Aktiviteti i heshtur zgjedhor në LDK? - Bota Sot
Aktiviteti i heshtur zgjedhor në LDK?

Opinione

Aktiviteti i heshtur zgjedhor në LDK?

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 19 prill 2019 Në ora: 16:41
LDK

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, paralajmëruan dhe u zotuan se në zgjedhjet e këti viti për organet e kësaj partie do të jenë shumë transparente dhe demokratike ku do të mbizotëroj vullneti politik, i elektoratit që në këtë parti të zgjidhen forcat e reja, njerëzit më të devotshëm të cilët kanë treguar sukses në aktivitetin e tyre dhe janë të gatshëm të sjellin gjak të ri në këtë parti dhe reforma në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mund të themi se deri më tani një reflektim i tillë nuk po ndodhë.Edhe kësaj here ky aktivitet zgjedhor në LDK , po zhvillohet më shumë në heshtje duke improvizuar tubimet-mbledhjet me një numër simbolik të elektoratit nepër nëndegë dhe degë të kësaj partie.

Raportet që po diskutohen nga periudha e aktivitetit të kaluar janë më shumë formale dhe sterotipe të së kaluarës. Raportet dhe puna e Lidhjes Demokratike gjatë mandatit të kaluar, ishte për të dëshiruar, kjo parti humbi zgjedhjet në disa Komuna kryesore të Republikës së Kosovës, si në nivelin lokal dhe në atë qendror. Gjatë këti aktiviteti zgjedhor në LDK, nuk është më bindëse, fryma mobilizuese e filozofisë Rugoviane si parti traditcionale dhe shtet formuse, ku do të vlerësohen dhe qmohen vlerat dhe puna e individit apo elektoratit që garon për tu zgjedhur në organet e Lidhjes Demokratike.

Po shihen tendencat të cilat kanë filluar të dalin në sipërfaqe, me pretendime të minigrupeve klanore për të marrë kreun-timonin e Lidhjes Demokratike.

Duhet theksuar se pa dashur ta komentojm statutin e kësaj partie, të cilin e kanë bërë dhe miratuar vetë organet e LDK-së. Dokument ky i cili e përcakton mënyrën e zgjedhjes të delegatëve për kuvendin zgjedhor,kjo mënyrë në praktik e demanton frymën demokratike që të zgjidhen njerëzit më të mirë ata që kanë besim, kapital politik të pa kontestushëm në këtë parti.

Në këtë drejtim në disa nëndegë dhe degë, lobohet dhe u imponohet degëve të LDK-së ti propozojnë individët e caktuar, të cilët do të jenë në shërbim të grupeve të ngushta dhe klaneve në këtë parti. Në kohën e Ibrahim Rugovës, gjatë aktivitetit të zgjedhjeve në LDK, tubimet ishin madhështore, transparente ku informohej tërë fshati apo vendbanimi qoftë në fshat ose qytet.

Tani kjo atmosferë në këtë parti nuk po ndodhë. Edhe përkundër të gjitha këtyre që u thanë më lartë që mendoj se janë të sakta dhe të vërteta, Lidhja Demokratike vitin që shkoj pati edhe një hendikep për shkakë të gjendjes shëndetësore Isa Mustafa, i cili një kohë bukur të gjatë për arsyje shëndetësore nuk kishte mundësi të japë kontributin në këtë parti.

Në fund dëshirojmë që këto zgjedhje të sjellin konsiludim të kësaj partie dhe të kryhen në mënyrë të rregullt me shpres se elektorati i kësaj partie do ti zgjedh dhe do të vendosë për udhëheqjen e re ashtu siç është më së miri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...