Diplomati Lauka: Gjarpri Hashim Thaçi - kërcënim për Kosovën - Bota Sot
Diplomati Lauka: Gjarpri Hashim Thaçi - kërcënim për Kosovën

Opinione

Diplomati Lauka: Gjarpri Hashim Thaçi - kërcënim për Kosovën

Nga: Adem Lushaj Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:14
Hashim Thaçi

Gjarpri është i rrezikshëm, kishte paralajmëruar Presidenti Ibrahim Rugova. Këtë gjë e parasheh edhe diplomati i karrierës, ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, dr. Islam Lauka. Këtë rrezikim të Kosovës nga gjarpri, Lauka e ka bërë publik në librin e tij të ri,  "Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë ". Lauka nuk është i vetmi që parashikon kërcënimin e shtetit të Kosovës, nga gjarpri i quajtur Hashim Thaçi. Ndërsa të tjerët heshtin ndaj veprimeve të gjarprit, Lauka, si njohës i mirë i zhvillimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike, tregon për pasojat  e marrëveshjes se dëmshme Thaçi-Vuçiç.

Tropojani i guximshëm me shtetësi tё dyfishtë, tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs, si edhe qytetar nderi i Deçanit, asnjëherë nuk ka pushuar së ngrituri zërin për shtetësinë e Kosovës. Në librin e tij prej dhjetë kapitujsh dhe njё shtojce me tre shkrime, të botuara në vitet 2007-2010 (kryesisht, rreth Veriut), kërcënimin më të madh ndaj Kosovës, nё planin e jashtëm, e sheh tek Rusia, ndërsa nё planin e brendshëm, tek gjarpri i shtëpisë. Diplomati i rryer, paralajmëron se, "korrigjimi i lehtë, do tё thotë shkëmbim territoresh, veprim që do t`i jepte Serbisë, pjesën veriore të Kosovës".
Rreth përmbajtjes së librit kanë folur dhe duhet të flasin, recensentë, akademikë, analistë politikё, kritikё letrarё, etj. Por, këtë libër të "heqjes së maskës dhe lëkurës së gjarprit", duhet ta lexoj çdo qytetar i Kosovës dhe ata qё jetojnë jashtë saj.

Ajo që bie në sy te autori i librit ёshtё guximi intelektual dhe atdhetar. Këtë guxim të tij, diplomati Lauka, e ka shfaqur shumё herë. Por, këtë guxim intelektual, veç sa e forcoi. Ndёrkohё qё bota akademike dhe intelektuale në Kosovë po heshtë, pa thёnё asnjё fjalë për lojërat e gjarprit, ambasadori Lauka, e ngre fuqishёm zёrin e tij kundёr të keqes, që mund t`i kanoset Kosovës. Si një atdhetar i dëshmuar, që nga fëmijëria, e kishte për zemër Kosovën. Duke u nisur nga dashuria për të, si një intelektual, diplomat dhe studiues, e njëkohësisht duke shfrytëzuar edhe burime të pasura në gjuhët, anglisht, frëngjisht dhe rusisht (të paraqitura në fund tё çdo kapitulli), në vazhdimësi ёshtё vënë në mbrojtje të pavarёsisё dhe shtetësisë së Kosovës. Këtë e ka bërë edhe në djepin e sllavizmit dhe ortodoksisё, në Rusi, e cila njihet si kundërshtare e egёr e shtetit të Kosovës.

Në këtë libër, dr. Islam Lauka demaskon qëllimet e errёta të gjarprit, i cili bën përpjekje të pareshtura për të “gjetur” kompromise me kundёrshtarin tonё, duke mashtruar se Lugina e Preshevёs do t`i bashkohet Kosovёs dhe, gjoja pa marrё asgjё nё kёmbim, Serbia do ta njohё atё si shtet i pavarur dhe sovran.

Lauka, në këtë libër ka kritikuar edhe lidhjen e gjarprit me Rusinë, nё kundёrshtim me qёndrimet e aleatёve tanё strategjikё dhe me orientimin properёndimor tё shqiptarёve, nё pёrgjithёsi dhe tё Kosovёs, në veçanti.

Libri, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”,është ndërtuar mbi bazën e analizës politike kritike dhe, në thelb përbёn një polemikë të hapur të studiuesit, dr. Islam Lauka, me mbështetësit e tezës së shkëmbimit të territoreve. Përfundimi i argumentuar i autorit është se, teza e “korrigjimit” të kufijve,politikisht,është e gabuar,ndërsa praktikisht, përbёn kërcënim serioz për interesat tona kombëtare dhe shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...