Nga ajo se çka lexova, u tmerrova Driton…!

Opinione

Nga ajo se çka lexova, u tmerrova Driton…!

Abas Fejzullahi Nga Abas Fejzullahi Më 18 prill 2019 Në ora: 22:19
Disa foto nga pamja e Bistricës

“"Driton Hetemi"

Dje në orën 9:50 2019-04-17 PD ·

Eshte cudi e madhe qe mbas cdo pune te keqe, jan komndant te luftes se UQKs, gjithmon aty ku demtohet populli gjinden kta.....kisha mi dit ajeni rras haram,,,,a qka eshte puna e juve , po ku ju mbet ideali per kosoven...per qka luftuam , me shkatrru lumej e pasuri publike te populli qe me u pasuru vetem ju a..apo e kan ba njet edhe kunder popullit me luftu....bekim komandanti jan edhe tre lumej pertej bistrice te njejt ne veri,.nese keni letra dhe leje qysh po pretendoni , pse nuk shkuat mejav marr serbeve ata lumej po bash lumin tone te shqiptart.. ku na me shekuj e kemi rujt ket lum , kemi ujit ara e livadhe, kemi pi uje ter jeten . jemi la gjithmon ne kete lume. kurse ju po naj vritni endrrat fminore e shekullore .keni mbyt miljona peshq trofta, keni shkatrru komplet lumin,a vertet jeni kaq mizor apo nuk e dini se pa kete lume na skem qka rrim ne keto fshattra e troje stergjyshore......”

Një fjalë e urtë popullore thote mes tjerash:

“…Mos e vet se kush je, se të kallxon vet…”

Pas viti 2000 dihet se si janë zhvilluar ngjarjet në Kosovën hallemadhe të shkatrruar në të gjitha drejtimet e në veçanti me sjelljet dhe veprimet e disa vendorve që në emrin e luftës thirreshin në lavde dhe merita si komandant dhe i jepnin veti të drejtë për gjitha veprimet që i bënin me apo pa arsye…!

Lakmia dhe tërrpija siç thote populli, doli për fushe dhe filluan grabitje të pasurisë shoqërore, ku nga një katund grabitnin e ndërtonin në hapësirat e tjetërit restorante, merrnin hapsira (Mera) të katundit tjetër pa pyetur fare e këso ngjarjesh e ngatrresash linden kudo e kahdo në Kosovë, nga ata që kishin zënë ndoni pozitë a pushtet kudo e në çfardo niveli në Kosovë, pra sipas pozitës e forcës i plotësonin lakmit e tyre për pasurim, pa e pyetur tjerin se sa e si e dëmtonin…!

Këso ngjarjesh kanë ndodhur në tërë Kosovën, ka pasur vrasje e viktima, si pasoj e lakmisë, grabitjeve, vjedhjeve e plaçkitjeve ku haptas e ku fshehurazi, qoft i të mirave natyrale apo edhe atyre materialet …!

Për të folur e për të shkruar për këto dukuri të shëmtuara pas luftës në Kosovë, mund të shkruehen vëllime librash, sesili fshat, e rreth ka këso historish të dhimshme e të hidhura nga njerëzit në pozita a pushtet, qofte nga të vet fshatit apo rrethit apo të vendeve tjera varesisht çfarë pozite dhe pushtete kanë zënë në Kosovë…!

Si përfundim i tërë kësaj që lexova dhe kësaj që e shkruajta sipër shkurtimisht, kam ardhur në këtë përfundim që shumë kujt s’ka me i pëlqyer, sepse shumë pakë njerëz nuk do ta gjejn veten nëse janë të ndërgjegjshëm aty ku sipas mendimit tim e kanë vendin…!

Shqiptarët në përgjithësi (përjashto të paktët me nderë e ndërgjegje të pastër njerëzore) lavdrohen me tri gjëra ( sende) që ju mungojnë..!

Lavdrohen në BESËN SHQIPTARE, sepse kjo ju mungon dhe janë të pa besë (përjashto pakicën prej tyre), bile këndojnë këngë e lavdi për besë me lahut e me çifteli…!

Lavdrohen për trimëri sepse s’janë trima (ndaj njëri tjetrit po shumë, deri në vetshkatrrim) por ndaj armikut jo… për këtë ka dëshmi sa të duash ( përjashto të paktët)..!

Lavdrohen për moral sepse janë të pa moralshëm (përjashto të paktët) dhe moralit i thurrin këngë e lavdi se ju mungon..!

Të vetmën gjë që u ka munguar shqiptarëve dhe këtë e kanë zëvendsuar me punë e me djersë dhe për të cilën munden me u krenuar janë Hasjanët në Hasin e That siç e quajn ata, sepse u ka munguar ujë dhe toka e bukës, e tanë gati janë ba bukëpjekës-FURRAXHI të njohur jo vetem në Kosovë e në ish Jugosllavin tani më të varrosur nga vet Serbia, por janë të njohur edhe në Europë si bukëpjekës që janë psurua me djersë e me punë e janë bukëdhënës të njohur andaj e kan plotësuar atë mungesë me djersë e punë, me kët mund të krenohen e lavdrohen shqiptarët e kësaj ane…!

Se ku është Kosova dhe në çfarë gjendje e kanë pru me qeverisjen e keqe, pushtshtetarët vendor prej niveleve lokale deri te ato qëndrore, po flitet hapatas në Kuvendin e Kosovës, në emisionet e shumta të RTV dhe po shkruhet e çfarë spo thuhet e ndër to për hajni, keq përdorime, për pasurimin e pushtshtetarëve dhe për skamjen e mjerimin e të pa punëve dhe zbrazjen e Kosovës, që Serbia s’arrijti me e zbrazur… tash po ikin ku syt kamt se ua morren shpresën për me jetue me punë e me nderë në vendin ku kanë le, se nga pushtshtetarët liria dhe pavarësia e tyre vetanake dhe njerëzore për të jetuar e punuar me nderë e përgjegjësi u është kufizuar apo edhe u është marrur në të gjitha drejtimet, me sjellje dhe veprime të çoroditura siç po flitet tani më haptas në organin më të lartë Legjistlativ në Kuvendin e Kosovës hallemadhe…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat