E komentoj një shkrim të mirë, shumë të mirë por më një lëshim permys vlerat e shkrimit - Bota Sot
E komentoj një shkrim të mirë, shumë të mirë por më një lëshim permys vlerat e shkrimit

Opinione

E komentoj një shkrim të mirë, shumë të mirë por më një lëshim permys vlerat e shkrimit

Nga: Xun Çetta Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:37

Një shkrim i mirë, shumë i mirë më posht të cilin po e komentoj këtu , shkrim aktual tash sa kohë, i përmbledhur dhe i argumentuar, gjëra për të cilat vet kam shkruar disa herë por jo mirë të perdoret e as krahasohet fatkeqësia e Katedralës Notre Dame ngase janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe tjera rrethana për të shkruar.

Më në fund kur bishat njerëzore të cilat po i gëzohën edhe sot djegies së Katedralës vetëm pse atje qenka ngritur flamuri i Kosovës, po këta e patën djegur Kosovën, por kurr nuk dëgjuam as lexuam të thuhët nga ndonjë shtet që mos ta ndihmojm rindertimin e shtepuve te djegura në Kosovën e pas luftës, për kundrazi ende 20 vjet pas lufte, Kosova vazhdon e ndihmohët por mjerisht po keqmenaxhohët dhe si pasojë sot kemi mjaft monomente historike të cilat po rrezikojn ti humbin gjurmët e kohës vet dhe të lavdisë së vendit tonë.
Shtetet i civilizuar pasi veq u permend civilizimi në këtë shkrim më posht të cilin po e komentoj, kur ato kanë fatkeqësi natyrore si termeti, breshëri, vërshima, zjarri etj, krahas gjendjës emergjente që shpallin ato shtete, ndihmat dedikuar më fonde të posaqme për ti ndihmuar shtetet tjera apo solidarizuar me evitimin e pasojave kudo në botë, ato nuk i ndalin edhe gjatë gjithë kohës sa vet jan në gjendje ndoshta të jashtëzakonshme…

Ne vërtetë ende nuk kemi ngritur sistem të duhur të shtetit dhe nuk po menaxhojm këtë që e kemi, andaj mund gabojm e bëjm kësi krahasimi jo civilizues i cili na paraqet shpirtin çfarë nuk e ka kombi ynë. Mendimet ndryshe janë të mira dhe të shendetshme brenda një shtepie, një mediumi apo brenda një shteti, por jo të shkretohët më gjitha ato vlera shkrimi dhe plotë argumente duke perdor fatkeqsinë e Katedralës !!! mirë që nuk reflektonte gëzimi për djegien ashtu siq u gëzuan zjarrëvensit e shtepive tona në Kosovë të cilët pa vonuar shumë e panë ligësinë e tyre dhe anuluan gazeta te ndryshme dhe fshin shumë publikime nga ca portalet e tyre.

Fjala publike don pushuar tepër shumë, aq më shumë kur shkruhët apo e thojn njërëz publik.

Ja shkrimi i cili fund e kry ishte i mrekullueshëm por e permbys dhe e bënë të kritikohët si shkrim krahasimi apo implikimi i zjarrit fatkeq në Katedrale, këto krahasime nuk shkojn:

Kullat e Jasharëve po shemben, shqiptarët “shqetësohen” për Katedralen e djegur në Paris

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...