Dueli, Reka-Ali/Pendarovski, për votën shqiptare - Bota Sot
Dueli, Reka-Ali/Pendarovski, për votën shqiptare

Opinione

Dueli, Reka-Ali/Pendarovski, për votën shqiptare

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 19 prill 2019 Në ora: 18:05
Blerim Reka

Shansi historik që kanë shqiptarët për të marrë presidencën është lënë në mëshirën e Aliut që votën shqiptare ka vendos t'a kontrabandojë te një joshqiptar. Rama dhe HTH me heshtje sikur aprovojnë veprimet meskine të Aliut, duke e vërtetuar se ata qëndrojnë pranë njëri tjetrit, në ditë të vështira e të mira edhe kur qëndrimet s'janë aspak kombëtare. Por bazuar në rejtingun e ultë të Rames dhe HTH prononcimet e tyre nuk do të kishin efekt pozitiv për Rekën që momentalisht gëzon një rejting të lartë në mesin e gjithë shqiptarëve.

Nga tre kandidatë për president në MV, Blerim Reka dukshëm është kandidati më i kualifkuar. Ai me sloganin e tij “Reka për Republikën” është shumë më i kapshëm për një republikë multietnike se sllogani i Pendarovskit “Bashkë Përpara” që stolis billbordet e BDI-së në shqip anembanë MV. Pse vota shqiptare nuk duhet të shkojë te interesi shqiptar këtë e dinë vetëm BDI. Por kjo sikur nuk e pengon BDI-në ashtu si që s’e penguan shumë parregullësi dhe padrejtësi që u bëne gjatë bashkëqeverisjes së tyre 18 vjecare. Kur BDI e quan irracionale kandidimin e një shqiptari për president është ekuivalente me thënjet e tyre të përsëritura se kërkesat e shqiptarëve për më shumë liri dhe të drejta kombëtare janë folklorike.

Pra arena e 21 Prillit është si një votë plebishitare e shqiptarëve, që të votojnë kandidatin e tyre super të kualifikuar Blerim Rekën, me post-doktoraturë nga Harward-i që pengesë kryesore i del lideri i BDI-së, që voten e kësaj partie ia dhuron një joshqiptari edhepse në të kaluarën Aliu vajtonte votat e 70.000 shqiptarëve Zaevit. Por kjo nuk i prish punë liderit Ali, sepse ky punon më me zell për shtetin, që kurr nuk realizoi MO, më shumë kujdeset për aleatët maqedonë me votën shqiptare se sa për të drejtat e bashkëkombasve. Vota maqedone asnjeherë nuk shkoi për kandidatë shqiptarë që kërkuan që të jenë të barabartë me maqedonët, porse vota shqiptare shkoi për VMRO-në, një parti nacionaliste antishqiptare, sepse ashtu kishte thëne ‘lideri’ Ali, një vazal i përbetuar i pushteteve që shkojnë vijnë, duke u shëndrruar më Papë se Papa për partnerët dhe MV, por, duke anashkaluar dhe përbuzur votën shqiptare që për 18 vite pakë e ka fituar me të drejtë dhe shumë herë me vjedhje, rrena, demagogji, frikësim e tradhëti. Këtij sharlantizmi a do t’i dali përpra votuesi shqiptar me 21 prill, a do t’i dalin perpara shume votues të ndershëm të BDI-së liderit të tyre, dhe të mbjellin votën shqip, apo sërisht do të triumfojë interesi mbi kombëtaren, tradhëtia mbi arsyen.

Kjo datë e 21 Prillit do të n’a tregoj se sa janë pjekë shqiptarët e Iliridës që të votojnë për kandidatin e tyre, të prezentojnë vlerat e tyre qytetare dhe kombëtare, t’ua bëjnë me dije liderëve se kur është në pyetje kandidati shqiptar nuk do të devijojnë, nuk do të tërhiqen për hunde, dhe kurr nuk do të lejojnë të shëndrrohen në një kope të Aliut, që fatkeqësisht ka kohë që e ka humb rrugën në oborr, me vepra të mbrapshta bizarre, dhe me vendime aq të kobshme, sa mos qofte kush nën lekurën e tij.

Mbetet të shihet, a do të votojnë BDI-stët e vërtetë shqip kundër dëshirës së liderit të tyre për t’ë treguar relevancën e votës së tyre, sepse ajo është e shenjtë dhe se nuk mund të tregëtohet nga lideri i tyre kur është mbrapshtë dhe kundër interesave shqiptare. 21-shi eshte data ku do të shihet si shpërndahet vota shqiptare dhe sa kemi mësuar nga dështimi 18 vjecarë i partisë, që n’a vodhi shpresat, zbrazi trojet dhe tjetërsoi parreshtur, votën tonë të shenjtë.“Pavarësisht nga të gjitha dhimbjet që ajo po shkakton, historia nuk mund të zhbëhet, por nëse i qasemi me guxim, ajo nuk duhet të përsëritet.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...