Shqiptarizmi po vdes në Maqedoninë e Veriut

Opinione

Shqiptarizmi po vdes në Maqedoninë e Veriut

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 prill 2019 Në ora: 22:30
Blerim Reka

Humbja n'zgjedhjet presidenciale e Blerim Rekes, nuk është humbje personale e një kandidati serioz dhe kredibil shqiptar n'Maqedoninë e Veriut, por është humbje kolektive e faktorit shqiptarë n'këtë shtet, ekzistenca e të cilit varët nga shqiptarët të cilët janë 2/5-tat e popullësisë së përgjithshme të këtij shteti sovran, është humbje e klasës politike-përfaqësuese të shqiptarëve aty si element shtet-formues. Humbja s'është e zakonshme, ajo është këmbanë alarmi për t'gjithë shqiptarët n'trojet e veta etnike dhe jashtë atdheut, humbje të cilën mund t'a quajmue edhe gjëmë, ngase është vetëvrasje kolektive nacionale dhe hiq më pak se kaq !

Humbja e z.Reka, s'ishte rastësi dhe e ardhur befas sikur vetëtimë nga qielli, por fatkequesisht, ishte e projektuar, lansuar dhe e kalkuluar mirë të pësoj fiasko & debakël ekskluziv ! Shqiptarët si popull, deshtuan para syve të botës të deshmojnë e faktojnë se janë popull me vetëdije nacionale të cilët s'mund të anashkalohen në projektet gjeopolitike & gjeostrategjike të qendrave të vednosjës, duke dhënë verdiktin me dorë & vullnet të vet, kundër interesit kombëtar dhe për sllavo-maqedonasit...! Klasa politike shqiptare n'Maqedoninë e Veriut, n'krye me Ahmetin & Thaqin ; Fe & Atdhe ka pushtetin, ideologji ka krimin dhe pasurimin e përvetësimin permes tij (krimit) ! Ata, p'o vrasin shqiptarizmin n'Maqedoninë e Veriut, edhe ashtu të dermuar dhe n'lengim kronik të mese një shkeulli...! N'sinkron me Thaqin & Ramën, Ahmeti e Thaqi, p'o kujdesën fortë që t'ruajnë pushtetin e tyre kriminal, n'dëm të shqiptarëve ; n'Shqipëri, Kosovë, n'Iliridë e n'Kosovën Lindore dhe n'Qameri, pa lënë anash as Diasporën e madhe shqiptare n'gjithë rruzullin deri në Zelandën e largët...! Këta akterë, shqipëfolës dhe renegatë të armiqëve tanë ; Rama, Thaqi & Ahmeti, po kujdesën fortë që "t'paqëtojnë" shqiptarët n'Iliridë, të tradhëtojnë intersin e atyre n'Kosovë dhe t'mashtrojnë e mebajnë peng, atë të Shqipërisë si shtet amë i shqiptarëve gjithandej...!

Vota e shqiptarëve për sllavo-maqedonas dhe kundër kandidatit shqiptar, Blerim Reka, është grusht i rënd interesit kombëtarë n'Maqedoninë e Veriut, është plumb të ardhmes dhe përspektives nacionale si popull shte-formues dhe plagë që do lëngoj e kulloj gjatë për shqiptarët në atë Republikë, dhe jo vetëm...! Robëria dhe robërimi i një populli fillon atëhrë kur i robëruari ndjehët i lirë, ndjehët mirë dhe komod me pozitën inferiore në të cilën është ktandisë për arsyetë historike, politke dhe të konturave të kohes. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për fatin e ligë të kombit, sikur janë pajtuar me pozitën e t'nënshtruarit, dhe pse jo edhe me pozitën diskriminuese e poshtëruese duke pasur n'krye të elitës nacionale, njerëz mediokër, servil dhe renegat të cilët s'shohin ma largë se sa hunda e vetë dhe koka që mbajnë për s'randi...!

Asmilimi bashkohor i shqiptarëve atje p'o ndodhë para syve tanë, para syve t'botës, dhe neve bashkë bëjmë sehir, sillemi sikur gjithëçka dhe gjithëfarë, është n'rregull dhe normale...! Në vend të ndergjegjësimit, ngritjës së vetëdijes nacionale dhe iluminimit të kësaj pjese të Atdheut dhe të Kombit, klasa politike shqiptare, mjaftohet me pushtetin klientalist & nepotik të Ali Ahmetit, Menduh Thaqit & Co dhe s'qanë fare kokën për fatin e bashkëkombasve t'vetë të diskriminuar e t'shtypur si asnjë popull tjetër në Europën e qytetëruar. Edhe heshtja e jonë, është pranim dhe aprovim për gjëndjën atje, andaj kjo heshtje n'a bën fajtorë dhe bashkëfajtorë për fatin e ligë të bashkëkombasve tanë atje dhe premisat e dëmtimit t'matjushëm të qenjës sonë nacionale në trojet tona historike dhe etnike n'Maqedoninë e Veriut.

Liritë fetare dhe e "drejta" e lëshimit dhe braktisjës së Atdheut, nuk janë dhe s'duhet kurr t'jenë referenca, norma e sjelljës dhe as kriter vlerësimi n'bazë të cilëve Maqedonia e Veriut, dhe lidershipi shqiptarë atje , n'krye me Ahmetin e Thaqin, paraqesin progresin shqiptarë para botës...! Këto "liri", s'na i ka mohuar asnjë pushtues, as pushtusi sllvo-maqedon, as ai serb, dhe s'do t'na i mohoj kurr, andaj t'reflektojm ; T'arrijmë ato që n'a i ndal e mohon armiku dhe armiqtë, dhe t'mos knaqëmi me "liritë & të drejtat" për t'cilat janë kaq bujarë e dorëlirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat