Se kemi një SHPK të mirë, po, por neglizhenca ndaj kërcënimeve duhet dënohet pasi nuk reagohet me kohë...

Opinione

Se kemi një SHPK të mirë, po, por neglizhenca ndaj kërcënimeve duhet dënohet pasi nuk reagohet me kohë...

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:08
Ragip Guraziu

Po i marrmi tri rastet e fundit të vrasjeve, ate në Gjakovë,ku burri vrau bashkëshortën dhe  bijen e tij, Therandë,ku polici vret në Kazino në vendin e punës një personë, dhe po të njëjtën ditë bëhet fjalë edhe për një vrasje tjeter në fshatin Studenqan të THerandës,ku vëllai vret vëllain dhe plagosë bashkëshorten e tij, dhe rastin e fundit në Prishtinë,lagja Dardania në Prishtinë ,ku vrau Bashkëshoretn, nusen e djalit dhe veten,por fatbardhësisht nga kjo makabër ka shpëtuar vajza 2 vjeqare. Dhe të tri rastet kanë qenë të lajmruar në Polici,para se të ndodhin këto?!

Gjakovë, kryefamiljari vret gruan dhe vajzën e tij

Një vrasje e dyfishtë që kishte ndodhur në Brekoc të Gjakovës, ku një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, për motive ende të panjohura.

U tha se ''Polica e Gjakovës ka dhënë detaje për këtë vrasje, duke thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi private''.

“Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar, i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave. Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë”, përfundon ky njoftim.

Sipas burimeve të pakonfirmuara i dyshuari për kryerjen e krimit, P.N. është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij, në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij.

Po sipas versionit të policisë dhe familjarëve,thuhet se ; Rasti ishte lajmruar pa ndodhë vrasja në Policinë e Gjakovës. Tani i dyshuari është denuar me burgim të përjetshëm.

Policia po vret qytetarët në vend se t’i mbrojë, edhe atë në vendin e punës?!

Titulli i autorit të këtij shkrimi të asaj kohe kur ndodhi vrasja ne Therandë

Disa herë, kur kanë ndodhë dhe që prapë do të ndodhë, se vetë ju i keni fajin kur po i mbroni policët e juaj se ata për çdo marri që bëjnë, thoni se ata indetifikohen si person dhe jo si pjesëtar i SHPK-së?!

Kush ka menduar se pas 20 viteve, do të kemi shtet dhe SHPK-në tonë dhe besa edhe ushtrinë tonë dhe polici do i vret qytetarët e saj në vendin e punës?!

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe, dhe vrasjeve tjera të pas lufte, por kjo që ndodhi tani të  dielën, nga dy vrasje të ndryshme,njëra bënte fjalë për një të ri nga fshati Mushtisht të komunës së Therandës, ngjarja që kishte ndodhur në rrugën e Reshtani, që thuhet se në oar 9-30 është ekzekutuar në vendin e punës së tij i riu, Jetmir Aliaj, derisa kishte qenë tërë natën në Kazino ku ishte vendi i tij i punës. Ndryshe, nga ora 11-30 u lajmrua vrasja tjetër në fshatin Sdudenqan po të kësaj komune ku thuhet se "diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Por, Nexhmedin Krasniqi, policia e Prizrenit dhe ajo e Therandës, por besa edhe më gjerë,kanë qenë në dijeni, për biografinë e këtij polici të SHPK-së dhe masa të buta kanë qenë ndërrmarrë dhe ja arsyjet;

Rasti kur u tronditën qytetarët therandas dhe fshatrave për rrethë,ishte kumtesa e ma voshme, e cila u publikua edhe në mediume publikisht,bile edhe me foto se; Rreshteri që kreu vrasje në Suharekë, në fotografi me të fuqishmit e AAK-së, Ramush Haradinajn, Blerim Kuçin e Bali Muharremajn, pra Shefki Spahiu, është rreshteri i Policisë së Kosovës, i cili vrau në vendin e punës, të riun nga Mushtishti, Jetmir Aliajn.

Dëshmi fotot e publikuar

Në fotografi ai shihet me kryeministrin Ramush Haradinaj, anëtarin e AAK-së, dhe deputetin Blerim Kuçin, si dhe me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn.

Poashtu, mësohet se Spahiu ishte edhe në procese gjyqësore për disa vepra penale.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.

Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Madje ai ishte shapllur i pafajshëm për keqpërdorim seksual nga Gjykata Themelore në Prizren.

Të gjitha këto ishin botuar në mediumet tona dhe i pa edhe e gjithë bota, edhe çka i duhet SHPK-së që të bënë një pjestarë i SHPK-së, derisa më rëndë nuk ka më se polici vret qytetarët e vetë, edhe pse është i thirrur për t'i mbrojtur.

Therandasit kanë përjetuar keq nga milicia çetnike serbe, rasti familjes Berisha, tani si u bë edhe nga policia e saj?!

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe.

JO! Nuk të duhen këto vrasje Theranda ime. Të rinjët nuk i duhet vra por atyre, edhe ashtu e kemi obligim ne të gjithë ti dërgojmë, këshillojmë drejtë një perspektivë të jetës së tyre dhe kush është ai apo ata që dëshirojnë një të riut t'ia humbë jetën, sidomos tani pas 20  viteve liri, të pavarur, tani aq më keq nga polici i SHPK-së?!

Ndryshe:

Rreshteri që kreu vrasje në Suharekë, në një fotografi me të fuqishmit e AAK-së, Ramush Haradinajn, Blerim Kuçin e Bali Muharremajn.

Shefki Spahiu, është rreshteri i Policisë së Kosovës, i cili vrau në vendin e punës, të riun nga Mushtishti, Jetmir Aliajn.Po thuhet se rreshteri Spahiu, duket se ka raporte të mira me të fuqishmit e AAK-së.Poashtu, mësohet se Spahiu ishte edhe në procese gjyqësore për disa vepra penale.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Madje ai ishte shapllur i pafajshëm për keqpërdorim seksual nga Gjykata Themelore në Prizren.

Theranda në shok......

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllau i tij pas një konflikti rreth një prone.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.“Viktima ishte dënuar më parë për një vrasje për 14 vite. Të dy kufomat janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa viktima e gjinisë fëmorrore”.Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i nderi I.G (emër i njohur për redaksinë), të ketë qenë i dënuar për vrasje vite më parë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Vrasja në kazino: Jetmir Aliaj identifikoi policin plaçkitës para se ai ta qëllonte

Një grup plaçkitësish ia kishin mësyrë të dielën në mëngjes një kazinoje në Suharekë. Plani për plaçkitje, si duket nuk kishte shkuar siç e kishin menduar hajnat. Gjithçka devijoi deri në shtënie me armë, për ta lënë të vrarë një punonjës të këtij lokali.

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri sot në mëngjes. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje.

Zyrtari policor në fjalë nuk ishte aty për ta mbrojtur Jetmirin nga plaçkitësit.

Përkundrazi Shefki Spahiu, po dyshohet se ishte njëri prej tyre që tentuan të kryejnë vjedhjen që përfundoi me fatalitet.

Media ka mësuar përmes burimeve, se informacionet e para që ka hetuesia në Prizren, në lidhje me këtë rast, tregojnë se viktima ishte qëlluar për vdekje nga i dyshuari pasi kishte arritur ta identifikonte atë, derisa me tre persona tjerë po kryente plaçkitjen brenda kazinosë.

Por, kjo nuk del të jetë hera e parë që rreshteri policor Shefki Spahiu dyshohet për vepra penale. I njëjti, edhe kohë më parë ishte përballur me dyshime për një rast dhunimi. Ai për këtë ishte suspenduar nga Policia e Kosovës, por që më pas ishte kthyer në vendin e tij të punës.

Se një zyrtar policor është i dyshuar për vrasjen në Suharekë ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, të dielën përmes një konferencë.

“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale SH.S. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, u tha nga Policia, gjatë konferencës që u mbajt në Prishtinë.

Tutje, ata kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa do të dalë para gjykatës e cila pritet t’i caktojë masën e sigurisë.

I riu Jetmir Aliaj është viktima e dytë e vrarë të dielën në Suharekë. Në një fshat të kësaj qyteze, të njëjtën ditë, ka ndodhur edhe një tjetër vrasje për motive krejt të ndryshme. Një 64 vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij 72 vjeç, për shkak të një kontesti pronësor.

Por, pasi autori i këtij shkrimi vie nga komuna e Therandës,merr informata nga disa qytetarë se nuk është e saktë ditelindja e vëllezërve në fjalë, rasti i Studenqanit.

Tani, shtrojë pytjen institucioneve kosovare dhe atyre që po rrehin gjoksin për Kosovën, kjo që po na ndodhë, z. Kryeministër,z.Kryeparlamentar dhe z. President, me këto të zezat e juaja që i sollët Kosovë, me korrupsion, hajni, punësime familjare, vjedhjet në SHPK, rasti i fundit në Therandë polici vret qytetarin ne vendin e punës, biografia e tij është dashur të stopohet më parë dhe shikojeni fotot e tij të publikuar me kend, atëherë, a do të jep pergjegjeje dikush dhe të largohen nga puna ata që po i fshehin krimet e bëra edhe e futët në këtë valle edhe SHPK, do ju vjen dita shumë shpejt që qytetarët do i keni gjithandej nga Kosovë mu në Prishtinë, që t'i largojmë nga kjo politikë kontrabandues e shantazhuese që na flliqen dhe nuk lanë gjë pa i bërë këtij vendi, deri sa nuk intervenoni menjëherë me lagimin e këtyre që lejuan këtë polic të merr jetën në kozino në vendin e punës një të riut nga Mushtishti, spse falë juve Kosova dhe degradimet dita-ditës të policisë, po na sjellin veq faqe te zeza dhe asgjë tjetër, marrja ju mbuloftë mbi trupin e juaj...

 Një vrasje e trefishtë ka ndodhur  në lagjen Dardania të Prishtinës, kur një burrë ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas veten.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dhënë detajet lidhur me këtë vrasje. Është bërë e ditur se dorasi, i cili më pas ka vrarë veten është një 61 vjeçar, kurse dy viktimat, bashkëshortja e dorasit një 60-vjeçare dhe reja e tyre një 28-vjeçare.

Mediat kanë bërë publikë edhe emrat e viktimave, ku thuhet se dorasi është Hasan Krasniqi, kurse dy viktimat e tjera janë Hysnije dhe Remzije Krasniqi.

Prokuroria ka njoftuar se dorasi kishte probleme mendore duke shtuar se ai më herët kishte ushtruar dhunë në familje.

Hasan Krasniqi (61 vjeç) ka vrarë sot gruan e tij, nusen e djalit të tij dhe pastaj vetenVrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët: Dorasi kishte probleme mendoreNxirret nga banesa vajza 2 vjeçare që pa me sy tmerrin në Dardani

(E plotësuar) - Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.

“Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai.

Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se vrau dy familjaret e tij dhe vetën.

“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.

Kryeprokurori tregon fjalët që i tha i biri i dorasit

Djali i dorasit Hasan Krasniqi, Kreshniku i ka thënë kryeprokurorit Imer Beka se i ati kontrollohej shpesh në psikiatri.Kryeprokuroi Imer Beka para pak çastesh dha detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë. Ai ka bërë të ditur se nuk i kanë të qarta motivet e vrasjes, por që konfiromi se dorasi kishte probleme mendore.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka.

Beka: Personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike

“I zoti i shtëpisë, ose personi që i ka vra, së pari e ka vra gruan e vet, pastaj e ka vra gruan e djalit, ose renë e vet dhe në fund ka bërë vetëvrasje. Sot gjatë kësaj dite, policia dhe prokuroria, ka pas angazhim në lidhje me këtë rast shumë të rëndë. Motivet e vrasjes ende nuk i kemi marrë si duhet, por kemi marrë informacion se personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike, pasi siaps djali të tij, ka qenë shpesh-herë  i kontrolluar edhe nga psikiatria”, tha Beka.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë i janë përgjigjur rastit.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

Personi me inicialet H.K, që la të vrarë sot gruan e tij, gruan e djalit e më pas vrau veten kishte qenë i njohur për drejtësinë, pasi që edhe një vit më parë kishte tentuar të vrasë gruan.Të njëjtit policia disa herë ia kishte konfiskuar armët disa herë, por H.K kishte blerë armën përsëri.

Kjo do të thotë se policia paska qenë e informuar një vit më parë për rastin në fjalë,dhe për tri rastet tjera ,lexo më lartë,dhe ne rastse i referohemi deklaratës së djalit të tij,një njeri jo normal siç qe e mundur të bisedojë aq butë e kjart me dajalin e tij për vrasjen e trefisht?!

Po i marrmi tri rastet e fundit të vrasjeve, ate në Gjakovë,ku burri vrau bashkëshortën dhe  bijen e tij, Therandë,ku polici vret në Kazino në vendin e punës një personë, dhe po të njëjtën ditë bëhet fjalë edhe për një vrasje tjeter në fshatin Studenqan të THerandës,ku vëllai vret vëllain dhe plagosë bashkëshorten e tij, dhe rastin e fundit në Prishtinë,lagja Dardania në Prishtinë ,ku vrau Bashkëshoretn, nusen e djalit dhe veten,por fatbardhësisht nga kjo makabër ka shpëtuar vajza 2 vjeqare. Dhe të tri rastet kanë qenë të lajmruar në Polici,para se të ndodhin këto?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat