Gabove motër.... - Bota Sot
Gabove motër....

Opinione

Gabove motër....

Nga: Moza Boletini Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:58
Moza Boletini

Me të vërtetë na gëzoi lajmi se një vajzë e re po martohej, e po krijonte familjen e saj. Familjen e shenjtë që edhe Zoti e ka bekuar. Por u indinjuam nga fakti se vello e nuses Edona Ahmeti Thaçi, ishte pregatitur nga një stilist serb. Pra vello e shkj.... në kryet e shqiptares!  

Po pse moj moj motër shqiptare nuk njoftove që ishe duke kërkuar një vello të bukur, siç dukesh edhe vetë simpatike në fotot e medias shqiptare. 

Velllot dhe fustanet e nusërisë nuk i kanë munguar kurrë traditës dhe kulturës shqiptare, përfshirë të gjithë trevat e saj. Në Stadiumin e Prishtinës të ishe ndalur, atje ku u dhuruan qindra vello e fustane nusërie të vajzave shqiptare vrarë, masakruar, e përdhunuar nga makineria serbe që nuk arritën ti mbijetonin dot masakrave serbe, e jo më të krijonin familjet e tyre të dashura. 

Atje mund të zgjidhje njërin prej tyre dhe historia populli shqiptar do të jepte urimin, uratën. Edhe Dukesha e Sussexit Meghan Markle në dasmën e saj me Princ Harryn veshi një fustan të bardhë shumë të bukur, të thjeshtë, klas e gjithë hijeshi. Edhe asaj po t'ja kishe kërkuar me siguri do të ta jepte.

Gabove motër....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...