Ivanov u bë dy herë President, por nuk u bë dhe kurrë nuk do të bëhet lider

Opinione

Ivanov u bë dy herë President, por nuk u bë dhe kurrë nuk do të bëhet lider

Nga: Ejup Berisha Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:32
Ejup Berisha

Qytetari Gjorge Ivanov i cili që nga 12 maji i vitit 2009 aktron në postin e Presidentit të shtetit në Republikën e .Maqedonisë të gjithë pjesmarrësit në Shkollën e tij për Lider të rinj e cila i ka mbushur dhjetë vite të funkcionimit i ka shpallur Liderë.

Por fatkeqsisht vetë asnjëher nuk arriti të bëhet Lider edhe pse i njëjti dy mandate të plota ishte në pozicionin politik N-1 apo në ate më të lartin në Republikën e Maqedonisë. Dhe tani si është e mundur që një njeri që nuk është lider vetë të trajnojë dhe të shpallë lider të tjerë. Kjo pra është e pashpjegueshme dhe shumë e pakuptimtë.Do të thotë se së pari her vetë duhesh të jeshë lider me qëllim që tè mund të shpallësh lider të tjerë.Cfar Lideri ëahtë Ivanov kur nuk arriti që një problem personal timin ta zgjidh pa ndonjë dridhje apo dhimbje të madhe. Ky pra dëbon nga Kabineti Presidencial njerëz për një problem lehtë të zgjidhshëm.

Për një plemsht nuk digjet as jorgani o qytetarë Ivanov. Më intereson ta di se si u ndjeve kur e morre vendimin për dëbim që ta kish rekomanduar Filimena Manevska këshilltarja e jote për qështje juridike.

E di që je ndjerë shumë mirë për faktin se për një qështje të vogël ke dëbuar një shqiptarë anëtar të Kabinetit tënd presidencial.

Dhe do ju pyes personalisht se cfar fitove me atë vendim.Unë juve as nuk ju shava as nuk ju ofendova nuk ua sulmova postin e as nuk bëra vepër penale atentat apo tentim për atentat ndaj juve. Më latë në rrugë pa kurrfar perspektive për cfar arsye për arsye se ju respektova dhe ju cmova shumë. As falje smë keni kërkuar për gjestin e shëmtuar që e bëtë.

Prandaj ju themë se nuk u bëtë dhe nuk do të bëheni kurr Lider ju o qytetari Gjorge Ivanov sepse veproni jo me arsye por me emocione.

E një lider i mirëfillt e i vërtetë vepron vetëmse me arsye e jo me emocione.Ok qytetarë i nderuar mos u pafshim kurrë më unë e ti as për të mirë e as për të keq në këtë botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat