Jakup, unë kaherë ja kam shkel

Opinione

Jakup, unë kaherë ja kam shkel

Nga: Kasim Qafleshi Më: 26 prill 2019 Në ora: 06:17
Jakup Krasniqi

Valla Jakup e di se  nuk të pëlqen,ama unë moti ja kam shkel.

A jeni bre ju normal të punësoni familjar edhe të thuani ‘’nuk lëshohet vendi’’

Pa më thuaj ti Jakup,sa të punësuar ke në institucionet vendore.Si po ta merr mendja ta thuash këtë thënie.Është e vërtetë se Baci nuk e ka lëshuar një pëllëmbë toke,por sikur ta dinte ai se do të vinte në këtë terexhe sigurisht se edhe juve ua kishte drejtuar grykën e automatikut mu në fyt.

Qysh në kohën kur ti ke rënë e viktimë e Hashimit,qysh atëherë unë ia kam shkel,sepse e kam ditur se këtu do të vie fundi.

Punësohen njerëzit tuaj dhe familjarët tuaj dhe ti thua mos ia shkelni.Jakup,po të them një gjë: sikur të isha në vendin e kësaj rinie që sot po braktisin vendin,pa një pa dy ia kisha shkel,dhe i kisha lënë militantët tuaj të votonin vetëm për ju.

Jakup,po ta kujtoj një gjë.Në kohën kur ti ishe kryeparlamentar dhe në ditën kur i është ndërruar emri aeroportit të Prishtinës ( 28.11.2010) duke u pagëzuar ‘’ADEM JASHARI’’ pikërisht po atë ditë unë ia kam shkel,kurse ti dhe  ata burazelat tu që dikur ishe me ta, u zgërdhinin duke ngritur ballin drejtë kamerave thuaj ti se ku me ditë çfarë kanë bërë.Jakup,nëse ke qënë pjesë e luftës,sadopak të gjithë kemi qënë pjesë e saj,dhe nuk bënë sot  ta ngritesh ballin dhe të njihesh kinse hero.Jo more burrë,heronjtë sot po hanë dhe,kurse ti e ngordhë kravatën në emër të tyre.Lehtë është nga ajo fotele të llomotitësh,por realiteti është ndryshe.

Jakup,ti e di shumë se sa të rinjë janë të kualifikuar në drejtime të ndryshme,por sot ata punojnë,kamarier,magazinier e që besa edhe punëtor krahu,kurse familjarët tuaj janë rehatuar nëpër institucione të ndryshme.

Kjo rini që sot po ia ‘’ shkel ‘’ nuk janë viktimë e BACIT,por janë viktimë e ndërhyrjeve tuaja duke punësuar familjarët tuaj.

Jakup,baci ka thënë të punojmë për shtetndërtim,e jo të punësohen familjarë tuaj.Të propozoj që situatën ta vështron i nga një kënd tjetër,e jo bash nga ky kënd.

KASIM QAFLESHI

Linz AUSTRI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat