T’i ndalohet hyrja në Kosovë, patriarkut Irinej

Opinione

T’i ndalohet hyrja në Kosovë, patriarkut Irinej

Ismail Muqiqi Nga Ismail Muqiqi Më 15 prill 2019 Në ora: 16:26
Irinej

Kreu i Kishës Ortodokse serbe, ka disa ditë që ka hyrë në Kosovë, si mision vizitën e Kishave Ortodokse serbe në Republikën e Kosovës.

Edhe kësaj here Irineu nuk zgjodhi fjalë racionale, për Kosovën dhe popullin e saj, por erdhi si zakonisht me ngarkesat zhoviniste dhe me urrejtje ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

Ky në vend që popullit të Kosovës ti kërkoj falje për krimet që i bëri ushtria dhe policia serbe në popullatën civile, duke masakruar me mijëra e mijëra fëmijë,gra dhe pleq, ai në vend të kësaj ju drejtua popullatës serbe në Kosovë, me ideologjin më ekstreme duke thënë se; "Kosova është vend i shenjët për Serbin dhe se populli serb dhe Serbia asnjëhere nuk do të hjek dorë nga ky vend".

Ai në vend të pajtimit dhe kërkim faljes ju tha serbeve në Kosovë se :"Çdo pëllëmb e tokës së Kosovës, është e "ujitur" me gjakun e popullit serb gjatë historisë".

Ky i porositi serbët e Kosovës, që të qëndrojnë të fortë dhe të jenë të durushëm edhe për një kohë, duke ju premtuar atyre se Serbia do të kthehet prap në këtë vend të shenjët.

Të gjitha këto ai i përsëriti në shtetin e Republikës së Kosovës, pas 20 viteve lirie.

Këto tregojnë se Kisha Ortodokse serbe së bashku me Akademin e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ishin dhe janë strukturat më ekstreme të kësaj pjese të Ballkanit, nga të cilat u organizuan dhe u sponsorizuan 3 luftërat në ish-Jugosllavi.

-Institutcionet e Kosovës po të ishin në krye të detyrës dhe përgjegjësis, ndaj deklaratës dhe mesazheve të Patriarkut Irinei, është dashur të reagojnë menjëhere, duke i bërë me dije qëndrat e vendosjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Qeverin e Serbisë, për të gjitha këto që u thanë më lartë në mënyrë që Irineut në të ardhmën mos ti lejohet hyrja në Kosovë.

Kjo është politika e "Serbisë së Madhe", e cila edhe sot po vazhdon me mendësin e të kaluarës dhe po tregonë se është faktorë destabilizues jo vetëm i Kosovës por edhe vendeve tjera të Ballkanit dhe më gjërë.

Një shtet ku Kisha bënë memorandume, dikton politikën shtetërore dhe bënë programe për shfarosjen e popujve tjerë,ai shtet duhet denouar dhe të jetë nën mbikqyrje gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat