Këtë kapuç ia jepni djalit tim Notit!

Opinione

Këtë kapuç ia jepni djalit tim Notit!

Nga: Milazim Maraj Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:52
Milazim Maraj

Në rrasë të Koshares zhvilloheshin luftime të rrepta. Në komunikimin e Salih Çekaj(Veterani)më Komandantin Rrustem Berisha kuptohej së në Rrasë të Koshares ka nevojë për përforcime më ushtarë. Mundësitë për përforcime të reja ishin të vogla. Nuk kishte ushtarë. Ndërkohë në radiolidhje lajmërohet (Noti) Kom. Skënder Hasanxhekaj. Ai kishte për nofkë shkurtesën e djalit të vet, që e kishte lënë në Gjermani. Komandanti profesional kishte vlerësuar drejt, së poqe se bije Rrasa e Koshares rrezikohet e terë vija e frontit. Po ngritëm unë në-777- tha kështu quhej në komunikim Rrasa e Koshares. Çartë, ky ishte aprovimi i komandantit të GO-3. Mori disa ushtarë nga njësia e vet. Këtë vendim e mori pasi që ishte konsultuar më Kom. Agim Hazirin që ai tani të mbuloj pozicionin para varrezave të sotme të Koshares. Niset në drejtim të Rrasës së Koshares.

Rruga deri në Rasë ishte e mundimshme tereni shumë i rrëpishëm ,këtë bënte edhe më të rrezikshëm granatimi i pa ndërprerë nga artileria serbe. Posa arrijnë në vendin e synuar (Salih Çekaj)Veterani e njofton më situatën e krijuar. Kështu bashkë me Veteranin marrin detyrat dhe fillojnë luftimet në distancë shumë të vogël. Sulmi i ushtrisë serbe sa do që ishte planifikuar profesionalisht u thye. Ata kishin një faktor më pak në këtë luftë. Nuk kishin arsye për të i lënë copat e trupit të tyre në këto shkrepa. Sulmet serbe më artileri të rëndë nga Sukat e Gjakovës, udhëkryqi, Botushës, Oplazi etj, ishin serike dhe të pa ndërprera. Ndërtimit të istikameve në Rrasë të Koshares ishte i pa mundshëm nga se trashësia e borës ishte afër dy metra. Si mjet strehimi dhe mbrojtje ishin vetëm trungjet e larta të ahut që mbulonin këtë territor.

Për një moment mungonte komunikimi i Notit. Noti ka probleme. Kjo fjali tani pas shtatë dite luftë ishte lajm i keq, edhe për Agimin thanë (Katana) ka probleme. Beteja po vazhdonte, komandonte vetëm Salihu(Veterani) kurse dikush në radiolidhjet e vogla kishte dëgjuar Notin të thoshte. “Më tërhiqni së jam i plaguar”.Komandant, Notin e tërheq ushtari i vet Vesel Neziri, ai i kishte dhënë ndihmën e parë, Veseli më profesion ishte teknik medicine, plagët ishin të rënda, gjakderdhja nuk ndalej. Në këtë ditë bijën Dëshmor: Zekrija Dardhishta, Zeki Shylemaja,dhe Emri Curri. Humbjet për ne ishin mjaftë të mëdha por lufta vazhdoj. Sulmi i ushtrisë serbe dështojë. Në Rrasë të Koshares komandonte Veterani.

Monopati që bije nga Rrasa e Koshares zgjatej si gjarpër. Kështu dukej nga Padeshi. Dikush lëvizte nga lartë. Ishin katër ushtarë që po zbrisnin nga Rrasa. Ata bartnin një person në barelë. Tani ishte e qartë dikush është plagosur nga tonët. E para që të bije në mend, shpresa të mos jetë i plagosur rëndë. Shpresojmë të jetë gjallë tha dikush. Komandanti i GO-3 nuk fliste. Ali Hasi kishte mbledhur rreth veti disa ushtarë dhe po u ndante detyrat, ashtu djem mos u vononi, ushtaret kërkojnë municion;Gati u hap rruga dhe pastaj municionin do ta bartim ndryshe, motivonte komandanti ushtaret e vet.. Ata morën nga dy pako metalike i futën në çanta ndihmuan njeri tjetrin për të i ngarkuar në shpinë dhe u nisen. Rrugë të mbarë iu tha fitore u përgjigjën ushtaret, sikur, nga kjo fjali po merrnin forcë për të kaluar rrugën e gjatë, të mundimshme dhe të rrezikshme. Ushtarët më barelë tani sa ishin ofruar, barelën e lëshuan në tokë më mjaftë kujdes. Mjeket arritën.

Në barel Komandant Noti. Ishte i zbehur shumë. Barela ishte shndërruar në një pellg gjaku, ai në njërën dorë mbante Radiolidhjen “ Grundig” dhe në dorën tjetër kapuçin e ushtrisë. Ju lutëm ngutuni dhe mos i leni ushtaret e mi vetëm. Këtë kapuç ia jepni djalit tim Notit. Ushtaret e ngritën përsëri dhe u nisen atje ku urdhëruan mjaket. Komandant i policisë Isuf Haklaj (Skifteri ) beri gati makinën, u kuptua kom. Noti, do të transferohet në spital nuk është rast që trajtohet në mal kishin konstatuar mjekët pasi që e kishin përgatitur për transport. Nuk ankohej nga dhembjet por i vinte keq që po ndahej nga ushtaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat