Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

Opinione

Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

Nga: Esad Dujaka Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:08
Esad Dujaka

I nderuari z.Rama, më besoni se ka disa kohë jam matur t iu shkruaj a të mos ju shkruaj, por më në fund e ndava – do ju shkruaj e të dalë ku të dalë, çka mund të më bëni? Ma larg se LLUM nuk mund të më çoni as mua, një gazetar 75 vjeçe dhe mbi 50 nga këto mtë kaluara në zanatin e “lushmshtihonës” që ne e njohim si profesion që quhet GAZETARI!

Jam matur disa herë të ju shkruaj apo të heshti dhe të mos merrem me fyerjet e rënda që ka disa kohë ua drejton vend e pa vend, kohë e pa kohë miqve të mis që kanë zgjedh ose jeta i shtyri në zanatin e gazetarisë. Ju thuase na keni shpallur “persona nongrata”, thuase jemi parë ose shikohemi përmes grykës  së pushkës. Dikush ju ka qitur nga lëkura dhe tani si kryeministër po mendoni se jeni të paprekshëm, se jeni të pagabueshëm dhe se mjetet e informimit nuk guxojnë t’ua luajnë as qimen ekresë, të mos ua thonë asnjë e asnjëherë ndonjë fjalë që nuk ju shkon për shtati, që ju lëndon në karrierën e juaj tani prej politikani-qeveritari. Ani, keni të drejtë të reagoni kur ata nuk e kanë me të drejtë, kur nuk ia qëllojnë, kur nuk shërbehen nga të vërtetat, por ju edhe si hyqymet e edhe siqytetar i një vendi demokratik që mëton të paktën të jetë properëndimor siç është Shqipëria, keni edhe këshilltarë juridik, dhe nuk hiqni keq prej tyre madje po merrni kuadro edhe nga Kosova që personalisht e parapëlqej. I PADITËNI të tillët që ju sulmojnë me të pavërteta por JU LUTËM MOS FYENI!Mos na quani pa të drejtë KAZAN e LLUM hiq se hiq!

I quajtët kolegët e mi KAZAN, tash së fundi thuase nuk u doli mjaft për mëllefin shqiptar që keni ndaj kolegëve të mi, në mesin e tyre me siguroi se ka edhe fajtorë që duhet të dalin para organeve të nderit të shoqatave të gazetarëve profesionistë por pse jo edhe para organeve të drejtësisë! Por që me gazetarët të komunikoni vetëm përmes shenjës së pushkës, e kur ua shtrojnë ndonjë pyetje ndoshta pse jo edhe provokative, sepse këtë zanat kemi, ju zemëroheni dhe nuk dini të zgjidhni fjalë tjetër pos KAZANIT dhe LLUMIT!?

Deri kur kështu u. Kryeministër: A i ka hije një kryministri t ‘i shpall luftë të pashpallur një shtrese të njerëzve të profesionit tim- pra gazetarisë, që në shtetet e civilizuara e bëjnë SHTYLLËN E KATËRT TË SHTETËSISË! Ju këtë nuk e keni ditur, ose shtireni se nuk e dini, por si kryeministër i një vendi që po përballet me gjithfarë vështirësish për të dëshmuar se jeni ju atje e na këtu në Prishtinë ,me shpirt e me zemër PROEVROPIAN, PROPERËNDIMOR ndërkaq që me sjellje dhe me vepra shpesh herë po zhgënjejmë miqtë tanë që nga Brukseli e deri në Uashington, sepse pak po merremi me problemet THELBESORE TE SHTETIT E TE POPULLITpor që fatkeqësisht andej e këtej Gjeravicëse më shumë kasta e sundimtarëve e qeveritarëve po i mbyll sytë para dukurive negative, po tregohet e pazonja, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, duke u dorëzuar që nga kanabizimi e deri te korrupsioni,  që na e hëngri shpirtin ndërsa numri i atyre që po lëshojnë vatanin po rritet gjithnjë e më shumë, se nga Kosova kanë ikur me dhembje në shpirt një qytet i tërë- gati sa Prizreni të ishte shperngulur kurse qeveritarët kosovarë gati që këtë çështje nuk e minimizuan madje duke e quajtur shkuarje e popullit për qejf e sevda në shtetet e perëndimit!

Mirë që po insistoniz.Rama,që ketë Shqipëria një mbrojtje ligjore ndaj atyre që shpërndajnë të pavërteta, ndaj atyre mjeteve online të informimit që rrënojnë, që prekin integritetin njerëzor të kujt do qoftë! Po, veproni por mos kërcënoni, mos fyeni as me KAZAN e as me LLUM!

Një kryeministër (kancelar) i Perëndimit, e dini këtëmë mirë se unë, se nuk fyen kështukuurën e kurrës, por ai merr rrugë të tjera LIGJORE - nuk i shkon as mendja që të merret me gazetarë, sepse ata i zgjidhin problemet me bashkëzanatçinjtë e mi ndryshe- me ligj, me rend e si e do puna! Nuk bëhen hor duke u sharë ndër veti si të mos kishin dëgjuar kurrë e asnjëherë për sjelljet civilizuese!

Po ua them, se edhe unë jam LLUM, për t’ua bërë qejfin Juve i  nderuari kryeminister, por se titullin “llumin” e kam arritur pas punës mbi 50 vjeçare në gazetarinë e shkruar dhe televizive në Kosovë, në kushte bukur interesante dhe specifike, që s ka kuptim t ua them se besoj i keni të ditura ose të paktën t i ka shpjeguar Baton Baxhiu! Dhe, t ua them të drejtën se mburrem që i takoj kësaj gjenerate dhe me nder kemi dalë në pension dhe nuk ankohemi se marrim do shtesa sociale sa Ju ose kryeministri im shpenzoni për kafe të mëngjesit! Po ua them edhe këtë se sikur të më kishte ngjarë ajo që i ngjau Baton Haxhiut në Klan Kosova para dy vjetësh kur JU aq i poshtëruat, madje edhe i fyet analistët në studio, më besoni se unë do ta kisha ndërprerë emisionin fare për fare dhe shikuesve të nderuar do t u kisha kërkuar falje se ky ishte një incident i paparë që e shkaktoi i nderuari kryeministër i një vendi, z.EdiRama nga Tirana!

Sa do të kisha dëshirë të të ju takoj në Tiranë e t’ua thosha edhe më ashpër ato që kam për t’ua thënë me qëllimin më të mirë që të ju bindi se duhet të KORRIGJONI SJELLJET E JUAJA KURSE GAZETARËT TË MOS I QUANI MË AS “KAZAN” E AS “LLUM”! ME BESONI SE NUK JU KA HIJE, NUK JU BËN NDER, z.KRYEMINISTËR I SHTETIT TË SHQIPËRISË,QË FLAMUR KA COHEN E KUQE ME SHIPONJ[N DYKRERËSHE QË NA KËTEJ DRINIT (SIPAS AGOLLIT TË MADH) E JU PËRTEJ DRINIT JEMI MBURRUR DHE JEMI BETUAR NË TE NË MOMENTE AQ TË RËNDËSISHME HISTORIKE KUR E KISHIM PUNËN PICK - SI AJO HAMLETIANJA “TË RROSH E MOS TË RROSH...”

Kaq z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i respektuari Edi Rama!

U pafshim vetëm për gëzime!

Me nderime,

Esad Dujaka ose“LLumi” nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat