Çka sollën zgjedhjet presidenciale në Maqedoni?

Opinione

Çka sollën zgjedhjet presidenciale në Maqedoni?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:51
Ismail Muçiqi

Zgjedhjet për president në Republikën Veriore të Maqedonisë, të cilat u mbajtën dje, dhe të cilën kanditati shqiptar Blerim Reka mori një numër të konsiderushëm të votave, por nuk mjaftuan që të shkoj në balotazh, ishtin test i proceve të ardhshme politike të shqiptarve në Maqedonin Veriore.

Edhe kësaj radhe u pa qartë se profili i profesor Blerim Rekës, qiti në pah personalitetin e ti intelektual, diplomatik dhe internacional. Programi i ti si kanditat për President ishte program me plotë argumente bindëse për zhvillimin dhe ardhmërin e shqiptarve në Maqedoni dhe të popujve tjerë të cilët e përbëjn këtë shtet.

Fushata e ti ishte shumë civilizuese i cila u gërshetua edhe u pëlqye jo vetëm nga elektorati shqiptar por i lakmun edhe maqedonët dhe pakicat tjera në këtë shtet.

Blerim Reka ishte intelektual i madhë kur punonte gazetar në gazetën "Rilindja" të Prishtinës . Ai gjithnjë la gjurmë dhe vepra të mira si në gazetari ashtu më vonë edhe në diplomaci.

Unë pata rastin si gazetar të jemë korespodent i "Flakës së Vllaznimit" pas Blerim Rekës i cilii në atë kohë mori detyrën e Ambasadorit të Maqedonisë në shtetet e jashtme.

U pa edhe kësaj radhe se shqiptarët në Maqedoni janë faktor dominant në të gjitha proceset e shtet ndërtimit dhe zhvillimit të kësaj republike.

Mendoj se Profesor Doktor Blerim Reka, në zgjedhjet e balotazhit din dhe do ta orientojë elektoratin shqiptar që ta votojë kandidatin e Partisë të Kryeministrit Zajev, i cili është i vetmi politikan maqedon që deri tash udhëheqi politikë parimore dhe racionale me shqiptarët.

Në këtë mënyrë duke i bashkuar idet dhe forcat progresive të shqiptarëve dhe partis së Kryeministrit Zajev, Maqedonia do ti hapë rrugë vetit drejt integrimeve Euro-Atlantike, dhe si antare e NATO-së do të jetë faktor stabiliteti në Ballkan.

Shqiptarët në Maqedoni duke i përkrahur dhe ruajtur intelektualët e mirëfillët si Blerim Reka, mundë të arrin të shëndrrohen në faktor të njëmend politik dhe ekonomik duke përqafuar vlerat demokratike dhe integruese dhe duke krijuar më shumë mundësi për synimin e interesave gjithë kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat