Paska folë Valentina Bunjaku-Rexhepi e LDK-së

Opinione

Paska folë Valentina Bunjaku-Rexhepi e LDK-së

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:20
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Lidhja Demokratike ka qe disa kohë që po sillet në rrethin vicioz. LDK-ja përmes Valentina Bunjaku-Rexhepi që sa kohë trumbeton se do ta rrezojmë Qeverinë Harajdinaj, por si kemi votat. Atëherë shukateni, mos bëni zë, mos u deklaroni së do ta rrezojmë Qeverinë e skandaleve, etj.

Po pse nuk i bëni votat, a nuk keni marrë mësime nga PDK-ja, kur ajo edhe kur nuk i ka pas votat, i ka siguruar disi, edhe kur nuk i ka pas votat për President i ka siguruar disi. Kryesorja ajo i ka siguruar votat kur i janë deshtë. Po si do ta rrëzoj LDK-ja Qeverinë ajo thotë:

LDK ka vendosur që ta rrëzojë qeverinë Harajdinaj për programit. Sipas cilit program, me çfarë programi. Qoja PAN-it të  gjitha programet e botës, nuk mund e rrezon. Këtë qeveri nuk po mund ta rrëzoj as vetë PDK-ja, sepse PDK me Kadri Veselin ne krye ka rënë ne fund të pusit, nuk ka fuqi ma....

Por ajo thotë së për ta rrëzuar Qeverinë nuk do ti bashkohet as LVV në protesta ,sepse siç thotë ajo nuk kemi ideologji të njëjtë. Çfarë duhet ideologjia për me rrëzu qeverinë .Por u batë bashkë me PDK disa herë anipse me ideologji të njëjtë, ndoshta punë interesi.

LDK nuk i bashkohet LVV në protesta, sepse konsideroi se jeni Parti frikacake, apo ndoshta nuk guxoni sepse njerëz të Partisë tuaj i kanë bishtat jashtë partisë, në bashkëpunim biznesi me PDK dhe SHIK-un. Pasiqë u hapë kjo puna e SHIK, a mos vallë ka edhe ne mesin e Juaj SHIK-st dhe ia kanë zënë frymën LDK.

Ju e dini se edhe protestat janë të lejuara, janë një akt demokratik, derisa nuk shndërrohen në dhunë. Mos harroni se me protesta të pandalshme nga populli janë rrëzuar nga pushteti edhe diktatoret më të mëdhenjtë Sllobodan Millosheviq në Serbi, Çaushesku në Rumani dhe Nikolla Gruevski,etj.

Thonë njeriut gjithçka mund të ia hiqeni, pos tutës....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat