Letër mbështetëse për Albin Kurtin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!

Opinione

Letër mbështetëse për Albin Kurtin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!

Alban Krasniqi Nga Alban Krasniqi Më 14 prill 2019 Në ora: 18:08
Albin Kurti

I nderuar z. Kurti,

Teksa qëndroje i tërhequr në veprim, dyshonim se fillove të mendosh dhe të kalkulosh si politikan indiferent ndaj së keqes së përgjithshme. Me një fjalë  si gjithë të tjerët.  Dantja thoshte se “vendet më përcëlluese në Ferr, u janë rezervuar atyre, që në periudhat e krizës morale kanë qëndruar indifirentë”. Fillove një aktivitet të ri me mision të vjetër: tubime me qytetarët e çdo komune për rrëzimin e kësaj qeverie.Kjo nismë duhet bërëdhe duhet mbështetur për dy arsye: për ta ndalur hajninë dhe për ta ndalur eksodin. E para shkak, e dyta pasojë.

Sllogani i protestës “Kundër PANhajnisë! Zgjedhje të reja” shpreh dykuptime dhe një lajtmotiv. PAN mund të merret edhe si akronim për koalicionin qeveritar, edhe si parashtesë me kuptimin gjithë. Me një fjalë, në të dy rastet shpreh hajninë e përgjithshme ngatë përveçmit.   E qëlluar është kjo nismë edhe për shkakun se qytetari filloi të vegjetojë, ndërsa PANhajnia tëjetojë. Shtrirja e saj u zgjerua dhe u thellua nga të gjitha instancat shtetërore, duke filluar në ndërmarrjet publike, duke vazhduar në projektet “zhvillimore” të rrugëve dhe të termocentralit “Kosova e Re”, e deri tek insistimi i pagesëssë “borxhit” prej 53 milionësh,gjoja për “pengesën” që ia paskëshim bërë kontraktuesit gjatë punimit të autostradës “Arbën Xhaferi”. Asnjë kontratë nuk u bë publike, askush nuk i pa. Nuk u bën publike, nuk i pa askush edhe kontratat e familjarëve, të punësuar tevona në ndërmarrje publike. S’do mend se këto sjellje krijuan pabesi dhe zhgënjim te qytetarët, tëcilët medoemos që shpresën do takërkojnë diku tjetër, qoftë edhe prapa diellit. Njerëzit po migrojnë me të madhe. Ata, pa dëshirën e tyre, po e përsëritin historinë e dhimbshme të eksodit, të këtij nocioni që na ka shoqëruar përgjatëhistorisë. Moreja, Toplica, Kosova dëshmojnëpër historinë. Edhe sot e kësaj dite arbëreshët e qajnëMorenë dhe Koronin nëpër rima e balada; Toplica, kjo krahinë e dhimbjes, që i “pagëzoi” muhaxhirëbanorët e vet, të cilët në dëbim e sipër, nuk arritën ta nxirrnin as mjaltin e freskët nga kosheret; Kosova, që një pjese të madhe të popullatës së saj iu desh ta “përqafojë” marrëveshjen në mes kralittë Serbisëme mbretin e Turqisë, që “turqit” e Kosovës të rikthehen nga kanë ardhur – në Anadoll. E fundit dhe rrëqethëse ishte prapë Kosova, me eksodin i vitit 1999.  Të gjitha këto u bënnga pushteti i huaj, i cili arriti t’i dëbojë, t’i përdhunojë, t’i masakrojë, por kurrë nuk arriti t’i nënshtrojë, kurrë nuk arriti t’ua vjedhëëndrrat, t’ua vjedhë shpresën, ashtu siç po bën pushteti ynë. Po kemi frikë se po përsëriten ato ditë të zeza. Njerëzit nuk po mund të durojnë më. Nuk po mund tëvazhdojnë tëpresin Godonë. Nuk po mund të vazhdojnëtë presin derisa të ngrijë ferri.Që jeta jonë të mos vazhdojë të kalojë në mes skillës dhe haribdës, duhet të veprosh sa më shpejt.

I nderuar z. Kurti,

I ke hyrë kësaj rruge dhe mos u ndal. “H tan, h epi tas” ishte porosia spartane për ata që u nisnin në beteja. I ke dy cilësi praktike të dëshmuara: gjakftohtësinë në kohë rreziku dhe shpejtësinë rrufe në veprime; ke furtunën në kokë dhe zjarrin në krahëror. Me një fjalë, je personi i duhur për rikthimin e shpresës së humbur të këtij brezi të nëpërkëmbur.Fillo të veprosh si shtetar e jo si politikan, “se politikani mendon për votë kurse shtetari për gjenerata”. Mendo dhe vepro për to!Kujtoje Arkimedin!Përdore levën dhe  pikëmbështetjen! Përmbyse këtë botë të çmendur! Përmbyse këtë pushtet dhe çojeatje ku Poeti e çoi hasmin,kur lypi me ia nda një copë tokë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat