Po për Presidentin konsensual

Opinione

Po për Presidentin konsensual

Nga: Halim Hyda Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:19
Halim Hyda

Ballkani Perëndimor është pjes e pandashme dhe njëra ndër arteriet kryesore të kontinentit europian.Prandaj edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian duhet parë si një kompletim të vetë Unionit sepse pa këtë pjes vet Unioni është gjysmak.

Të gjithë ata politikan të cilët në kontinuitet punojnë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian janë politikanët me vizion progresiv dhe politikan të cilët bëjnë investimin me madhor për arritjen e paqës afatgjate në këtë pjes të Europes.)

Prandaj edhe rruga jonë e përbashket, ideali jonë shekullor për barazi dhe integrim,po hecin me hapa të sigurte drejtë realizimit të plotë me antarsimin tonë në NATO dhe BE aty ku është e kemi vendin.

Maqedonia nuk mundet të vazhdoje rrugen drejte NATO-s dhe BE-se, me ato që tërë ditën janë kundër gjithë asaj që është progresive dhe në fund edhe kundër vetëvetes sepse ky mentalitet dhe kjo filozofi e te berit politik dhe ky vizion na kthen ne nje vend qe prodhon ankth dhe histori lufte dhe gjaku me shume se sa gjysma e botes.

(Nëse dëshirojme të anëtarsohemi në BE dhe NATO rruga e vetme eshte qe konsesualiteti te jete filizofia politika mbi themelet e se ciles do te funksionoje zhvillimi i shtetit.)

Inkuadrimi në NATO dhe BE i shuan orekset e gjithë atyre, që janë vënë në shërbim të shërbimeve te huaja dhe që e demtojne interesin e vetë shqiptarëve dhe ate të pergjithshem të Maqedonise dhe punojnë e propagandojnë. Nuk ka asgjë nga kjo rrugë që e trason koalicioni i lartpërmendur.

Ky është një rast dhe shansë e veçant që të zgjedhim president që është në frymën e plotë drejtë NATO-s dhe EU-së, që zgjate që nga pamvarësia e Maqedonisë e deri me sot, për ta rrumbullakësuar dhe mbyllur një plagë të vjetër. Në këto procese zhvillimore, të gjithë duhet të japin maksimumin në kontributin e tyre për ta drejtuar gishtin dhe kokën aty ku duhet. Dhe ti thonë me te madhe PO Marrëveshjes së katër partive shqiptare dhe bllokut të LSDM-së. Po për Stevo Pendarovskin ,,Për NATO dhe Bashkësinë Europiane. Për një perspektivë të re në familjen e përbashkët europiane. Për një perspektivë të Re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo, politikave dhe partive politike si dhe shoqatave me nje (individ), që dojnë të bëjnë amulli në popullate, se nuk është koha e duhur për të votuar për kandidatin e përbashkët dhe për të ecur përpara drejtë NATO-s dhe EU.

Alternativë dhe rrugë tjetër nuk ka, prandaj kjo punë është shumë e pastër dhe pa dilema ,se cilën rrugë duhet ta zgjedhim përpos NATO-s dhe BE.

Nuk ka shumë kohë për të humbur dhe për ta mashtruar popullin, se ka edhe rrugë tjera. Jo gjithe rrugët tjera janë për tu marrë me vetvehten dhe për të numëruar në vend, siç kemi numëruar 28 vite pa asnjë perspektivë.

Por, një gjë duhet ta dijë çdokush që mendon me kokën e vet, se në këto zhvillime të përgjithshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe më gjëre nëse themi jo kësaj politike, në mulli te kujt e drejtojmë ujin. Arsyet dhe pakënaqësitë i paska pritur dikush kur ti rrumbullakosj 60 vite me ngrit zërin kundër padrjetësive si çdokush tjetër, as më pak e as, më shumë por, në asnjë mënyrë dhe me asnjë argument të shëndoshë, nuk munden të më bindin për të votuar diçka që nuk ka të përbashkët me ralitetin dhe peshën e votes në këto momente. Çdo vote që nuk është në këtë vijë, ta dini se është dhe ka shkuar për të penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kësaj rruge i paraprin dhe qendron mbrapa Vashingtoni dhe Brukseli. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, e kan gabuar orientimin dhe kokën e kanë të kthyer via Beograd - Moske.

Vlerat demokratike euro-perendimore dhe perspektiva euroatlantike kanë qenë janë dhe duhet të mbeten gjithmonë synim dhe përcaktim i vetëm i veprimit dhe përkrahjes politike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat