Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve

Opinione

Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:05
Ragip Guraziu

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?!  Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Por ku jemi sot?!

Historinë nuk po mundemi të shkrujmë vetë,edhe pse u fitua lufta,tani dikush tjetër do e shkruaj historinë tonë,por pak më ndryshe dhe mos të na jetë hatri askujtë këtu në Kosovë ?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjkëteve  politike pozitë e opozitë e zbehen dhe po e zbehin, e trkurrën dhe po e t'kurrin me të opostofuarit më lartë,Presidentin,Hashim Thaçin, Kryeministrin,Ramush Haradinaj,Kryeparlamentarin,Kadri Veselin,dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim,që me mish e shpirtë u munduan dhe po mundohen që Kosovë ta lënë si ''peshku pa ujë''?!

 Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2019-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju  jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2019, pasi që Hashim Thaçi ta perfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se  po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në  punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perendimit për të bijetuar.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat