Dikush trokiti në derë

Opinione

Dikush trokiti në derë

Nga: Milazim Maraj Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:04
Milazim Maraj

Ishte ditë e hëne 03.11.1986 ora 6.00 dera e oborrit trokiste pa ndërprerë  por forca goditjes tregonte së ishte një dorë e pa fuqishme.  Një ditë më parë patëm një dasmë, përcollëm vajzën e axhës Fatimen . Shikova nga dritarja dhe e pashë që doli Baba Fazli. Hapi derën, brenda u fut një vajzë, nuk e njoha. Ajo erdhi bashkë më babën në shtëpi, dukej të jetë shumë e shqetësuar. Jam vajza e Arif Arifaj nga Rakoshi, vajza e Kadires tha. E kuptuam se ishte tezakja e Skenderit. Ka hyrë milicia të axha Mal vazhdoj vajza e shqetësuar që po dridhej e tëra. Ka shumë milic dhe civil. Hapi çantën dhe nxori disa kaseta. Në njërën shkruante Dervish Shaqa, në një tjetër kasetë shkruante, Fatime Sokoli, Shyqyri Alushi dhe kështu kasetat kishin emra të këngëtareve shqiptarë nga Shqipëria. A nuk të kontrolluan ty e pyeta, po me kontrolloj një milic ishe i zi, ishte shqiptarë dhe me tha shko dhe shty në drejtim të derës. E dëgjova që foli serbisht më një njëri pa uniformë nuk e kuptova çka tha por e mbajta mend vetëm fjalën shkollë dhe Rakosh... Skënderi  më tha që të i sjelli të ti.  Pashë babën në fytyrë ishte i zbehur, në fytyrën e tij vërejta, një shqetësim, dhimbje dhe keqardhje. Doli nga dera më pompën që e mbante në dorë dhe kohë pas kohe e ngrittë të goja nga se vuante nga astma në dorën tjetër mbante shtagën kërrute në të cilën mbahej . Po shkojë; tha edhe pse nuk e di a do të më lënë të hyj brenda. Pas një ore u kthye i lodhur dhe shumë i mërzitur. Ishte fjalë pak. E morën Skënderin tha dhe ju dridh buza. Pse? Nuk me treguan, më thanë kemi urdhër. Por e pashë kur e nxorën nga shtëpia me duar lidhur. Shtëpia ishte plot njerëz të afërt që kishin mbetur nga dasma e Fatimes.

Në fytyrat e tyre lexohej, shqetësim, dhembje , urrejtje. Vëllai i Skënderit Fatmiri ishte në shërbim ushtarak baçi Mal tani ishte vetëm na se na ishim në Fushë Kosovë. Sa dola në qendër të fshatit mësova së paska pasur edhe arrestime tjera. Milicia e paskan arrestuar edhe Xhemaijl Blakajn që ishin shokë të pa ndashëm më Skënderin. Pastaj e kuptuam së edhe në fshatin Cercë e paskan arrestuar Ahmet Rexhaj që poashtu ishin shokë më të mirë më Skënderin dhe Xhemajlin. Ishte heshtje kobi. Askush nuk donte të fliste për këtë ngjarje. Po kur, dikush fillonte të komentonte këtë ngjarje, të tjerët iknin që të mos qëllojnë aty, së kush e di, mundë të merrej në pyetje dhe duhej të tregonte kush çka foli. Baci Mal ishte mjaftë i mërzitur por edhe mjaftë i vrazhdë. Edhe nëse kalbet në burg nuk shkojë më e vizitua. Ia paskan gjete revolen dhe në vend që të luftojë e ka dorëzuar armen si grua. Në odën e tij ishim familja e gjerë. Askush nuk fliste. Baci Mal edhe një herë shfryu; e ka dorëzuar armen pa luftua. Më një revole 7/65 ka deshtë më luftua me 30 milic? I thash. E di që e ke prej zemrës së plasur por mos e fajso pa te drejt. Ai  kishin shumë bagëti, tufë lopësh, dele dhe dhi. Tani ai kishte mbetur vetëm më të gjitha. Pushteti kundër shqiptar nuk u mjaftua më kaq. Kuriri i fshatit trokiti derë më derë për të ftuar fshatin në mbledhje të lidhjes socialiste, që do të mbahej në Vrellë në ora 18.00. Në çdo derë përsëriste refrenin, mbledhja është e detyrueshme. Në mbrëmje filloj mbledhje po si zakonisht më një gjysme ore vonës. Aktivistet e famshëm politik kishin marrë për detyrë të i dënojnë shumë të rij dhe familjet e tyre më përjashtim(lëçitje) nga fshati. Këtë mbledhje e kishin përzier edhe më një program për fshat dhe në votim i nxorën si paketë.

Shumica e mbajtën mend programin për fshat dhe e votuan. E pyes Muharrem Blakaj a din çka votove po më tha programin për katund, po kush na vet neve o burrë lë te kryhet mbledhja dhe të shkojmë. Ti nesër nuk guxon më shkua në shtëpi të fqinjit tënd, as unë të baci Malë, Kush? Kush mundet me më ndalë? Të përjashtojnë edhe ty i thash, ai u ndal e më pyeti çka duhet më ba?. Me shkua edhe më shpesh së përpara. Nëse duan lë të përjashtojnë krejt katundin. Po qe besa tha Muharremi sonte nuk e kam pasë ndërmend më shkua por do të shkoj, që tash prej kësaj mbledhje. Kështu vepruam ditëve në vijim. Unë shkova të Baci Mal dhe i tregova, por ai nuk e qau kokën fort, për këtë punë. Deri sa unë po bisedoja më bacin Mal në odë u fut kushëriri jonë Sali Hajdari. Baci Mal unë dhitë e mija po i lëshoj gjithë dimrin deri sa nuk e ka zënë bora, ti ke mbetur vetëm deri sa të kthehen djemtë; unë i ruaj edhe dhitë tua. Çdo mëngjes i lëshonte dhe në mbrëmje i kthente. Kurse baci  Selim ishte i gatshëm të i ushqej bagëtinë e bacit Mal para të vetave.. Kështu filloj mos respektimi i vendimeve socialiste kundër shqiptarëve thashë më vete. Këtë shembull filluan ta zbatojnë të gjithë. Rizë M. Blakaj kishte një gazmend për vajzën e tij Shehrijen.

Kjo familje nuk e kishin respektuar vendimin e partisë Socialiste.  Në këtë gazmend e kishte thirre kushërinjtë e vet, ndërkaq të dritarja e odës u duk Muharrem Blakaj më Smajlin, diçka folën. Xhevati erdhi brenda dhe me thirri. E paskan mbyt Xhemën. Kush të tha? që Smajli dhe Muharremi po të thërrasin. Posa dola babë e birë më treguan për këtë tragjedi që ishte jo vetëm familjare. Ishte data 09.11.1986, prindërit po përgatiteshin për të marr kufomën e djalit të tyre që e kishin vrarë më torturë shteti i Jugosllavisë. Vrasja kishte ndodhë në burgun e Pejës. Të nesërmen u bë varrimi. Shumë punëtor të shërbimeve sekrete jugosllave kishin ardhur në fshat që ne mëngjes, Ata përmes të bashkëpunëtorëve të tyre, kishin kërcënuar njerëzit që do të merrnin pjesë në këtë varrim. Provova të thërras disa nga lagja ime dhe nuk pata shumë  sukses. “Shko ti the qafen në daç, me tha një kushëri nga i cili nuk pritja reagim të tillë”, na nuk mundemi më u shty më shtet. Varreza kishin ardhur pak njerëz. Muharrem Vuthaj kishte arritur  të mobilizoj disa të rij nga lagja e vet dhe erdhi. Më vonë erdhën edhe nga Sudunica; Sadri Smajli më disa anëtarë të familjes së  vet. Në fshat ishin vendosur edhe kamera për të përgjuar pjesëmarrësit në këtë varrim. Varrimi më pak njerëz u duhej komunisteve servil për  dëshmi që ja populli nuk është më këto familje nacionaliste. Më vonë erdhi baçi Mal. “A din gjë për Skënderin?“ Jo i thash a nuk je interesuar  ti hiq a? Jo më tha më një ton protestues.

Unë në atë kohë jetoja në Fushë Kosovë. Këtë ditë kisha ardhur vetëm për varrim. 11.11.1986. bashkë më Ramën shkuam në Pejë. Po hyj unë më tha vëllai im  Rama, ti edhe ashtu je në sy të tyre. Jo, jo i thash ti ulu dikund dhe pritem. Hyra në gjyq dhe kërkova lejen të gjykatësi hetues. Pasi e përshëndeta ai më përtesë e ngriti kokën dhe në serbisht më tha fol, më një to urdhërues. Kam ardhur ta vizitoj vëllain Skënder Maraj, në serbisht edhe djalit të axhës i thonë vëlla prej axhe. Ti vëlla e ke po i thash. Nuk është këtu. Dola jashtë shumë i brengosur dhe i frikësuar, dyshoja që e paskan vrarë edhe Skënderin. Shkova të dera e burgut dhe trokita në sportel. E hapi, ishte Isa Shala, a është Skënder Maraj Këtu? Po më tha; banë çka të mundësh për te së i ka punët shumë keq. U ktheva përsëri të gjykatësi hetues, brenda kishte ardhur nëna e Demë Blakaj, ajo po  përlahej më gjykatësin hetues:” Djali jem nuk ka bëre kurrfarë turpi. Unë kamë ardhur më e vizitua dhe ti duhet të më jep letrën”.  Gjykatesi mu drejtua mua:” Ti çka kërkon, të trfegova një herë” Skënderi është këtu dhe ti duhet të ma lëshosh lejen për ta vizituar. Kush të tha, kjo nuk ka rëndësi i thash. Ai më lëshoj lejen për vizitë dhe unë u nisa të dal, por nënë  Mejremi që më këmbësi ishte malazeze më kapi për dore dhe me ndali” prit të dalim bashkë”, mori lejen dhe më kokën lartë doli nga gjyqi duke e injoruar pa fol, gjykatësin  hetues.

Tani procedura e vizitës ishte një akt tjetër. Më vizitorin në boks hynte edhe inspektori i milicisë, më mua erdhi Jakup Llonçari. Pasi u lajmërua më zë të lartë “Bjere Skënder Maraj”. Nga dera e burgut doli Sadri Idrizaj nga fshati Lubozhdë. Unë heshta që ai të ofrohet më afër boksit dhe ta shoh gjendjen e tij. Ishte shumë i lodhur nga torturat, ishte i rraskapitur më vështirësi qëndronte në këmbë. “Fol , fol çka po pret me thoshte ”Inspektor Jakupi, duke më trokitur në shpinë. Nuk është ky Skënderi i thash, po pse nuk po flet që de po flas, nuk është ky. Pasiu e kthyen Sadriun u hap dera dhe e pash Skënderin. Ecte më vështirësi drejt boksit të vizitave. Patika pa lidhëse nuk po ia zinin këmbët e ënjtura nga rrahja. Gishtërinjtë e duarve të ënjtur dhe të hapur nga enjtja mi tregoj, pas kokës kishte një plagë që ishte mbuluar më gjakun e tij të tharë. Nuk e lash të fliste duke komentuar: Skënder ti je i pafajshëm, shpejt ka me dal prej burgut, mos u mërzit, ai e kuptoj që jemi të përgjuar dhe me tha më merr një avokat. Po i thash sa të dal menjëherë. Vizita u krye tha inspektori dhe dolëm. Shkove të Avokati Adem Bajri. Ai më priti më mirë së çka pritja nga një avokat. Për këndë je për Skënder Maraj. Nuk kërkoj vetëm 500DM. Nga se e kam krejt grupin. Pasi nënshkrove Autorizimin dhe bëra pagesën kërkova që ta vizitoj një herë në ditë. Së sa për drejtësi këta dënohen më telefon nga Beogradi i thash. Nga sot askush nuk ka të drejt ta nxjerr nga qelia pa më thirre mua. Kjo nuk ishte një siguri, as Xhemajlin nuk e kishin nxjerr fare nga qelia por e kishin  vrarë në qeli. Duke dalë nga avokatura takove Osman Idrizaj që ishte baba i shoqes së Skënderit. Unë jam në gjendje ta shes Lopën tha dhe ia paguaj avokatin Skënderit. Jo i thash unë tash sa e kreva. Pata fol me avokatin Bekë Lajçi  po më thonë është i mirë. Shkuam bashkë të Beka dhe e bëmë edhe një autorizim tjetër ai kërkoj 16.00000 dinar. Më Bekën folëm që të merret vesh më Ademin dhe për çdo ditë të vizitohet dhe të na informoni çka po ndodh. U nisem për në Fushë Kosovë. Më vonë u njoftuam së torturat kanë përfunduar dhe tani motrat dhe familja e gjerë e vizitonin me rregull.

 14.04.2019-Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat