Gjendja e vendit po ma imponon ta shkeli pakëz vinë e kuqe vënë vehtës në këto situata - Bota Sot
Gjendja e vendit po ma imponon ta shkeli pakëz vinë e kuqe vënë vehtës në këto situata

Opinione

Gjendja e vendit po ma imponon ta shkeli pakëz vinë e kuqe vënë vehtës në këto situata

Nga: Xun Çetta Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:30

Deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës zonja Besa Gaxherri në një intervistë dhënë të perditshmës ,,Bota Sot“ 15 prill 2019 ku e lexova të thotë se : ,,Koalicioni qeverisës në Kosovë, do të prishet brenda këtij viti.ngase përplasjet mes partnerëve të koalicionit, janë një “luftë hienash“.


Ajo mes tjerash thot: ,,Puna e koalicioneve mund të diskutohët, por personalisht mendoj që LDK-ja duhet të shkojë e vetme në zgjedhje dhe duhet të punojë shumë, sepse ka shumë argumente që qytetarët duhet ta votojnë partinë tonë, sepse është partia e parë që ajo vendos me kë do të bëjë koalicionin e që nuk përjashtohet që ajo të jetë VV-ja“
Edhe këtu bëri mirë kur thot se, qytetarët do duhet ta votojnë partinë tonë, pra nuk u habit e ti thot dëshirat e sajë si për shembull, do të na votojn. Pastaj akoma nuk është e sigurt dhe, gabimisht ajo e thot se, ne jemi ata të cilët do ta zgjedhim koalicionin. Sigurisht e ka pas fjalën për koalicion pas zgjedhor derisa dihën rregullat se ajo parti e cila del më e votuara, po ajo parti e zgjedh koalicionin, një koalicion paszgjedhur ky të cilin unë, rregullisht e quaj dhe e trajtoj si koalicion të biznesit të krerëve të partive në koalicion si dhe koalicion të zhgënjimit të elektoratit ku pas fushatës ku duhën shpalosur të palarat e njëritjetrit dhe sapo të perfundoj fushata ulën dhe bëjn bizneset e tyre për ta zhgënyer elektoratin e mashtruar.


Në koalicion paszgjedhor edhe sikur të dal partia e parë LDK , jam i sigurt se kurr nuk i besohët se më parë do të shkoj më LVV-në sesa më PDK-në. Pastaj vjen problemi tjetër dhe shumë i rëndësishëm ku nese LDK është e prerë të dal në zgjedhje si e vetme, edhe këtu jam i sigurt se PDK në momentin e orës fundit pas qertifikimit të listës zgjegjore ku LDK del dhe qertifikohët si e vetme, menjëherë PDK do dal më koalicionin e sajë alternativë të cilin nuk po e paragjykoj e as deshifroj ngase lojërat e partive politike i mësova dhe ende po i vuaj ato.


Kam thënë dhe po e perseriti, ne po e vuajm mos sinqeritetin politik, prapaskenat e politikanve dhe luftën e tyre për ta marr apo mbajt pushtetin pa e quar mendjën se e kanë tepruar.


Unë i kam qitë viat e kuqe vehtës që mos të lëshohëm në këto detale aq më pak para kohe, por ja se pjesërisht nga dhimbjet për vendin ku mund ta perplasim në vazhdim, nuk po mund të heshti.


Albini në një takim perkujtimor e tha një gjë të mirë, shumë të mirë nese e ka kap më zemër e parim, kur tha:,,Kam lexuar së voni një thënie Afrikane e cila më ka pelqyer shumë ku thuhët, i vetëm ecët më shpejt por bashkë shkohët më larg".


Derisa po e thoshte këtë, Albini edhe pse në një ngrirje të vogël raportesh, po më shikonte drejt në sy, nuk e mora se po ma thot mua personalisht sa e mora se e ka fjalën pikërisht për koalicionet e nevojshme parazgjedhore e do doja ta ketë pas fjalën për LDK-në.


Një oficer i lartë i karrjerës të cilit në profesionin e tij dhe gadishmerinë që ka për plotë optimizëm për ta ngrit shtetin ligjor dhe arsyeshëm i besoj plotësisht atij, këto ditë sa isha në Kosovë ma thot: ""Nese fitohët një koalicion parazgjedhor ku do të jetë edhe LVV-ja, pa u thirr në tjerët e as në atë koalicion, personalisht jam i sigurt thotë ai se sikur LVV ti marr vetëm tri Ministritë për mes të cilave ngritet shteti, jam i sigurt se për një afat shumë të shkurtër do ta mahnitim botën më funksionalizimin e shtetit tonë ligjor“
Unë nuk flas as shkruaj po as dal më analiza për hatër të dikujt e as tu besoj shkrimeve po as analistëve të paguar. Unë dua ta shoh realitetin dhe nevojën për interesat e vendit tonë mbi të gjitha, kjo ishte dhe mbetet jeta ime, parimi dhe perkushtimi im. Unë në heshtje po piketoj indivit pa dallim partish politike të cilët kan po këtë perkushtim dhe në heshtje po dal sikur nuk po bëj për ta ! jo është e kunderta, i ruaj dhe shtoj besimin në të tillët.


Kësajë radhe ndonse pak para kohe, e shkela pakëz vinë e kuqe vënë vehtës por, vendi vërtetë po shkon drejt daljës nga gjendja e rëndë por më rreziqe të mëdha edhe të thelluhët më tej krejt mashtueshëm para elektoratit.


Për fatin, nevojën dhe çfarë do u duhej partive tjera të cilat qellimisht nuk i preka këtu, shpresoj se shumë shpejt po vie momenti kur heshtja ime edhe mund të thyhet në interes të vendit tonë.


Për hirë të interesave të vendit dhe mundësisë së ndryshimeve që i kemi si asnjëherë më parë deri tani, unë nuk po dua të jem i mbyllur hermetikisht nga frika e vjedhjës së ideve nga ata të cilët nuk kanë ide veqse më pervetsimin e tyre po mbijetojn në politikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...