Jeta dhe veprimtaria e mjekut Fahredin Hotit

Opinione

Jeta dhe veprimtaria e mjekut Fahredin Hotit

Mr. Donika Hoti Nga Mr. Donika Hoti Më 21 prill 2019 Në ora: 17:14
Fahredin Hoti

Krusha e Madhe e komunës së Rahovecit njihet si komuna e parë e cila pati ndër viktimat e para të popullsisë civile në Kosovë. Kjo erdhi pasi që nga kjo komunë vinin dy atdhetarët dhe intelektualët e shquar të shekullit XX-të, si Bajram Curri dhe Ukshin Hoti.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore ky fshat tregoi atdhetarizmin e tij mbi mbrojtjen e popullsisë civile nga ushtria sërbe, duke e spastruar dhe përzerë nga Krusha e Madhe ushtrinë dhe gjithë përkrahësit e ushtrisë sërbe të këtij fshati. Të dhënat burimore të historigrafisë sërbe tregojnë se e kishin mbajtur në mend atdhetarizimin e krushianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat i saj në luftën e fundit në Kosovë, forcat policore dhe paralimitarët ushtarakë sërbë e bëjnë tmerrin më ç’njerëzorë mbi popullsinë civile në këtë fshtat, duke i rrahur, maltretuar dhe ekzekutuar burrat e fshatit, gjithashtu duke i lënë të veja gratë dhe duke ushtruar përdhunim seksual ndaj tyre, ndërsa grave shtatëzëna duke mos ju dhënë ndihmën e duhur mjekësore, me qëllim që nënat shqiptare të pësonin lëndime dhe të infektoheshin përgjatë lindjes së foshnjave të tyre.

Për t’i dalur në ndihmë këtyre grave së bashku me bashkëshortën e tij Nexhmijën dhe dy kunatat e tij Lejlan dhe Hatixhe Hotin. Një pjesë të shtëpisë e shndërroi në spital, për ndërhyrje kirugjike dhe gjinekologjike në komunë të Rahovecit. Brenda një viti janë evidentuar mbi 800 lindje. Humanizimi dhe dashuria ndaj profesionit të tij asnjëherë nuk kishte të ndalur. Mjeku Fahredin Hoti, themeloi një ‘’spital fushor’’ të improvizuar në kodrat e larta të fshatit të Krushës së Madhe, duke kryer operacione kirugjike, sidomos civilë të plagosur dhe ushtarë të rezistencës sonë kombëtare. Personaliteti dhe përkushtimi ndaj profesionit të mjekut, Fahredin Hotin e bënë që në të vërtetë të jetë sinonim i humanizmit në komunë të Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e më gjërë.

Kush ishte Fahredin Hoti? Fahredin Shemshedin Hoti u lind me 27 nëntor të vitit 1953 në Krushë të Madhe komuna e Rahovecit, shkollimin fillorë e përfundoi në Krushë të Madhe, ndërsa atë të mesëm në drejtimin e mjekësisë në Prizren. Studimet universitare i regjistroi në Fakultetin e Mjekësisë në kryeqytetin e Bosnje-Hërcergovinës, Sarajevë dhe i përfundoi në Prishtinë në vitin 1982. Një kohë të gjatë punoi si mjek i praktikës së përgjithshme në Rahovec dhe rrethinë, duke treguar gjithmonë përkushtimin e tij ndaj profesionit të mjekësisë për t’i dalur në ndihmë pacientëve në rrethinë.

Në vitin 1991 e përfundoi specializimin e gjinokologjisë me akusherinë në Rijekë të Republikës së Kroacisë dhe pas specializmit si gjinokolog punoi me një përkushtim maksimal në vendet e anadrinit si: Rahovec, Malishevë dhe Prizren. Prezenca e mjekut Fahredin Hoti në Repartin e Gjinekologjisë me Obstestrikë në Prizren nuk ishte aspak e dëshiruar nga ish- pushteti sërbë i asaj kohe, pasi që ai po u vinte në ndihmë foshnjave të sapolindura dhe ishte njëri ndër mjekët e parë që ju doli në ndihmë nxënësëve të helmuar nga instalimi i politikës vrastare të regjimit sërb. Ishte njëri ndër mjekët e parë shqiptarë i cili u përjashtua nga puna. Koncept i filozofisë politike sërbe kishte për qëllim denigrimin, maltretimin, vrasjen dhe shpërngujen e popullsisë shqiptare.

Si njihet kontributi i Fahredin Hotit? Pas përjashtimit nga Reparti i Gjinekologjisë me Obstetrike në Prizren, i cili nuk u përshtatë konform doktrinës filozofike sërbe, e cila pretendonte eliminimin dhe rënien e natalitetit të popullsisë shqiptare, menjëherë pas hapjes së lindtorës “NËNA” në Prishtinë në kuadër të Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë”, mjeku Fahredin Hoti si shumë gjinekologë të tjerë të Kosovës filloi punën e tij humanitare për mbrojtjen shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Njohuritë shkencore dhe eksepriencën e tij profesionale e transmetoi tek brezat e ri, duke punuar edhe si mësimdhënës pa pasur asnjë kompenzim material, këtë fushëveprimtari e bëri në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Luciano Motroni” në Prizren në vitin akademik 1993/1994 deri në momemntin e vrasjes së tij. Gjithashtu, angazhohet në veprimtaritë e shumta si në “Shoqatën e të Gjelbërve” dhe “Mjekët pa kufi”. Në planin profesional dhe shkencor pati shumë ambiecie, të cilat e shtyen të merrte pjesë në të gjitha konferencat shkencore e profesionale të lëmisë së gjinekelogjisë me obstretrikë të organizuar si në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.

Si erdhi momenti i vrasjës së mjekut Fahredin Hotit? Pas përkushtimit dhe angazhimit të tij humanitar, duke filluar kryerjën e punës së tij vullnetare, në përmbushjen e nevojave te qytetarëve ai merrte rolin edhe si pediatër, kirurg, internist dhe teknikut mjekësor në vendet si në Krushë të Madhe, Pagarusha, Drenoci, Açareva, Likoc dhe shumë vendet të tjera të Rahovecit, jo vetëm në rrethinën e Prezrenit dhe Malishevës, por edhe më gjërë. Kudo në shtëpitë e rrënuara të këtyre anëve dhe nën flakët e pushkëve, për herë të parë ai dëgjonte zërin e fëmijëve si trashëgimtarë të lirisë së Kosovës.

Në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, kuroheshin shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe civilë nga të gjitha vendet e Anadrinit të cilët gjendeshin të rrezikuar dhe në gjendje tejetë të rëndë, të cilët ishin pa ilaçe dhe pa ndihmë mjekësore. “Shtëpia Spital” e mjekut Fahredin Hoti u mobilizua në 24 orë.

Ndërsa, nën ofensivën e përgjithshme sërbe në pranverë të vitit 1999, e cila pëfshiu mbarë Kosovën, mjeku Fahredin Hoti kontriboi në një spital fushorë të improvizuar në kodrat e Krushës së Madhe ku kryen disa operacione kirurgjike, sidomos për popullsinë civile. Në përpjekje të vizitës së tij për të strehuarit në pyll goditet nga predhat e ushtrisë sërbe i biri i tij i vogël Kreshniku në moshën 12 vjeçare. Përgjegjësia dhe humaniteti i tij si prindë nuk lejoi në asnjë moment ta braktiste djalin e plagosur, i cili ishte qëlluar rëndë nga snajperistët sërbë, të cilët e rrethuan në çdo anë popullatën e strehuar në mal.

Edhe pse ishte vetë i plagosur me plagët vdekjeprurëse që ia shkaktuan armiqtë e popullit të tij, mjeku Fahredin Hoti nuk u paraqitë si i tillë deri në momentin kur ndërroi jetë - pas përpjekjeve për t’i operuar plagët e tij të cilat kullonin gjak.

Tragjedia e familjës Hoti nuk pati të ndalur pasi që ende pa u varrosur mjeku Fahredin së bashku me të birin e tij Kreshnikun, filluan keqtrajtimet ndaj familjes së tij, kështu duke i rrahur dhe sharë në mënyrën më brutale, mandje edhe i dëbuan nga vatrat; bashkëshortën e tij Nexhmijën dhe djalin e tij Besnikun në drejtim të Shqipërisë, në shoqërim e tyre ishte kryefamiljari, njëherit babai i mjekut dhe plaku i urtë Shemsedin Hoti, ku ky i fundit rrahet dhe plagoset rëndë, në pikën kufitare të Morinës Kosovë - Shqipëri, në moshën 67 vjeçare ndëronë jetë.

Ndërsa, me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë mjeku Fahredin Hoti me 12 gusht 1999 ririvarroset në Krushë së bashku me 206 dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe. Kjo ceromoni varrimi përcjellet nga mijëra qytetarë të ardhur për nderime.

Për kontributin e tij rreth humanizmit dhe guximit të treguar gjatë çlirimit të Kosovës, mjeku Fahredin Hoti shpallet “Dëshmor i Kombit”, si dhe nderohet me shumë mirënjohje nga institucione të ndryshme të Kosovës. Aktualisht, disa rrugë mbajnë emrin e tij në shenjë respekti për jetën dhe sakrificën e tij.

Kuvendi Komunal i Rahovecit emërton Institucionin Shëndetësor, ‘’Qendra Familjare’’, ne komunën e Rahovecit me emrin “Dr.Fahredin Hoti”. Gjithashtu për nderim dhe kontribut të tij në qytetin e Prizrenit, Kuvendi Komunal i këtij qyteti merrë vendim që ta emërtojnë një ndër rrugët kryesore të qytetit me emrin “Fahredin Hotit”.

Në ndërim dhe respekt të 63 vjetorit të lindjes dhe veprës së tij, me 24 nëntor të vitit 2016 në hapësirën e Biblotekës Universitare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, promovohet libri i tij me poezi kushtuar vendit të tij me titull “Vdekja e një nate”, në mesin e poezive ishte recituar edhe poezia Shpriti i Poetit jeton në poezi, që ia dedikojnë ndërgjegjës së lartë, obligimit kombëtar dhe atdhetar për lirinë e atdheut.

Jeta e tij poetike filloi në vitet e 70 dhe 80-ta përpara se t’i përfundonte studimet universitare në Sarajevë. Kohë kjo e cila ishte shumë e vështirë për poetët atdhetarë, sepse, ndjenjat e tij ishin shumë të forta dhe gjuha e rëndë për përceptimin e asaj kohe.

të gjitha poezitë vërehet shumë qartë shqetësimi dhe preokuptimet e popullsisë shqiptare, që janë të shprehura në mënyrë të rrjedhshme në vargun e tij poetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat