Natasa Kandiç meriton çmimin Nobel!

Opinione

Natasa Kandiç meriton çmimin Nobel!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:42
Natasa Kandiç

Humanistja e njohur me përmasa botërore Natasa Kandic, është dhe mbetet personaliteti më i çmuar në shtetet e Ballkanit dhe më gjerë.

Zonja Kandic bëri shumë edhe për të drejtat njerëzore dhe humanitare gjatë dhe pas luftës në ish-Jugosllavi.

Është personaliteti i parë, e cila foli dhe bëri raporte kapitale për institutcionet e shteteve të ish-Jugosllavisë, për luftën dhe krimet që i bënë forcat serbe në Bosnje, Koraci dhe Kosovë.

Në librin e saj zonja Kandic, në mënyrë të drejtpërdrejt i zbulon dhe i qet në pah krimet e ushtrisë dhe policisë serbe, që i bënë në Kosovë dhe më gjerë. Jam i bindur se zonja Natasa Kandic, në forumet e ndryshme për të drejtat e njeriut dhe të drejtat humanitare, puna e saj bëri më shumë jehon se të gjitha institutcionet e Kosovës.

Edhe sot kur akoma nuk janë gjetur edhe 1600 persona të zhdukur në Kosovë, zonja Kandic në mënyrë të drejtpërdrejt e akuzon Qeverin, ushtrinë dhe policinë serbe, të cilët në mënyrë të organizuar bënë spastrim etnik në Kosovë, vranë më shum se 12.000 civilë të pafajshëm, duke bërë krime makabër dhe duke lënë njollë të zezë edhe për vetë popullin serb.

Mendoj dhe jam i bindur se shqiptarët e Kosovës, institutcionet e Republikës , i kanë borgjë zonjës Natasa Kandic për punën, sakrificën dhe rreziqet që ajo i pati hap pas hapi për sigurin dhe jetën e saj...

Meriton të përmendet edhe personaliteti i zonjës Sonja Biserko, e cila ishte krahë i fortë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në zbulimin e krimeve njerzore të ushtrisë dhe policisë serbe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Në fund mendoj se është njerëzore dhe e rrugës që Qeveria e Kosovës dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, të propozojë zonjën Natasa Kamdic për qmimin Nobel, si humaniste e madhe me përmasa botërore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat