Rritja e pagës minimale dhe pengesat e saj

Opinione

Rritja e pagës minimale dhe pengesat e saj

Nga:  Dr. Artan Haziri Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:47
 Dr. Artan Haziri

Paga minimale është ndoshta një prej politikave më të diskutuara në vitet e fundit në Kosovë, por ende nuk ka ndryshim.

Varësisht prej   ideologjis  së partive politike, disa parti  zotohen në rritjen e pagës minimale dhe të tjerat për ta ulur atë. Zakonisht, ato të spektrit të majtë që e përkrahin drejtësinë sociale e përkrahin pagën minimale si obligim moral, përderisa ato të spektrit të djathtë, që preferojnë treg të lirë me pak ose pa ndërhyrje nga qeveria preferojnë pagë minimale të nivelit të ultë ku secili e merr atë që e meriton. Ne ,kemi  nevoje për përkrahje sociale dhe për rritjen e pagës minimale.

Në të vërtetë, në çështjen thelbësore të pagës minimale qëndron ideja e ndërhyrjes së qeverisë në tregun e punës për të mbrojtur ata/ato që janë më së tepërmi të cenueshëm si dhe ata në vijën e varfërisë, ndonëse përveç kësaj kjo është menduar ti kontribuoj kohezionit (tërheqjes reciproke) më të madh shoqërorë dhe drejtësisë sociale. Pothuajse të gjithë ekonomistët pajtohen që ata/ato që janë objekt i pagës minimale janë ata/ato pagat e të cilëve janë afër minimumit, që zakonisht janë fuqi

punëtore pa përgatitje profesionale dhe të rinjtë që mund të shfrytëzohen në tregun e lirë pa ndërhyrje nga ana e qeverisë.

Faktorët përcaktues të pages minimale  janë :

1) nevojat e punonjësve dhe e familjeve të tyre;

2) kërkesa për pagën jetësore,

3) përshtatja e pagës përballë  Indeksit të Çmimit të Konsumatorit  (CPI),

4) kostoja e jetesës dhe e ndryshimeve,

5) nevojat e punonjësve dhe e familjeve të tyre dhe  pagat e krahasueshme dhe të ardhurat.

Nuk është bërë asnje studim para se të futet në fuqi paga minimale në vitin 2011. Eshte shumë më rëndësi që kjo pagë të siguroje një ekzistence për punëtorin dhe familjen e tij. Kemi të bëjm  me shtresën e varfër ose në prag të varfëris.

Duhet të kemi parasysh se secili nga faktorët e cekur më lart e kanë rëndësin e  vet.

Kërkesa për pagen jetësore është  thelbësore para caktimit  të pagës minimale. Shporta e kosmutorit duhet të matet dhe në bazë të saj të përcaktohet paga minimale. Në bazë të një studimi të bërë në qershor të vitit të kaluar, një familje  4  anëtarshe  për një jetë modestte i duhen 225 euro në muaj.. Këtu nuk janë përfshi shpenzimet e qiras, një smundje eventuale dhe asgjë nga shpezimet e lluksit.

Paga, nëse nuk është  dinjitoze apo qe siguron ekzistencen e familjes , ajo e humbe efektin e saj positive dhe sjelle problem  sociale dhe shëndetësore . Kryefamiljarët  oblogohen të futen në borgje dhe të bëjnë një jetë të vështirë.

Në Kosovë nuk kemi shtrese të mesme . Ajo është pjesa e shoqërise e cila nuk nuk ka kesh për investime por e gjithe qarkullimi i tyre bëhet në shtetin ame dhe ata nuk kanë nevoje për borgje. Gjithashtu nga kjo pjesë e shoqërisë, varen bizneset e vogla dhe të mesme.

Ndërsa shtresa  e lartë , e merr pasurin në vendin e vet dhe në të shumten e rasteve e hargjon jashtë shtetit për pushime .

Para caktimit të pages minimale, duhet të kemi parasysh edhe  indeksin e qmimeve , sepse aty varet fuqia e blerjes ( nga paga minimale ).

Shteti nuk duhet të ndalet dhe  duhet të ndryshoje sa më shpejte pagen minimale. Ministri punës, është në favore të rritjes së pages minimale dhe ai duhet të përkrahet seriozisht.

Dy  arsye ( kryesore )  janë pse deri tash nuk është vendosur rritja e pages minimale.

E para presioni nga bizneset , se me rritjen e pagës minimale do të largojnë punëtor nga puna ( sepse rritet shpenzimet ), dhe  e  dyta  kjo ndikon  pastaj edhe në rritjen e pensioneve për veteranët dhe  gjithe martirët e luftes.

Sa i perket bizneseve , mendoje se bizneset jo në qdo rast do i largojne punëtorët nga puna, varet nga lloji i  biznesit. Mirëpo,nganëjher  edhe largimi nga puna krijon nxitje për angazhime të reja . Psh.puna ne kompanit e sigurimeve, ku paguajne vetëm 200 euro ( jo përmes bankes ),a nuk  është e tmerrshme ? Nuk paguajn  trust pensional , sigurim dhe i  largojn  punëtorët pa asnjë  paralajmërim.

Rritja e pages minimale dhe kontrolla më e madhe e shtetit ndaj bizneseve ,në afat të gjate do ndikoj pozitivishte.

Ndërsa sa i përket veteranëve dhe martirëve, duhet të sigurohet një fond i veqant nga bizneset e mëdha, të cilat janë mbi 200 .

Atyre duhet caktuar një %  e fitimit  dhe kështu buxheti i  Kosovës nuk ngarkohet dhe kjo pjesë e shoqëris  është  më meritorja që ne e gezojm  shtetin sot.

Ministri i punës  është  në rrugën e duhur , vetëm duhet  përkrahje….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat