Politikanët, këngëtarët, biznesmenët shqiptarë po derdhin para, shqiptaria po varfërohet

Opinione

Politikanët, këngëtarët, biznesmenët shqiptarë po derdhin para, shqiptaria po varfërohet

Nga: Xhemaledin Salihu Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:29
Xhemaledin Salihu

Kohëve të fundit po ndodhin dukluri negative në shoqërinë shqiptare, po ndodhin dasma të mëdha financiare, të politikanëve, këngëtarëve, biznesmenëve shqiptarë, ku po derdhen para të mëdha,ndërsa popullata shqiptare në varfëri shumë të madhe.

Dy skajshmëri, njëra e politikanëve,këngëtarëve, biznesmenëve shqiptarë që po derdhin pa hesap e llogari para në dasmat, synetitë, fejesat e fëmijëve tëe tyre, ndërsa në anën tjetër të varfërit shqiptarë, jo që nuk kanë para për këto fejesa, martesa të fëmijëve të vet, por nuk  kanë as elementare për ekzistencë për jetë.
Pra, dy ekstreme që nuk përkojnë me kohën, në të cilën jetojmë, është formuar një klasë milionerësh:politikanë, biznismenë, këngëtarë dhe klasa milionëshe varfanjakësh shqiptarë që nuk kanë mjete elementare për ekzistencë, ndërsa sipas meje nuk ka klasë të mesme, ku bëjnë pjesë shqiptarët.

Këto ndasi me brengosin shumë dhe më bëjnë të pyes: a thua gjithë kjo pasuri e klasës milionerëshe është e ndershme karshi klasës varfanjake, besoj, e cila kontribuoi edhe në pasurimin e klasës milionerëshe, duke I përkrahur politikanët në politikë, duke dhënë parat e fundit për dasma, fejesat, synetite, ku këngëtarët pasurohen dhe ku biznesmenët pasurohen në kurriz të varfanjakëve.

Në klasën milionerëshe, kohëve të fundit mund të radhiten edhe disa humanista që po krijojnë pasuri marramendëse dhe po e zhvillojnë aktivitetin humanist.
Krejt kjo ndasi klasash qëndron në shoqërinë tonë shqiptare, edhepse prap klasa milionerësh jeton në kurriz të klasës varfanjake.Këta janë, ata që i votojnë politikanët e korruptuar, me krime, me hajni, i mbajnë këngëtarët, duke i dhuruar para të majme në dasmat varfanjake dhe duke hyr në borxhe të mëdha, vetëm e vetëm për t'i kënaq apetitet e këngëtarëve dhe mëhallës, i mbajnë humanistat e mëdhenjë, duke i dhënë edhe qindarkën e fundit, në emër të humnizmit, sepse i varfuri është me humanist dhe dorëdhënës.

Këtë situatë, sipas historisë nuk e kishim as në shoqërinë skllavopronare, as në shoqërinë feudale, as në socializëm, tashti kur duhet të jemi më të pasur për jetë, varfëria po lajmërohet skajmërisht te Shqiptarët dhe në kudo në Shqiptari.

Edhe kjo ndarje brengos çdo njeri të logjikshëm, të arsyeshëm, ata që mbajnë pozitat, ata që kanë para, derdhin para në luksin e tyre pa kurrfarë hezitimi, sepse nuk qajnë kokën për  varfanjakët, edhepse këta i vendosën në klasën e milionerëve.

Deri kur kështu!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat