e shkaktuar nga komunistët ekstremistë``,  si p.sh., i nderuari z. Naun, që Zoti e faltë sepse unë e fal atë që më shan, por përgjigjen do jakthej që të kuptojë se ku ka gabuar.

Pra kush po e lexon këtë shkrim do të kuptojë se kush është `b..lëpirësi`  me të cilin shkrim z. Naun ja ka futur vehtes sepse ka harruar që është ai kërkoi sponsorizimin i cili i u dha me shumë dashamirësi, por I ligu mbetet I lig edhe kur I bën mirë.

Shpresoj të mos shkruajë më herë tjetër `ëndra në sirtar`apo qiqra në hell`. Amen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat