Çmenduria e Serbisë ndaj Kosovës

Opinione

Çmenduria e Serbisë ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:22
Rexhep Torte

Këtë pranvere të vitit, të njëzetën me radhë, me lot dhe përmallim përvëlues po përkujtohen me pietet, homazhe dhe nderime të mëdha viktimat e masakrave që ushtria dhe paramilitarët serbë i kryen gjatë agresionit të Serbisë në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999. Vendet e masakrave janë aqë të shumta sa të tmerrojnë qoftë për nga numri qoftë për nga mënyra e kryerjes.

Ndërkaq tërë bota pati rastin të dëgjojë Aleksandër Vuçiqin, kryetarin e Serbisë, Ana Bërnabiqin, kryeministren e Serbisë, Ivica Daçiqin, ministrin e Jashtëm të Serbisë, por edhe ministren serbe dhe ministrin serb në Qeverinë e Kosovës, që dhanë deklaratat e tyre skandaloze, të papërgjegjshme e mashtruese se gjoja masakrat serbe në Kosovë na qenkan të trilluara. Këta funksionarë të lartë serbë me pafëtyrësinë e tyre nuk nguruan ta mohojnë as edhe masakrën e Reçakut, e cila qe këmbanë e fuqishme dhe zgjoi ndërgjegjen e ndërkombëtarëve që rezultoi me bombardimet 78 ditëshe të avionëve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Serbi e Kosovë e që e detyroi ushtrinë serbe të largohet nga Kosova dhe Kosova ta fitojë lirinë.

Alksandër Vuçiq edhe më 13 prill 2019 gjithashtu me naivitet të skajshëm, të poshtër e fëmijëror deklaroi para mediave se “ Serbia nuk do të ulet të bisedojë me Kosovën gjersa nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe gjersa Kosova nuk do të kërkojë falje për taksën e vënë, sepse ne serbët nuk duam të poshtërohemi”. Nuk besoj se ekziston deklaratë më absurde dhe e padrejtë e një lideri që i shkel të gjitha kodekset njerëzore.

Kjo tregon më së miri se Serbia as që ka ndërmend të korrigjohet, të përmirësohet e të demokratizohet. Këto qëndrime të Serbisë janë antinjerësore, shoveniste, nacionaliste dhe tejet arrogante kur dihet mirëfilli se serbët vranë 15 mijë shqiptarë të pafajshëm në mënyrën më mizore, në mesin e tyre edhe gra, pleq e fëmijë, por edhe foshme duke pi qumësht në gjoksin e nënës, por edhe femijë të grabitur nga prehri i nënës, por edhe femra adoleshente të grabitura nga duart e nënave, në duart e të cilave kanë mbetur vetëm do qime flokësh nga çasti kur nënat me instiktin prindëror kanë tentuar ti shpëtojnë nga rëmbyesit vajzat e tyre të pagjetura edhe sot e kësaj dite. Të gjitha këto krime janë aqë të tmerrshme e shtazarake sa që ia kalojnë çdo imagjinate të kobshme njerëzore.

Dhunimet e 20 mijë femrave shqiptare në mënyrën më makabëre që mund të ekzistojë, edhe atë para syve të prindërve të tyre, të familjarëve të tyre, të fëmijëve të tyre, ose dhunimet e kryera pas vrasjes së burave apo fëmijëve të tyre, dëshmojnë shpirtin shtazarak të serbëve ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd për të vrarë serbë, por ishin serbët ata që erdhen në Kodsovë të armatosur gjer në dhembë, e bënë Kosovën shkrumb e hi dhe kryen vrasjet e masakrat ndaj shqiptarëve që jetonin në trojet e veta denbabaden shqiptare.

Serbët janë ardhacakë. Ata erdhën në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi dhe zgjerimi i tyre është bërë me luftëra të përgjakshme kundër shqiptarëve fisnikë e paqedashës.

Të dhënat historike flasin se themeluesi i mbetërisë Ilire në shekullin e IV para Krishtir ishte mbreti Bardhyl dhe kjo mbretëri shtrihej nga Triesta e gjer në gjirin e Artës në jug. Mbreti Bardhyl para afër 2500 vitesh e kishte ndërtuar ehe Citibardhin ( Beogradin e sotëm) që don të thotë se asokohe në Beograd jetonin ilirët, pasardhësit e të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Historianë të huaj por edhe historianë serbë sa herë që kanë bërë fjalë për shqiptarët kanë përmendur Nishin (Naisus) si kufirin e Shqipërisë reale.

Edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817 pasqyron qartë shtetin minisaturë të Serbisë së atëhershme.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

E tërë kjo tregon se sa kriminelë, fashisoidë, nazistë, gjenocidalë, gjakpirës, të pashpirtë, zemërligë, antinjerëzorë e të etshëm janë serbët për okupim dhe aneksim të trojeve dhe popullit shqiptar.

Serbia në fundshekullin e 20-të nisi luftërat okupuese të përgjakshme e gjenocidale përveç në Kosovë edhe në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë, gjithashtu duke vrarë, masakruar dhe dhunuar popullatën e pafajshme.

Retorika e sotme e lidershipit të Beogradit nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësi e elaborateve të kobshme kundër shqiptarëve që nga Naçertania serbe, Garashanini, Çubrilloviqi dhe Akademia serbe e Dibrica Qosiqit që vazhdoi me kriminelin Sllobodan Millosheviq.

Serbia ka kryer shumë krime dhe ka marë shumë nga Kosova, ajo tash duhet të kërkojë falje publike, duhet ti nxjerr kriminelët serbë para drejtësisë, ta zbardh fatin e personave të rrëmbyer e të pagjetur, jo të lejohet të kërkojë kompromise me Kosovën duke pretenduar që të shkëputën territore tjera nga Kosova.

Shqiptarët gjatë tërë historisë së vet nuk kanë okupuar asnjë pëllëmbë toke të huaj.

Megjithatë në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, në konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920 padrejtësisht shtetit amë Shqipëisë iu shkëputën më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare që tani pa vullnetin e tyre jetojnë në pesë shtete duke mos i gëzuar as të drejtat legjitime që u takojnë.

Këto fakte tregojnë se nuk mund të pritet asgjë e mirë nga bisedimet që këmbëngulet të vazhdojnë në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, për të përfunduar, siç thuhet,një marrëveshje finale gjithpërfshirëse.

Shqiptarët në Kosovë dhe shqiptaët në përgjithësi janë miq të përbetuar të Bashkimi Evropian dhe të SHBA-ve.

Miqtë e Kosovës duhet ti kenë parasysh argumentet e sipërpërmendura dhe duhet tia tregojnë vijat e kuqe Serbisë duke e frenuar dhe disiplinuar.

Deklaratat e fundit të miqve të Kosovës se, “ne do ta mbështesin çdo marrëveshje për të cilën do të bien dakord Prishtina e Beogradi, janë shprehje diplomatike që i ngjajnë shpatës me dy tehe, dhe që e çojnë ujin në mullirin e Serbisë agresore.

Në Kosovë pakica serbe gëzon më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në botë, ndaj Serbia duhet të detyrohet që njëherë e përgjithmonë të heqën dorë nga Kosova, tashmë shtet sovran e i pavarur.

Vetëm kështu mund të sigurohet paqa në Kosovë e Ballkan, çdo zgjidhje tjetër në dëm të Kosovës do të mbetet një fitil të ndezur për konflikte tjera në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat