Në vend të urimit, ndjej neveri për ty, President Thaçi! - Bota Sot
Në vend të urimit, ndjej neveri për ty, President Thaçi!

Opinione

Në vend të urimit, ndjej neveri për ty, President Thaçi!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 25 prill 2019 Në ora: 22:42
Hashim Thaçi

Ty që m'vodhe lirinë, m'vrave atdheun dhe mbyte t'ardhmën tonë:

Zoti bre t'vraftë!

Ata që t'uruan, e bënë dje President Thaçi, por disa prej tyre, më shtynë mua që sot të përcjellë urimin tim dhe të shumë shqiptarëve n'damarët e t'cilëve rrjedhë gjak i pastër shqiptari.

E di, "urimi" im për Ty President, është i pazakontë dhe i pazakonshëm, biles i jashtzakonshëm edhe për mua, moralin, integritetin dhe kulturën time, por edhe figura e juaj është unikale dhe ekskluzive të cilës i përgjigjet "urata" ime, dhe jo vetëm e imja!

Dje, paske nda shumë kohë të çmuar me uruesit, mbeshtetësit dhe ata të cilët t'bëjnë lajka, Ty President Thaçi, andaj të lutem, ndaj edhe me mua dhe ata sikur unë pak qaste dhe prano "urimin & uratën" time, ashtu siç unë e ndjej dhe Ti e meriton, President Thaçi!

T'paska uruar edhe një "LDK-ist - Rugovist" i "madh, z.Fetah Bakija nga Gjakova e Astrit Haraqisë, i cili err & terr punon për "t'mirën" e LDK-së dhe Kosovës, sikur edhe Ti vet, President Thaçi!

M'befasoj Hashim Deshishku, sinqerisht...!

President Thaçi!

Mos i merr shumë seriozishtë urimet e mijërave qytetarëve për Ditëlindje, ngase ato janë më mijëra, derisa urimet sikur ky i imi janë me miliona, zatën merri me shumë sportivitet dhe rutinë të cilen dijnë vetëm shqiptarët të improvizojnë për njerëz mbi Ligjin dhe kapës-shteti siç je Ti & Co !

Perjashto urimet familjare, gjithë tjerat janë hipokrizi dhe urime të cilat kanë mbrapa, njerëz interesi, klientelë dhe grupe & grupime mafio-kriminale që shitë-blehën lirë: për pesë pare !

Ata që t'ndjekin e t'pasojnë, kanë tru peshku, tru peshku-aquariumi, i cili produkt ka marrëzinë dhe injorancën totale, por që dijnë edhe të braktisin n'momentin e parë kur del n'skenë një injorant tjetër sikur Ti, ose edhe ma yst se Ti, President...!

Ti e di se është kështu, edhe pse ende s'ka ardhë ajo ditë.

E pse "urimi" im, dallon nga urimet e mijërave shqiptarëve, përfshi edhe atë të Fetah Bakisë & Co, por është edhe Urim i milionave shqiptarë anë e kënd botës ?

Kur shoh se kush të solli, si u ngjite dhe kë përfaqëson, urimi im për Ty President, me duket tepër i butë dhe modest, pra Ti meriton shumë ma shumë se kaq.

Ti, njëmend meriton urimet e puthadorëve, sahan-lëpirësve dhe servilëve; t'pa cipë, sedër & moral, ngase vet i till je, pra s'je ndryshe.

- Erdhe nga qarqe dhe struktura të dyshimta, kriminale dhe anti-shqiptare,

- U ngjite n'maja t'piramidës shtetërore deri n'kapjen totale të shtetit, pikërishtë me ndihmën dhe suportin e t'njëjtave qarqe e struktura, 

- Bëre dhe bënë, sot e gjithë ditën, argatin dreqit, pra je n'sherbim të armikut dhe kundër kauzës sonë shqiptare për Liri & Atdhe.

Për armiqët tanë je hero i vertetë, derisa për Kosovën dhe shqiptarët, je kriminel & anti-shqiptarë.

Në historinë tonë nacionale, nuk gjejë figurë ma t'dëmshme, ma të urryerë, por edhe ma të përshtatshëm për armiqët tanë shekullor, andaj je unikal dhe i paperseritshëm...!

Kurr soji yt mos u shtoftë & gëzoft, President Thaçi!

Shqiptarët mbetëshin pa Ty dhe sojin tënd-sorrollat !

Ky është urimi i milionave, të cilin unë percjellë e përfaqësoj, President.

Andaj, i'a percjellni "urimin" Presidentit, edhe pse me një ditë vonesë, Ay e meriton...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...