Letër e hapur Aleksandër Lumezit- Koha me vendos: Me PAN-in apo me popullin

Opinione

Letër e hapur Aleksandër Lumezit- Koha me vendos: Me PAN-in apo me popullin

Nga: Haki Abazi Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:58
Haki Abazi

Asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se çfarë po ndodhë dhe kush është fajtori. I gjithë populli i Kosovës dhe diaspora kanë kuptuar se Liria dhe Pavarësia e vendit është grabitur nga një grusht njerëzish që nuk kanë lënë gjë të zezë pa bërë mbi tokë për të ardhur në pushtet dhe mandej për të lëshuar rrënjët kanë bërë çdo gjë të keqe dhe kundër interesit të vendit. Është e vështirë të mendohet që janë dashur 20 vite për të parë e prekur krimin dhe korrupsionin e bërë ndaj vendit që të bindemi se vërtetë keq e kanë. Por siç edhe e kam thënë me dhjetëra herë përballë një sistemi që e konsideron vendin pronë e nuk ka as nder e as marre të gjithë qytetaret kanë qenë mall për pazare dhe fati i tyre është vendosur në kandarin e fatit. Nësë të gjithë e kanë kuptuar këtë gjë, pse prokuroria dhe gjyqësia nuk e kanë kuptuar këtë gjë?

Solidariteti dhe bashkëlidhja mes Shqiptareve nuk kanë lënë që të vdesin për buke asnjëherë, as edhe në kohen e luftës e as edhe menjëherë pasluftës. Kështu që vafëria për buke nuk është matësi i durimit për Shqiptaret. Por sa kane durim Shqiptaret për tradhetinë me padrejtësi ndaj tyre? Nëse të gjitha ato me të cilat po përballen sot do t'i vinin nga një pushtues sigurisht që nuk do të ishte dashur kaq shumë kohë për ta ndalë këtë të keqe. Pyetja është se sa më keq duhet të jetë për të parë që këmbanat po bien për ata qeë marrin vesh që drejtësia po mungon në këtë tokë e padrejtësia ka lëshuar rrënjët deri në palcën e fukarenjëve.

Edhe në të kaluarën kur drejtësia është ndare me pleq nuk ka pasur kaq shumë mungesë të drejtësisë. Ajo drejtësi e decentralizuar në nivel të qytetareve, nuk ka qenë më e mira, por dimensionet e demit në rast të padrejtësisë kanë qenë të kufizuara në nivel lokal dhe ka pas marre e nderë si mekanizëm korrektues për ndarësit e drejtësisë. As kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka qenë kodi më i mirë i rregullave po nëse shikohet nga koha kur ishte bërë dhe konteksti zhvillimor shoqëror edhe në vendet përreth, ka shërbyer se paku si një udhërrëfyes për të ndarë drejtësi dhe për t'i mbajtur ndarësit e drejtësisë përbrenda një zone të kredos dhe respektit. Sot drejtësinë e kemi të kapur nga njerëzit më të ligë dhe atë nëpërmjet ligjeve më të mira të botës.

Asnjë vrasje e rëndë e potencialisht e lidhur me politiken dhe poltikanët nuk është zbardhur. Të gjithë ata politikanë, patriotë, policë, dëshmitarë, gazetarë, njerëz të devotshëm të lirisë dhe pavarësisë që janë vrarë edhe sot mbeten misteri i shoqërisë sonë të udhëhequr nga njerëz të ligë dhe disa frikacak. Gjithë ato hajni të pafundme të pasurisë publike prej të cilave janë pasuruar nejrëzit në poltikë dhe në periferinë tyre dhe asnjë gjë nuk ka ndodhur deri sot.

Telefonatat për keqpërdorim të pozites, fyerje e përcaktim të fuqise duke përdorur instrumente jashtë legale dhe jashtë-institucionale në rastin PRONTO dhe asnjë gjë nuk ka ndodhur. Përkundrazi krye akterët e atij klani vazhdojnë të jenë përcaktues të rrokadave institucionale dhe zhbërësit e shtetit të Kosovës.

Keqpërdorim të statusit të veteranit për ta baltosur emrin e veteranëve, dhe nejrëzit e përfshirë janë pikërisht ata që janë bërë milionere të privatizimeve dhe vjedhjes së pasurisë shtetërore, oligarkët politik të vendit. Asgjë nuk ka ndodhur, në fakt është baltosur prokurori që ka pasë guximin që ta ngris cështjen për hajninë masive industriale të buxhetit të vendit.

Vrasja e Elvis Pistës, njeriut të afërt me PDK, njeriu që konsiderohet që ka qenë shume i afërt me Veselin dhe ka punuar për Veselin. Edhe sot ne Kosovën me 10 mijë km2 dhe më pak se 1.8 Milion banorë nuk dihet se kush e ka vrarë Elvis Pisten, njeriun e kartelave të telefonit të PTK-së.

Në mes të Kosovës kidnapohen njerëzit dhe dërgohen pa asnjë vendim të gjykatave jashtë territorit të Kosovës. Askush nuk jep përgjegjësi, askush nuk thirret në përgjegjësi. Kontrata e qumështit për fëmijë në kryeqytetin e Prishtinës kushton dyfish më shumë se kontrata e njëjtë në vitin paraprak. Lënda fle diku në sirtarët e gjykatave.

Skandali multimilonësh me British Council ku janë të përfshirë njerëz me emra e mbiemër si Petrit Selimi nga pozita në MPJ dhe krejt kjo e bërë e ditur nga komsioni hetimor i Ambasadës Britanike dhe asgjë nuk ndodhë. Rasti rri i fjetur ne sirtarët e prokurores përgjegjëse. Dhoma e dëshmive e vjedhur dhe asnjëherë asgjë nuk ndodhe. Fëmijet e funksionareve, kaubonj modern të vendit me armë dhe narkotikë dhe rastet mbyllen sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë. Privatizimi i dsitribucionit të energjisë elektrike për 26 Mlion Euro, aseti me vlerë me mbi 350 Milion euro dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Ju mund të mos jeni fajtori kryesore por jeni nyja e një sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni përbrenda shtetit dhe largimi i kryeprokurorit që nuk vepron është bërë jo vetëm nevojë por edhe domosdoshmëri që ky sistem i korruptuar e kriminal të largohet njëherë e përgjithemonë. Momenti është me vendosë nëse je me PAN apo me Popullin. Momenti është me vendosë e gjithë gjyqësia nëse po duan të dënojnë në emrin e PAN apo në emër të popullit. Fundi i atyre që kanë gjykuar në emër e në të mirë të partive nuk ka qenë kurrë i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat