Koshare ky emër shumë i lakuar 

Opinione

Koshare ky emër shumë i lakuar 

Nga: Milazim Maraj Më: 25 prill 2019 Në ora: 08:48
Milazim Maraj

• Lufta kundër luftës së Koshares është kërkim shpëtim nga dënimi i historisë.                                                

• Serbia lavdëron kundërshtarin për të shpëtuar fytyrën para popullit të vet.                                       

• Përfitues nga lufta shajnë fitoren për të arsyetuar dështimet e veta të pa justifikueshme.                                                       

Shumë u laku ky emër.  Në shumë trajta. Në shumë gjuhë. Emër i mallkuar, emër për dhembje, emër që simbolizon vuajtje, rrezik më përmasa të ndryshme; individuale,grupore,kombëtare shtetërore ndërkombëtare. Emër dreqi  që del herë si kohë, herë kosh, herë si shar  apo  share. Emër i komplikuar edhe shkronjat nuk i numërohen apo nuk të del gjithnjë i njëjti rezultat. Në shqipe lexohen gjashtë shkronja. K-o-sh-a-r-e. Por kur është fjala e shkronjës “S” numërohet herë si “S” e herë si Sh. që kur merr një apostrof(‘) pas vete mohon çdo gjë. Pra si po shihet Kosharja do të del edhe më tutje si problem i pa zgjidhur edhe në mes të shqiptarëve, në mes të luftëtarëve ,dhe serbeve pastaj edhe në nivele ndërkombëtare. Do të dalë herë si emër i urryer dhe herë si emër i çmueshëm për të cilin duhet ngulur këmbë dhe të uzurpohet e pse jo edhe më vonë të privatizohet. Çka po ndodhë më ty Koshare?. Apo je një Kosh ,që i zure brenda të gjithë dhe nuk  dalin dot nga ti. Je tokë e nëmur për të huajt dhe tani nuk po i njeh as njerëzit tuaj?. Apo ndoshta edhe këta të fundit të trajtojnë si të huajt? E sjellja jote është në përputhshmëri dhe vjen si reagim apo përgjigje në veprim.  Pas lufte, lufta e Koshares po mohohej nga një pjesë njerëzish, sa të pa ditur aq të pa informuar dhe më shumë pa vizion që nuk dinin çka po bëjnë. Nuk ka ndodhë fare Koshare thonin.

Nuk ka pasur ndonjë luftë që vlen të diskutohet. Çka është Koshare? Nuk keni bërë nam. Kishte edhe të atillë që nënvlerësonin më batuta “Ta shtroj në qeramika atë që e çliroj Brigada e Koshares”. Por kjo stuhi u ndal jo nga ne por  nga serbet. Ata kishin nevojë para shtetit të tyre, para popullit të tyre të i arsyetojnë humbjet e veta. Luftën e Koshares e vlerësuan ndryshe. Ishte beteja e dytë për Kosovën. Lufta e shqiptarëve ishte e organizuar profesionalisht. Taktika , zjarri, manovra, sulmi , mbrojtja e tyre ishte në nivelin e NATOS. Fillimisht ata vlerësuan së kishin qenë vet oficeret e NATOS por më vonë vlerësimi i tyre pësojë një ndryshim. Nga oficer të NATOS në oficer të ushtruar nga NATO. Tani ndryshoj edhe vlerësimi i brendshëm për Luftën e Koshares. Ata që e mohonin, e pengonin, nuk e furnizonin. Ushtronin propagandë kundër sajë. Pengonin mobilizimin e ushtarëve për në Koshare. I trajtonin si të huaj ushtaret e saj etj, tani  e quajnë krijesë të tyre. Kur Koshare kishte suksese dhe përparonte në teren mallkohej nga serbet dhe nga kjo pjesë e mjerë e shqiptarëve. Ja çka shkruan në një letër të një ushtari serb i cili u vra në Koshare.

Po e shkruaj në shqip ashtu si e kam mbajtur mend.”E dashur! Jam në Koshare. Ky është një vend shumë i mërzitshëm dhe i rrezikshëm. Këtu mjegulla nuk din të hiqet. Ka, pa ndërprerë shi. Në Rrasë të Koshares boren do ta zërë Gushti. Para nesh janë shqiptaret që presin të na hedhen si ujqër të uritur. Këtë letër që po ta shkruaj ndoshta do ta pranosh pasi të më shohësh mua të vdekur ose nuk ka për të rënë në dorë kurrë” etj. Letra i përcillet familjes bashkë më kufomën e ushtarit të vrarë. Kosharen si problem që po del një luftë e suksesshme dhe që afër sajë betejat tjera do të dukën të vogla e trajtonin miopët tonë. Suksesi i luftës së Koshares është sukses kombëtar. Por kur po del e suksesshme dhe nuk mund të mohohet ndërron qëndrimi. Ndryshon strategjia për luftën në Koshare. Koshare ishte pjesë e projektit “Shigjeta” thonë përfituesit. Nuk pranohet së Lufta në Koshare ishte motiv për projektin e më vonshëm “Shigjeta” pasi që ky projekt ndodhi një muaj më vonë. Pse fëmijëve tonë duhet të u ofrojmë historinë tonë më të pa vërteta. Nuk kemi të drejt. Brezi jonë i ardhshëm duhet të i mësoj sukseset dhe pësimet tona ashtu si janë, që të kultivohen sukseset dhe të mos përsëritën gabimet më kurrë.                                                   

A Kishim përkrahjen e Shqipërisë?.                                                                                                                                          

Kjo përkrahje është një kapitull i veçantë që duhet të trajtohet në disa pjesë. Kishim ndihmë, kishim pengesa, kishim ndalesa (Të mos sulmojmë nga kufiri) e pengesa tjera.                                                                              

A ishim FARK apo UÇK. Këto dallime nuk  shiheshin në luftë por sa më shumë i largoheshe luftës në drejtim të Tiranës dallimet ishin të neveritshme. Kush fliste? nga dy anët njerëzit që nuk luftonin por përfitonin nga lufta. Simpatizantët e shkronjës “S” ata që nga të gjitha shkronjat KOSHARE kishin nxjerr vetëm këtë shkronjë. As njërës palë nuk i konvenonte qetësia madje në asnjë mënyrë dialogu i qetë. Sqarimi i gjerave më argumente. Të dy palët zgjodhën luftën pas lufte, më deklarata pompoze të vërteta, më gjysmë të vërteta deri edhe të pa vërteta rrëqethëse. Te pa vërtetat ishin për ecurinë por kryesisht për vrasjen e komandantëve Agim Ramadani, Sali Çekaj etj.                                                                          

FARK si nocion dhe institucion u sulmua pa ndërpre. Madje që edhe sot e kësaj dite miopet nuk janë çliruar nga mjegulla e tyre psikologjike. Mjegulla e tyre ideologjike, që ka kapluar  aftësinë e të vërejturit. As 20 vite pas çlirimit nuk janë të gatshëm të flasin lirshëm, për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës shkurt FARK. Por kërkojnë që të quhen Forca të Armatosura të Kosovës që i bie FAK. Pra janë apo nuk janë këta ideolog për Republikën e Kosovës.?  Lufta e Koshares ishte shembull unifikimi, të bashkëluftëtarëve. Një kësi shembulli tani i duhet parlamentit  të Kosovës. I duhet kësaj skene politike që ka humbur arsyen dhe  rrugën në oborr. Ku ka komb a shtet stabil pa unitet kombëtar?. Ne luftë kishim apelin e Heroit të Kosovës Sali Çekaj “Kur është interesi i Kosovës duhet të dalim nga vetvetja”. Një kësi shembull i  bashkëpunimit dhe sakrificës së përbashkët sot i duhet Kosovës po aq sa na u deshtë në luftë. Askush nuk pyeste nga je, në çfarë partie je, çfarë feje ke etj. Para ushtrisë serbe ishim njësoj. Luftonim bashkë për të njëjtin qellim. Flinim bashkë ushqeheshim bashkë dhe përballonim kushtet e luftës bashkë..

Një herë në gropa bore e pastaj në bunkerët që i ndërtuam së bashku. Mbroheshim nga helmet e luftës bashkë. Tani po thithim helmet tona prej më të rrezikshmeve. Nga këto helme nuk na mbron Amerika as Evropa duhet të mbrohemi vet dhe përsëri bashkë. Ushtaret në këtë luftë vinin nga viset e ndryshme, kishin besime të ndryshme fetare, ideologji të ndryshme por në luftë ishin vëllezër. Ky është bashkimi  dhe pajtimi në diversitete. Pas lufte luftëtarë e komandant të Koshares  janë  të shpërndarë në subjekte të ndryshme politike por Kombin , Kosovën dhe Kosharen edhe tani  e kanë bashkë. Ju dhimbset dhe nuk sakrifikojnë Kosovën e institucionet e saj për pushtet apo interesa të ulëta. Në Koshare që 20 vite vijnë për homazhe e nderim  personalitete të ndryshme politike dhe institucionale të Kosovës. Ditët e shqipes organizohen gjithmonë nën  patronatin e institucionit presidencë apo qeveri. Këtë e bëjmë për  të respektuar  institucionet,  për shtetin e Kosovës, nga së për këtë kishim në luftuar. Personalitetet tona që 20 vite premtojnë që kompleksi memorial i Koshares do të ndërtohet, por edhe këtë vit familjet nuk shohin përfundimin e ndërtimit të kompleksit Memorial në Koshare. Çka mund të quhet kjo përveç  jo  korrektësi. Nuk pushuan të thëna të vërteta, të pa vërteta të shara, fyerje për luftën dhe luftëtaret e Koshares. Disa eprorë të Koshares që pas lufte u sistemuan tani janë ndërruar nga vendet më përgjegjësi. Para tyre janë servilet e partive, kurse këta janë referentë të thjeshtë. Që nuk pyetën. Këto janë pasojat kur nuk e pranon servilizmin para eprorit.                                                                                                                                                                

A ka të bëjë kjo më kulturë kombëtare apo shtetërore?                                                                                                    

Kjo nuk është kulturë kombëtare dhe as shtetërore. Shikuar nga kjo prizëm lind pyetja, çka po kërkohet nga njerëzit që bënë luftën në Koshare. Të shndërrohet në një pjesë të” shigjetës” e cila lind si pjellë nga motivimi  i Betejës së Koshares. Të shndërrohet në një krijesë partiake më të cilën duhet të krenohet dikush nga pala tjetër ose të shërbej si dekor partiak i partive të pa afta për të kryer funksionin e tyre politik. Kredibilitetin e tyre politik të  humbur tani e kërkojnë në Kosharen e sakrifikuar gjatë dhe pas lufte. Lufta jonë ishte e përbashkët dhe bashkë do të qajmë,bashkë do të krenohemi. A shtroj kush këtë pyetje? Pse duhet të paguajnë familjet e dëshmorëve invalidët e luftës dhe veteranet taksën e qëndrimit të tyre të drejt dhe kombëtar?. Kjo po ndodh dhe për këtë ka shumë argumente.  A është kjo elita jonë e zgjedhur që përfaqëson interesin tonë?  A duhet përsëri të punojmë dhe luftojmë për të ndërruar këtë gjendje?.Kjo përsëri është një luftë. Ndryshojnë vetëm mjetet. Atëherë ishte për ta çliruar atdheun tani duhet të shpëtohet nga të korruptuarit, të pa përgjegjshmit, të pa ngopurit, servilet dhe të shiturit për një post, për një tender, për një favor të pa ligjshëm etj. Kjo nuk është e lehtë por jemi të sigurt në fitoren tonë. Kjo fitore është e sigurt. Të pa ndërgjegjshmit dhe të pa përgjegjshmit do të përgjigjën  para drejtësisë një ditë jo të largët. Në Kosovë më këta njerëz apo pa këta do të aplikohet filozofia e Restitucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat