Letër e hapur Kancelares gjermane Angela Merkel - Bota Sot
Letër e hapur Kancelares gjermane Angela Merkel

Opinione

Letër e hapur Kancelares gjermane Angela Merkel

Nga: Ragip Guraziu Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:42
Ragip Guraziu

Presidenti serb,Aleksandër Vuçiq,të tha; ‘’Ate që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore,po dojnë me naj marrë shqiptarët

Jo rastësisht,në rastse e keni në kujtes apo në notesin e juaja dokumentarë,është dëshmi vetë nga presidenti serb Vuçiq që ju tha sy më sy, se ‘’ Ate që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore,po dojnë me naj marrë shqiptarët’’. Që menjëfar forme e pranuat edhe ju pasi nuk keni reaguar.Pra,kjo do të thotë; Shqipëtarët nuk duan as më shumë e as më pak,për veqse territoret e tyre që po kjo Evropë I ndau dhe I coptoi në katër shtete, Serbi, Mali I Zi, Maqedoni e Veriut,Greqi, ju kujtohet Çameria. Ju kujtohet Nishi,Sangjaku të banuara me tokat shqiptare,dhe tani kemi Luginën e Preshevës që jetojnë në tokat e shtërgjysheve e katragjyeshve të tyre,dhe ky territor ende nën Serbi dhe me kushte jetese të vështira,pa libra e fletore,biles as librat në gjuhën amtare nuk po I lejon Serbia edhe pse ju dhurohen atyre ne këtë Luginë, nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,gjithandej ku janë shqiptarë

Ky samit në Berlind,sipas jush qe keni organizuar,Zonjë e nderuar Merkel,nuk guxon më të jetë I njëanshëm,por për një zgjidhjet përfundimtare për dy shtetet në fjalë,Kosovën dhe Serbinë.

Pasi po thuhet se krahas ju zonjë  e nderuar,Merkel, në takimin e Ballkanit do marrin pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, shefat e qeverive të Sllovenisë dhe Kroacisë si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës – Aleksandar Vuëiq dhe Hashim Thaçi, sipas diplomatëve, qëllimi i takimit është ti jepet fund shkëmbimit të territoreve ose më konkretisht ndarjes së Kosovës.

Kjo po na le të kutojmë se siç thuhet te ne shqiptarët,por edhe tek te tjerët; ‘’ujku lëkurën e ndrron,por zanatin se harronë’’, pasi Kosova me të vërtet s’ka si të bënë këmbime territresh,derisa gjysma I ka mbetë e territoreve përmbrenda Serbisë, e ato t;

t'I kthehen Kosovës.

 

Cila është zgjidhja për Kosovën?

Thuhet se “Zyra e kancelares gjermane do propozojë një status special për veriun e Kosovës – që lidhet edhe me idenë e asocacionit të komunave serbe, që është nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi në 2013 në Bruksel,” .

Sa I përketë asocacionit të komunave serbe, sa u përket qytetarëve të Kosovës, që është nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi në 2013 në Bruksel,”, kjo duhet apin llogari kush e ka nënshkruar në atë kohë apo si janë tradhtuar,po kujt I konvenojë kjo lojë,si nga vendorët apo ndërkombëtarëve spse sa u përketë popullit të Kosovë,kjo veçsa ka ra në ujërat e trrubullta..

Çfar statusi special për veriun e Kosovës,zonjë e nderuar-Merkel?!

Me ju bashkë e fituam pavarësinë e Kosovës,më 17 shkurt 2008, dhe pastaj edhe Kushtetutën,por ku jemi tani në 2019 -ta ku asgjë shtetërore  nuk fuksionon në veri të Mitrovicës?!

Me Asocacionin e komunave serbe dhe Pakon e Ahtisarit,jeni edhe ju në dijeni se sa e keni dëmtuar Kosovën dhe po e favarizoni Serbinë në gjitha fushat kundrjetë Kosovës.

Një porosi

Termi Kosova i Metohija të fshihet një herë e përgjithmonë, njohja e Kosovës shtet, shuarja e Listës Serbe në veri të Mitrovices, dhe të shtrihet Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e saj dhe në gjithë komunat së pari të jenë simbolet shtetërore, tani ato ku komunën e udhëheq një minoritet, qofte ai edhe serb. Dhe largimi i kriminelëve serb dhe ata që kanë bërë masakra në Kosovë, vendin e kanë në Serbi jo në Kosovë...

Një shuplak e fortë i duhet Serbisë në Samitin e Berlinit

Në bisdimet Kosovë-Serbi keni sjellur diplomatët bashkëpunëtorët më të dëvotshëm të Serbisë dhe Rusisë, dhe ja një faktë'Frederica Mogherini, bashkëpunëtore e Serbisë, në dëm të Kosovës,kjo nuk është sjellur nga ne por nga ju Zonjë e nderuar -Merkel?!

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit. Tani me padurim pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binarë.

Largimi i Mogherinit dhe ardhja e Helga Schmidt lajm i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj

Për gjithë këto ngecja që po i ndodhin Kosovës dhe qytetarëve të saj ,gjithë herë fajtore  Mogherini, duke përkrahur agresorin,që i bie Serbinë dhe duke fuqishëm domton Kosovë me deklaratat e saj pro Serbisë,deri sa edhe u zbulua,dhe kështu ne shqiptaret duke i besuar gjithkujt dhe çdo kujt,gjithmonë goen ja kemi pregaditur vetes?!

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së,Frederika Mogherini, këto ditë është duke u përballur me akuza dhe kritika nga  qytetarët dhe subjketeve të ndrtyshme politke,biles edhe nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj,i cili edhe sy më sy iu përgjigje saj dhe i tregoj se koha e saj i ka mbaruar dhe jo edhe aq lehte mashtrohen shqiptarët. e Gjithë kjo armiqësi ndaj qytetarëve dhe Mogherinit ka ardhur si pasojë për shkak të politikës së njëanshme të saj karshi pozicionit zyrtar,anim nga Serbia në dëmë të Kosovës,dhe tani e papërshtatshme për qytetarët e Kosovës,duke iu futur thikë pas shpine,derisa ehe u zbulua.

Për përzgjedhjen e saj,Frederika Mogherini, në postin që e mbajti deri tani, përgjegjësi të madhe dhe gabim trashanik,fajtor Bashkimi Evropian

Dikush po mendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë më si ka qenë, nuk do të ketë hapësira për politikanë si Mogherini që me punën e saj nuk ka përfaqësuar vlerat që Bashkimi Evropian proklamon, atëherë, kjo s'do koment dhe duhet të jetë realitet,dhe BE-ja,nuk duhet të gabojë dhe duhet t;i trajtoj shqiptarët si të tjerët se edhe ne jemi këtë rrozullin tokësore biles para gjithë juve...

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit. Tani me padurim pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binarë.

Për një Ballkan të rëndësishëm,duhet po kjo Evrop,si i ndau tokat e tyre në 4 shtetet,tua kthej shqiptarëve...

Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Për shkak se një Ballkan stabil është e rëndësishme për të adresuar kërcënimet që vijnë nga luftëtarëve  të  huaj. Po kjo po i dhëmbë Rusisë dhe Serbisë, pasi vet media gjermane, kanë raportuar për kryeministrin-kryetarin e Serbisë dhe u prononcuan se: Ballkani në rrezik, Vuçiq  luftënxitës si Millosheviqi.

Pra nëse perspektiva europiane bëhet e pabesueshme atëherë nuk do jenë të përmbyllura konfliktet e përgjakshme as në Bosnjë, as në Maqedoni dhe gjithashtu mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,” shkruan më tej media gjermane, duke theksuar se njëri vetëm po tenton të shtrijë ndikimin - Vladimir Putini - veçanërisht në Serbi, Republika Srpska dhe luftën për pushtet në Maqedoni.

“Putini ka treguar sesa virtuoz është ai me përdorimin kulturor të konflikteve për pushtet politik. Atij nuk duhet ti jepet më shumë mundësi.”

Evropa gjindet ne krizë  politike ku mbas kësaj krize mund te pësoj kriza ekonomike,psh me tërhjeçjen e Britanis nga EU në gjermani do humbin 700 mi vende pune,po ndodhi te largohen edhe dy tri shtete prap papunsia ne Gjermani do te rritet ne mas te madhe.

Perfitime nga EU -ja kan pasur vetem 3-4 shtete ndersa te tjerat vetem se çka janë shfrytëzur ekonomikisht nga keto shtete (dominim i tregut dhe futja ne borgje e shteteve tjera).

Eurodeputeti i CDU-së "shuplakë" Serbisë: Normalizoni raportet me Kosovën, më  pas vjen BE-ja...

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.

“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar "Neue Osnabrücker Zeitung", politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian. “Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën”.

“Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët” ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung . Ndërkaq, gazeta Suedwesstpresse, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan. Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur. Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit, presidenti i Serbisë, shkruan se “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.

“Ka dhjetë vite që dialogu me Kosovën po dremit”, shkruan kjo gazetë gjermane e cila kritikon ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian, që përkrah gjithmonë më të fortët. Do të ishte shumë e dobishme sikur politikanët evropian të mos u japin përkrahje “njerëzve të fortë” në Ballkan, pasi kjo vetëm sa forcon nacizoismin e tyre, shkruan Suedwesstpresse.

Më pas aty, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku ndër tjera media në fjalë thotë, Aleksandër Vuçiq me triumfimin në zgjedhjet fillojë karrierën e tij si një lolo luftënxitës siç ishte krimineli, kasapi i Ballkanit, Sllobodal Millosheviqi.

Aleksandër Vuçiqi filloi karrierën e tij si lolo luftënxitës si Sllododan Millosheviqi. Që nga paraqitja e tij në viti 2008 ai është shtetas konservator që ka destabilizuar vendi si kryeministër si në aspektin e politikës ashtu edhe në atë të ekonomisë. Edhe pse ai flirton me Rusinë, fitoi zgjedhjet kryesisht për shkak se ai ka zhvilluar lidhje të ngushta  me  BE-në dhe Gjermaninë”, thuhet në artikullin e Stuttgarter.de.

Jo rastësisht,në rastse e keni në kujtes apo në notesin e juaja dokumentare,është dëshmi vetë nga presidenti serb Vuçiq që ju tha sy më sy, se ‘’ Ate që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore,po dojnë me naj marrë shqiptarët’’. Që menjë far forme e pranuat edhe ju pasi nuk keni reaguar.Pra,kjo do të thotë; Shqipëtarët nuk duan as më shumë e as më pak,për veqse territoret e tyre që po kjo Evropë I ndau dhe I coptoi në katër shtete, Serbi, Mali I Zi, Maqedoni e Veriut,Greqi, ju kujtohet Çamria. Ju kujtohet Nishi,Sangjaku të banuara me tokat shqiptare,dhe tani kemi Luginën e Preshevës që jetojnë në tokat e shtërgjysheve e katragjyeshve të tyre,dhe ky territor ende nën Serbi dhe me kushte jetese të vështira,pa libra e fletore,biles as librat në gjuhën amtare nuk po I lejon Serbia edhe pse ju dhurohen atyre ne këtë Luginë, nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,gjithandej ku janë shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...