Politika e vjetër e Shapit që rezonon modelin e së keqes

Opinione

Politika e vjetër e Shapit që rezonon modelin e së keqes

Nga: KASTRIOT ALIAJ Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:28
Ilustrim

Në ligjërimin publik e atë institucional në Shqipëri,opozita e drejtuar nga elita e vjetër,po demostron hapur mos respektimin dhe zbatimin e normave të demokracisë,për debat e dialog politik.Këtë destruktivitet irracional e shohim të demostrohet në cdo segment të formacionit të saj,që nuk do të dijë për rregulla loje e politikë konstruktive.Nga kjo dukuri me nota dominante,për t'iu imponuar palës kundërshtare,me kërkesa apriori në prag të zgjedhjeve lokale,situata politike sa vjen e rëndohet.Vetvetiu kjo situatë, i ka cuar palët në një përplasje titanike.Në këtë përplasje midis palëve është pozicionuar edhe lincimi mediatik,të cilin nuk e shohim në demokracitë e zhvilluara të vëndeve perëndimore,ku media respekton rregullat e saj të limituara dhe të përcaktuara me ligj.Ky lincim mediatik që po përdor opozita për terrorr psikologjik,duke goditur dhe injoruar cdo ndryshim në Shqipëri,ka tejkaluar cdo normë dhe limit brënda hapësirave të saj.Këto lincime janë kthyer në rrole të pazakonta,duke ushtruar detyrën e prokurorit e gjykatësit,si shprehje instiktive e mentalitetit të eprorëve të tyre.Kjo sjellje e paprecedentë me nota dominante,është produkt i elitës së vjetër,mbetje teknologjike e nekrofilëve Sali Berisha,Lulëzim Basha e Monika Kryemadhi.Kjo trio e vënë në krye të një grupi njerzish besnik të doktrinës shkatërruese,karakterizohen nga gjithfarë ndjenjash,agresiviteti dhe urrejtje,për të improvizuar një apokalips si ai i vitit 1997.Ky grupim njerzish të indoktrinuar nga filozofia e populizmit anakronik të rrugës,janë bërë protagonistë të kaosit që po përjeton vëndi.Në këtë zallamahi ngjarjesh, ky grupim,me protestat e vazhdueshme,që u ngjajnë telenovelave dramatike, po rezonon dhe mbjell kaotizmin,që ka formatuar pozicionin default në të gjitha drejtimet.Ky diskurs i gabuar i kësaj opozite problematike,përbën mentalitetin paternalist të saj,si alternativë e auoritarizmit që kërkon t'ua imponojë edhe kundërshtarëve politikë.Kërkesa apriori si parakushte për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit,janë etosi si premisë e raporteve autoritare brënda saj.Orkesrimi i kërkesave të saj me parakushte,tregon se kjo opozitë po vuan depresionin,dëshpërimin dhe lodhjen intelektuale.Filozofia e varfëruar e saj me populizmin e rrugës,tregon se ëshë larg parimeve demokratike për dialog politik konsruktiv.Këo sjellje të saj janë bërë subjekt i dhunës verbale dhe asaj fizike,të cilat përbëjnë në të njëjtën kohë edhe goditje të vlerave të demokracisë.Akti që e konfirmon më së miri godijen e këtyre vlerave,të frontit ant-reformë,është flakja e mandateve të sovranit.Me këtë akt të paprecedentë,duke menduar se ka ardhur ora e tyre historike për t'u rikthyer në pushtet,vulosën ndarjen e tyre politike ashtu si shapi nga sheqeri.Me gjihë se kanë dorëzuar mandatet e deputetit,ata janë akoma influentë në politikë,duke u bërë kërcënues për shoqërinë e lodhur nga dhuna dhe shkatërrimet.Duke bërë spektralizimin e profileve të kësaj elite në optikën psikoanalitike,vetvetiu lind pyetja ;a mund të quhen të denjë për demokracinë deputetët që flakin mandatet dhe fyejnë sovranin?Kurrësesi jo.Cdo qeverisje demokraike,është konceptuar dhe respektohet si shprehje e sovranitetit të popullit,që vendos vetë fatet e tij.Pos veprimi i këtij grupimi ant-reformë,është shprehje e egocentrizmit të politikës së vjetër,që nuk u referohet doktrinave demokratike por filozofisë së rrugës.

Kjo filozofi kokfortësie i ka shndërruar në karikaturë politike të natyrës irrelevante,që në se nuk sulmon e fyen dikë, nuk ja ke arritur qëllimit.Këto qëndrime i kanë larguar jo vetëm nga dialogu politik,por edhe nga aspiratat e shoqërisë në prag të hapjes së negociatave.Ata sot përbëjnë gangrenën e politikës së vjeër, që ashtu sic shkruante Hobsi,janë bërë si krimba zorrësh që kërkojnë të shkatërrojnë cdo institucion të shtetit ligjor.Fobitë e këtyre hijeve të zeza,të kujtojnë Raishtagun Gjerman,ku me improvizimin dhe sajimin e një akti të ngjashëm me të, kërkojnë të justifikojnë dhunën verbale e fizike ndaj insituciioneve të brishta demokratike.Me këo sjellje po shfaqen si kopje e keqe e vevetes,kur dje luajtën rrolin e kamzhikut,ku përpara shqiptarëve gjthcka u vra,u vodh,u plackit,ju shi tokë e det Greqisë,u trafikuan armë e municione për llogari të oligarkëve brënda këtij grupimi kryengritës,Kjo trashëgimi e djeshme po shfaqet edhe në ditët e sotme,të cilët demokracinë nuk e shohin si sistem ligjesh e normash të zbatueshme për të gjihë,por si një mjet përfitimi dhe kredo politike.Por shqiptarët nuk janë aq naivë sa të dalin kundër këshillave e porosive të aleatëve strategjikë SHBA e BE të cilët rekomandojnë dialog politik në interes të reformave dhe strategjisë së integrimit.Opozita që po riformatohet me në krye znj.Rudina Hajdari,nuk mund të pajtohet me teknologjinë e politikës së vjetër,ajo së bashku me grupin progresist janë reshtuar në rrugën drejtë integrimit.Ata po bëjnë gjithcka,që ta ndajnë përtundimisht këtë shap nga sheqeri.Ky konfigurim që po merr formë me profil e moral të ri, përbën vizionin dhe perspektivën e të ardhmes së Shqipërisë,larg modelit shpërfytërues të së keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat